Gjuha silesiane, (silesianisht: ślůnsko godka, ślůnski, gjithashtu pů našymu), është gjuhë që flitet në Silesinë e Epërme, regjion në Poloni, gjithashtu në Republikën Çeke dhe në Gjermani. Në vitin 2011 rreth 509 000[1] njerëz shpallën gjuhën silesiane si gjuhë të tyre amtare, por numri i folësve të kësaj gjuhe arrin në 1 250 000 folës.

Silesianishtja është ngushtë e lidhur me gjuhën polake për atë edhe nga disa linguistë llogaritet dialekt i polonishtes.

Alfabeti Redakto

Gjuha silesiane nuk ka alfabet autokton, por folësit e kësaj gjuhe tingujt i shkruajnë me shkronja të polonishtes. Në vitin 2006 u zbulua alfabeti i ri silesian bazuar në shkrimet silesiane (nga 10 shkrime). Ky alfabet gjerësisht përdoret në internet si dhe në Wikipedinë silesiane.

Shkronjat e alfabetit silesian
Aa Bb Cc Ćć Čč Dd Ee Ff Gg Hh Ii Jj Kk Ll Mm Nn Ńń Oo Pp Rr Řř Ss Śś Šš Tt Uu Ůů Ww Yy Zz Źź Žž
Diftongjet
Ch Dz Dź Dž.

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto