Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shkurt SPAK, është një organ i pavarur gjyqësor i ngarkuar me hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisë dhe shoqërisë në Shqipëri.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit | |
---|---|
Shkurtesa | SPAK |
Pasqyrë e agjencisë | |
Formuar | 25 Nëntor, 2019 |
Struktura operative | |
Selia | Tiranë, Shqipëri |
Ekzekutiv i agjencisë |
|
Website | |
spak |
Struktura
RedaktoSPAK-u përbëhet nga dy njësi. [1]
BKH
RedaktoByroja Kombëtare e Hetimit (BKH) është një njësi e specializuar e policisë gjyqësore e cila heton veprat penale që janë në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, në përputhje me dispozitat e nënvizuara në Kodin e Procedurës Penale. BKH përbëhet nga titullari (drejtori), hetuesit dhe shërbimet e ofruara nga Policia Gjyqësore të cilat janë nën mbikëqyrjen e kontrolluar të Prokurorisë së Posaçme. [2]
PPKKO
RedaktoProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (PPKKO ose Prokuria e Posaçme) ndjek dhe përfaqëson prokurorinë në emër të shtetit pranë Gjykatave Speciale. Merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale dhe kryen detyra të tjera të caktuara me ligj. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Hetime
Redakto- Afera e inceneratorëve
- Ish-ministri Lefter Koka
- Ish-deputeti Alqi Bllako
- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hetohet për korrupsion
- Ish-presidenti Ilir Meta hetohet për korrupsion dhe lobim[3]
- Tragjedia e Gërdecit: ndër tjerash hetohet ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërdorim detyre[4]
- Privatizimi i kompleksit "Partizani", ndër tjerash hetohen familjarë të ish-kryeministrit Sali Berisha[4]
- Arrestimi i dhëndrrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi
- Masa e sigurisë "detyrim paraqitjeje" për Sali Berishën
- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka për tjetërsimin e pronave të ushtrisë në Sarandë e Shëngjin[5]
Gjykatat e Posaçme
RedaktoShkalla e Parë
RedaktoGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është pasardhëse e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ajo përbëhet nga 18 gjyqtarë, nga të cilët 5 janë të përhershëm dhe 13 të përkohshëm. Ajo gjykon të gjitha rastet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme. [6]
Shkalla e Dytë / Apeli
RedaktoGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është instanca e apelimit të çështjeve nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Shiko më shumë
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Ligji Nr.95/2016" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2019. Marrë më 30 mars 2022.
- ^ Njihuni me reformën në drejtësi
- ^ "SPAK nis hetimet për Ilir Metën".
- ^ a b "Kreu i SPAK, Kraja: Po hetohet tragjedia e Gërdecit dhe privatizimi i kompleksit "Partizani"".
- ^ "Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka paraqitet në SPAK".
- ^ "Ja kush janë trupat gjyqësorë". Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 30 mars 2022.