Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Ka lindur në Perlat Epër të rrethit Mirditës, me 9 Qershor 1950, në një familje me tradita patriotike. Babai ishte pjesëmarrës  në luftën nacional çlirimtare dhe pas çlirimit punoi si oficer dhe nëpunës i administratës shtetërore. Mësimet e para, Gjoni  i mori në shkollën fillore të fshatit, për t’i vazhduar ato më tej   në shkollën shtatëvjeçare dhe të mesme në Rrëshen, të cilat i ka përfunduar me rezultatet shumë të mira. Në vitin 1968 pranohet në fakultetin e ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, në degën ekonomist kontabël, të cilën e përfundoi me rezultatet të mira.

Pas mbarimit të studimeve universitare ka kryer kualifikime pasuniversitare në Universitetin e Administrimit të Ndërmarrjeve në Poittiers Francë (1968), në Ministrinë e Financave të Holandës (2005) dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës inxhinieria ndërtimi (2010) .

Zotëron  gjuhën ruse dhe angleze.


Profili i përgjithshëm profesional

Profili profesional dhe karriera e tij shënojnë nivele të tilla si; drejtues i njësive të auditimit , të financës dhe ndërmarrjeve ekonomike (1972-2000), Anëtar i Trupës së Nivelit Lartë Drejtues (TND) në Administratën Publike Shqiptare   në pozicionet Drejtor i Përgjithshëm i Auditimit në Ministrinë e Financave (2000-2005) Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes (2013-2015). Këshilltar i Ministrit të Mbrotjes (2015-2017), Këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë(2019-2020), ekspert i jashtëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit (2011-2013 dhe 2018-2019), Anëtar i Komitetit të Pranimit në Departamentin e Administratës Publike(2016-2018), anëtar i bordit të revistës shkencore Auditimi Publik (2012-2013) Anëtar i bordit të kompanisë  Insig.sha (2000-2004). Lektor i lëndës Kosto Drejtim në Albania University (2010-2013) dhe Hyrje në Auditim në, Tirana Busines University (2010). Ekspert i çertifikuar nga ITAP (Instituti i Trainimit të Administratës Publike)  në fushën e auditimit , të mbikëqyrjes, prokurimeve publike, hetimit administrativ dhe korrupsionit, vlerësimit të pasurive të paluajtshme  dhe konfliktin e interesave.

Trajnues i trajnerëve, hartues dhe drejtues programesh trajnimi në lidhje me auditimin, kontrollin e brendshëm dhe institucionet e mbikëqyrjes. Ekspert i nivelit të lartë (senior) i angazhuar në projekte të financuara nga Bashkimi Europian, USAID (Qeveria amerikane), Këshilli i Europës, Fondacioni Soros, etj., të implementuar brenda e jashtë e Shqipërisë si; Rule of Law project in Albania, Financed by USAID (2007-2010), “Support to the Process of the Public Administration Reform by Improving Public Finance Management and Accountability in Kosovo”, Financed by European Commission (January-February 2015); Strengthening Local Government Structures and Cooperation of Local Elected Representatives in Albania, Financed by Council of Europe (May-October 2016).

Referues në kongrese e konferenca shkencore ndërkombëtare e vendore.  Autor  i publikimit të manualeve mbi menaxhimin, auditimin, kontrollin e brendshëm, financat publike, hetimin administrativ të korrupsionit dhe konfliktin e interesave. Publicist, autor i publikimit të qindra artikujve me karakter shkencor,  metodologjik dhe problemor, në  medien e shkruar dhe elektronike. Njëzet   tituj  librash me karakter shkencor dhe profesional, mbajnë emrin e tij si autor dhe bashkautor. Hartues   projektesh për kontrollin e brendshëm financiar publik dhe auditimin, drejtues i palës shqiptare për implementimin e tyre. Hartues  projekt ligjesh, konsulent  biznesi. Themelues i sistemit të kontrollit brendshëm ne Shqipëri[1].

EKSPERIENCA PROFESIONALE ,KARRIERA

1.01.2016-31.12.2017 Supervizor ne Kryqin e Kuq Shqiptar (Part time)
1.01.2020-15.07.2020

Ekspert i Jashtëm ne Kontrollin e Larte te Shtetit

19.12.2018-31.12.2019

Këshilltar i Kryetarit te Këshillit te Larte te Prokurorisë

1.09.2017-19.12.2018

Ekspert i Jashtëm ne Kontrollin e Larte te Shtetit

1.10.2013-30.08.2017 Drejtor i Përgjithshëm  & Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes
1.04.2012-30.06.2013 Pedagog i jashtëm i lëndës “Hyrje në auditim”në Tirana Bussines University
1.04.2012-30.09.2013    Ekspert  i Jashtëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit
1.05.2012-31.10.2012 Ekspert në projektin “Monitorimi i strategjisë së luftës kundër korrupsionit dhe qeverisjes transparente” Fondacioni “SOROS”
1.03.2011   31.03.2012 Pedagog i jashtëm (lektor) i lëndës: “Kontabilitet i kosto drejtim” & “Auditim” në  Albanian University  
16.07.2010 Profesion të lirë “Ekspert i vlerësimit të pasurive paluajtshme”
1.11.2007-15.07.2010 Programi i USAID “Për shtetin ligjor në Shqipëri”, Ekspert i auditimit dhe mbikëqyrjes
2006-2007 Konsulent biznesi- supervizor –Veve Group Albania
2000-2005 Drejtori i Përgjithshëm i Auditimit Brendshëm, Ministria e Financave
2004-2005 Drejtues i palës shqiptare të projektit CARDS për “Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik”    (2.3 milion Euro)
1996-2000 Kryeinspektor dhe drejtor i departamentit të auditit në INSIG.sh.a
1994 –1996 Inspektor kontrolli në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës.
1992 –1994 Drejtor i departamentit Financës në Kombinatin e tekstileve Tiranë
1991 – 1992 Drejtor i Degës së Bankës Kursimeve  - Rrëshen
1990 – 1991 Shef i Seksionit të Financës në Komitetin Ekzekutiv- Mirditë.
1989 – 1990 Drejtor i Parkut të Mallrave  – Rrëshen.
1988 – 1989 Shef i seksionit të kontrollit në Komitetin Ekzekutiv- Mirditë.
1984 –1987 Shef i seksionit Financës në Komitetin Ekzekutiv, Mirdita.
1980-1984 Kryetar i degës së Financës në  N.P.D. Rrëshen.
1976 –1980 Inspektor i kontrollit në Komitetin ekzekutiv Mirditë.
1972 -1975 Kryetar i Degës se Planit në Minierën e Spaçit

BOTIME, PUBLIKIME

Referate e kumtesa ,në kongrese e konferenca  shkencore.

  1. “Roli i shërbimeve të auditimit në reduktimin e mashtrimit dhe të korrupsionit”: Kumtesë, Konferenca shkencore ndërkombëtare me temë: “Albania and the crisis: what next ? Revisiting the growth model”, organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë 15-16 Dhjetor 2012
  2. “Auditimi i brendshëm dhe auditimi i jashtëm- Fuqia komplementare” Konferenca e 17  plenare IACOP  PEMPAL, 18-20 Qershor 2012,  Budapest  Hungari.
  3. “Bujqësia si prioritet në kushtet shoqërisë së hapur, informacionit dhe teknologjisë” Kumtesë (bashke autor), Konferenca shkencore e organizuar nga Akademia e Shkencave e RSH, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Gazeta Shqip,  me temë : “Drejt një modeli të ri ekonomik të zhvillimit të Shqipërisë” Tiranë, 6 Tetor 2010.
  4. “Ç’farë është dhe përse duhet kontrolli i brendshëm” Kumtesë  mbajtur në konferencën e tetë ndërkombëtare me temë: “Biznesi dhe punësimi”. Prishtinë Tetor 2009.
  5. “Auditimi i brendshëm publik në rrugën drejt modernizimit”,Referat mbajtur në kongresin e parë të kontabilistëve shqiptarë,  Tiranë  10-11  Shkurt 2005.
Artikuj në revista shkencore 
  1. Revista shkencore “Auditimi publik” Nr.5 viti 2013 “Si të shkruajmë një raport auditimi”
  2. Revista shkencore “Auditimi publik”, Organ i Kontrollit të Lartë të shtetit. Nr.3 viti 2012. Mashtrimi dhe korruspioni:Roli i shërbimeve të auditimit për reduktimin e tyre
  3. Revista shkencore “Auditimi publik” Nr.2 viti 2012 Vlerësimi i burimeve njerëzore të KLSH-se.
  4. Revista shkencore “Auditimi publik” Nr.1 viti 2012Mbivendosja e auditimit është kosto shtesë.
  5. “Revista shkencore shqiptare social ekonomike” Nr.1(70)2012 “Percaktimi i kostos ekonomike të erozionit të tokës” – bashkëautor
  6. Revista  Monitor No.15(169) –Prill 20 2005. “Qeverisja e mirë një proces që duhet adoptuar”  .
  7. “Revista Monitor Nr23(279) 13 Qershor 2007“Pesha e vendimmarrjes
  8. Revista Monitor Nr.24 (280) 20 Qershor 2007 “Klienti është mbret-Rroftë mbreti”
  9. Revista Monitor Nr.26 (282) 4 Korrik 2007 “Aktorët kyç të korporatës”
  10. Revista Monitor Nr.28 (284) 18 Korrik 2007 “Fuqia e burimeve njerëzore”
Libra, Manuale,
  1. "Jam këtu...!" Permbledhje publicistike 500 faqe Tiranë 2021
  2. Monografi “Një jetë ne dy shekuj”-Kujtime 465 faqe, Tirane 2019
  3. Veprat penale dhe referimi i tyre ne prokurori. Udherrefyes per audituesit e KLSH-se,90 faqe, Tirane 2020
  4. “Mashtrimi, korrupsioni dhe auditimi” 235 faqe
  5. “Raportimi i auditimit” Guidë për menaxherët dhe audituesit, 65 faqe. (Botim i KLSH)
  6. “Korrupsioni: Një udhëzues për rolin dhe përgjegjësitë e kontabilistëve dhe ekspertëve kontabël”. Financuar nga projekti i KE kundër korrupsionit në Shqipëri (PACA) Korrik 2011
  7. Manual shpjegues dhe trainimi mbi parandalimin e konfliktit të interesave Tirane 2006, 105 faqe Bashkautor
  8. Manual shpjegues dhe trajnimi mbi parandalimin e konfliktit të interesave në Qeverisjen vendore. Tirane 2009, 120 faqe, Bashkautor
  9. Manual shpjegues dhe trajnimi mbi parandalimin e konfliktit të interesave në prokurimin publik. Tiranë 2009, 112 faqe, Bashkautor
  10. “Hetimi administrativ i veprave penale të  korrupsionit”–Manual Tiranë, 2010, 150 faqe autor, Financuar nga USAID
  11. “Sistemi i kontrollit brendshëm” - Manual për menaxherët   Tiranë, 2009, bashkautor financuar nga USAID
  12. “Fjalori i Auditimit  Anglisht -Shqip”, Tirana 2006 -237 faqe
  13. “Për vete dhe për Ju” Përmbledhje artikujsh publicistikë Tiranë 2007 -250 faqe
  14. “Standardet e auditimit Brendshëm dhe kuadri i praktikave profesionale ” – Përshtatje në shqip   Qershor-2005, 200 faqe.- bashkautor.
  15. Letër Politikat  “Për kontrollin e brendshëm në sektorin publik” Tirane 2004. Autor. Miratuar me VKM
  16. “Kodi etik i auditëve të brendshëm”; Tiranë 2004 .Miratuar me VKM Nr.345 datë 1.06.2004
  17. “Karta e Auditimit Brendshëm” Tiranë  2004, Miratuar me VKM Nr.345 datë 1.06.2004
  18. “Auditimi brendshëm publik”; Manual, Tiranë 2004. 492 faqe Miratuar me VKM Nr.345 datë 1.06.2004
  19. “Kontrolli i brendshëm Uaaa!?” Monografi. Tiranë 2003.  238 faqe.
  20. “Auditimi i brendshëm”, (Karta ; Rregullat baze ; njëqind këshilla ;) Tirane-2003. 250 fq
  21. Udhërrëfyes  “Për auditët e brendshëm të sektorit publik”, Tiranë 2002, 262 faqe.
Projekt ligje. 
  1. Bashkë autor (drejtues) i projekt ligjit  “Mbi auditimin e brendshëm në sektorin publik”
  2. Bashkë autor (drejtues) i projekt ligjit për“Për deklarimin e pasurive  të zyrtareve publikë
  3. ” Projekt ligj. Për përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë”
Artikuj problemorë e publicistikë (disa) 
  1. Gazeta “Korrieri” 29.11.2002.“Auditimi është funksion i menaxhimit jo i pushtetit”, 
  2. Gazeta Shekulli, 15.07.2003 “Poterja e amnistisë fiskale”
  3. Gazeta Korrieri  6.09.2003. “Banka qendrore dhe politika monetare ose një ftese për ndryshim”.
  4. “Marrëdhënia midis auditimit te brendshëm dhe auditimit te jashtëm” –  Prezantim ne një trajnim te organizuar nga NAO  – United Kingdom.
  5. Gazeta Ekonomia  – Dhjetor 28 2005.“Ligji i Auditimit te brendshëm Ç’fare duhet ndryshuar?” –
  6. Gazeta Express  , Dhjetor 2005 “Lufta kundër (konfliktit te ) interesave” 
  7. Gazeta Ekonomia    13 Janar, 2006.“Auditimi i vetëm informacion i vetëm – 
  8. Gazeta Ekonomia     25 Janar, 2006.“Përdorimi i auditimit ,fundi i auditimit”,
  9. Gazeta Korrieri 15.12.2004 “Konflikti i interesave, si mund te menaxhohet” ?
  10. Gazeta Ekonomia date 1 shtator 2006 “Ne një shtet ku nuk ka kontrollin financa mos prit përparim”; Rreth librit Bibliografia e auditimit”,
  11. Gazeta Korrieri date 15.09.2006 “Shqipëria një euro! Pse një, Po sa ,Po si”?
  12. Gazeta Shqip. 21.10.2009 “Korrupsioni:Koncepte dhe terminologji”
  13. Gazeta Shqip 28.11.2008 “Përgjegjësia materiale dhe përgjegjshmëria publike”,
  14. Gazeta Shqip 30  Shtator 2009 “Mashtrimi,korrupsioni, menaxhimi dhe auditimi”
  15. Gazeta Ekonomia 13 Shkurt 2010 “Kush i kontrollon kontrollorët”
  16. Gazeta “ Shqip ” date 2 Prill 2010 “Modeli i ri ekonomik: Bujqësia.”
  17. Gazeta “Ekonomia”, 20 Maj dhe “Shqip” 21 Maj 2010 “Inspektimi: Sa i bën nder auditimit”- 
  18. Gazeta Shqip date 23.06.2010 “Projeksione mbi kontrollin”dhe zhvillimet e pritshme,
  19. Gazeta Ekonomia date 13.11.2010 “Transparenca e partive politike: Një projekt i mundshëm”
  20. Gazeta MAPO 26.04.2011 “Zgjedhjet: As te drejta , as të lira, as të ndershme”
  21. Gazeta TEMA 20.05.2011 “Si do te zgjidhet kryetari i ri i KLSH-se”
  22. Gazeta Shqip 14.06.2011 “Une e dua Kontrollin e Larte te Shtetit”
  23. Gazeta Shqip 5.07.2011 “Tre kostot e Piramidës”
  24. Gazeta Shqip 18.07.2011 “Shiptarë ! A ndjeni ?” 
  25. Gazeta Tema date 17.06.2011 “Kontrolli i Larte i Shtetit dhe nevoja për reformim”
  26. Gazeta “Tema” 23.09.20011 “Zulu do te shkruhem”
  27. Gazeta Tema 5.10.2011 “Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe sfidat e performancës së tij”.
  28. Gazeta Ekonomia datë 22.05.2013 “Auditimi i brendshëm: Një hap përpara dy hapa prapa”.
  29. Gazeta Shqip datë 10.09.2013 “Ligji i nëpunësit civil: Te shtyhet apo te ndryshohet ?”
  30. Gazeta MAPO date 12.09.2013 “Si grabiten qytetaret me ane te ligjit ?”
  31. Gazeta Shqip date 1.10.2013 “Fuqia e parasë në politikë duhet ndalur!”
  32. Gazeta Tema 14.11.2016 “Me pare në dorë”
  33. Gazeta Tema datë 6.12.2016 “Partneriteti publik privat. Avantazhe dhe rreziqe”
  34. Gazeta Tema 23.12.2016 “Paratë e shqiptarëve. Si t’i lexojmë statistikat”.
  35. Gazeta Tema 18.01.2017 “Ndjenja e komunitetit duhet ripërtërirë”.
  36. Gazeta Tema 5.02.2017 “Përgjojcat,vajtojcat dhe gjëmëtarët”.
  37. Gazeta Tema 16.03.2017 “Sikur të isha ...Kryeministër!”
  38. Gazeta Tema 10.07.2017 “Kostot e burokracisë në eksperiencën time”.
  39. Gazeta Tema 19.09.2017 “ Grabitqarët!”
  40. Gazeta Tema 1.10.2017“Që bashkëqeverisja të mos mbetet një slogan”.
  41. Gazeta Tema 4.10.2017 “Taksimi i ndërtesave. As i drejtë dhe as i ndershëm”.
  42. Gazeta Tema 12.10.2017 “Unë do të isha me opozitën por...”
  43. Gazeta Tema 24.10.2017 “Ujë, ujë...”
  44. Gazeta Tema 12.11.2017 “Përmbytjet,qeveria dhe shoqëritë e sigurimeve”
  45. Gazeta Tema 8.12.2017 "Mbulimi i katastrofave: Nga sigurimet apo nga buxheti"
  46. Gazeta Tema 17.12.2017" Rekomandimet e auditimit perballe menaxhimit"
  47. Gazeta Tema 8.02.2018 "Drite hijet e TVSH-se se bizneit te vogel"
  48. Gazeta Tema 7.06.2018 "Ky qeni pameshirshem..."
  49. Gazeta Tema 15.08.2018 "Neper Pogradec!"
  50. Gazeta Tema 18.08.2018 "Kur po shkruhej deklarimi i pasurise"-Jo vetem kujtime
  51. Gazeta Tema 11.12.2018 "Studenet dhe une"
  52. Gazeta Tema 13.12.2018 "Si mushka ! "
  53. Gazeta Tema 24.09.2019 "Faleminderit per sigurimin.Une nuk do te pres qeverine....!"
  54. Gazeta Tema 13.11.2019 "Nje propozim per unazen"
  55. Gazeta Tema 12.04.2020 "Per partizanet e tesitimit(depistimit) masiv te Covid-19, pak aritmetike"
  56. Gazeta Tema 1.05.2020 "Covid 19 Shqiperia versus te tjeret"
  57. Gazeta Tema 11.06.2020 "Refreni i pergjegjesise materiale dhe konturet e nje ligji te munguar"
  58. Gazeta Tema 1.11.2020 "Komercializimi i festavedhe viktimat e tyre"
  59. Gazeta Tema 5.02.2021 "Kardiokirurgu Edvin Prifti: Viktime e dhuratave apo e korrupsionit" ?
  60. Gazerta Tema 10.02.2021 "Rritja e pagaver si shkaterrim i sitemit"
  61. Gazeta Tema 19.04.2021 "Auditimi i qeverisjes vendore; nga KLSH apo audituesit ligjore"
  62. Gazeta Shqiptare 5.10.2021 "Harta e re gjyqesore dhe drejtesia e munguar"
  63. Gazeta Shqiptarja.com 28.11.2021 "Reforma territoriale: Nje ushtrim i veshtire..."

[1] Robert De Koning PIFC Public Internal Financial Control “A European Commission initiative to build new structure of public internal control in applicant and third-party countries”, Belgium January 2007 , page 181