Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
(Përcjellë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë)
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është një gjykatë e vetme për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ajo ka në strukturën organizative ka 16 gjyqtarë dhe 20 sekretarë gjyqësor, dhe gjykon çështjet me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë (me përjashtim të rasteve kur në ligj parashikohet ndryshe).
Gjykata e Posaçme gjykon veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër:
- Presidentit të Republikës,
- Kryetarit të Kuvendit,
- Kryeministrit,
- anëtarit të Këshillit të Ministrave,
- gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë,
- Prokurorit të Përgjithshëm,
- Inspektorit të Lartë të Drejtësisë,
- Kryetarit të Bashkisë,
- deputetit,
- zëvendësministrit,
- anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe
- ish-funksionarët e sipërpërmendur.
Shih edhe
Redakto- Reforma në Drejtësi në Shqipëri
- SPAK