Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (PPKKO) është një nga dy njësitë përbërëse të SPAK-ut. Ajo ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit shqiptar para Gjykatave të posaçme (Shkalla e Parë dhe Apeli), merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm që kanë kaluar vetingun, e të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Lidhje të jashtme
RedaktoFaqja zyrtare e Prokurorisë së Posaçme Arkivuar 16 maj 2022 tek Wayback Machine