Gjuha dhe mendimi
Koncepti i gjuhës dhe i mendimit lidhet ngushtë me disiplinat e gjuhës. Roli i gjuhës[1] në jetën tonë është i madh dhe familjariteti që kemi me të merret si i mirëqenë. Efektet e gjuhës janë të mrekullueshme dhe përfshijnë një pjesë të mirë të asaj që e dallon njeriun nga kafsha. Historia e mendimit gjuhësor i ka fillimet e saj që nga indianët, grekët, romakët etj.
Historia e mendimit gjuhësor
RedaktoIndia e lashtë
RedaktoIndia e lashtë është nga vatrat më të vjetra, ku janë përpunuar çështjet e mendimit gjuhësor. Në Indi, shtysa e parë për zhvillimin e gjuhësisë erdhi nga nevoja për të ruajtur tekstet fetare të përcjella gojarisht rreth 1200-1000 p.e.r. dhe quheshin Veda. Interesi që zgjoi njohja e strukturave gramatikore tek indianët qe një nxitje e madhe për vazhdimin e gjuhësisë si shkencë.
Grekët
RedaktoGrekët ndikuan shumë në gjuhë dhe krijuan një skelet që u mbush nga gjuhëtarët e mëvonshëm. Në zhvillimin e mendimit gjuhësor grek dallohen dy etapa: etapa filozofike dhe gramatikore. Etapa e dytë është e rëndësishme, sepse dijetarët e ndanë gjuhësinë si një degë më vete dhe u morën më tepër me morfologjinë dhe fonetikën. Në gramatikë, ata përcaktuan pjesët e ligjëratës. Ky kontribut ishte vendimtar për autorët romakë që i përshtatën arritjet e grekëve me sistemin e gjuhës së tyre.
Romakët
RedaktoRomakët i përkthyen dhe i përshtatën konceptet themelore për gjuhën të zbuluara nga grekët, duke shtuar disa fakte që i diktuan në latinishte, pasi ndryshonin nga greqishtja e vjetër[2]. Varroni (116-27 p.e.r.), në veprën “De lingua latina” prej 25 vëllimesh nga të cilat ekzistojnë vetëm librat V-X, i kushtoi një rëndësi të madhe morfologjisë dhe ndarjes së pjesëve të fjalisë ku u mbështet në format e ndryshme që marrin fjalët.
Mesjeta
RedaktoPeriudha e Mesjetës ka një rëndësi të madhe për vetë përkufizimin e gramatikës. “Gramatika është shkenca e gjuhës dhe fusha studimore e saj është fjalia me ndryshimet e saj.” Ky pëkufizim është edhe koncepti i gjuhësisë moderne.
Rilindja
RedaktoVendi i Rilindjes ishte Italia, me përfaqësues të mëdhenj si Aligieri, Da Vinçi, etj. Kjo lëvizje u përhap në të gjithë Evropën. Kjo periudhë zgjoi interesin në të cilën filloi hartimi dhe botimi i një numri të madh gramatikash, një traditë e gjatë që vazhdon të jetë e gjallë edhe sot.
Gramatikanët e rinj
RedaktoShkolla e Gramatikanëve të rinj është shkolla më e madhe gjuhësore e lindur në vitet 1870 të shek.XIX në Leipcig të Gjermanisë. Kjo shkollë lindi si reaksion ndaj rrymave teorike që morën hov në shekullin XIX. Ajo u quajt e tillë, sepse vetë ata pohonin se: ‘nuk merremi me teori gjuhe, por merremi me gramatikë, me gramatikën e çdo gjuhe’. Emrat më të njohur të kësaj shkolle ishin: K. Brugman, H. Paul, F. de Sosyr etj.
Referime
Redakto- ^ Robins, Robert H. (1997). A short history of linguistics.
- ^ Gosturani, Xheladin (1999). Histori e mendimit gjuhësor.