Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) është njësia hetimore e SPAK-ut, e cila heton zyrtarë të lartë për korrupsion dhe bosët e krimit të organizuar. BKH është ngritur sipas modelit të FBI-së amerikane.

Historia Redakto

Sipas ligjit, 60 hetuesit e BKH-së do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinjë, nën mbikëqyrjen e një komisioni ndërkombëtar.

BKH-ja ka nisur punën zyrtarisht në muajin shtator të vitit 2021 me fillimin e detyrave të 28 hetuesve të parë. Grupi i dytë prej 32 hetuesish pritet të marrin detyrën më korrik 2022, pas fazës së përzgjedhjes dhe trajnimit në ShBA dhe Itali.

Funksionimi Redakto

Puna zhvillohet në ekipe të hetuesve, të cilët drejtohen nga drejtori. Drejtori i BKH-së zgjidhet nga kryeprokuroi dhe prokurorët e SPAK-ut. Llogaritë bankare dhe telefonat e hetuesve monitorohen në vazhdimësi për të siguruar integritetin e tyre.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto