Gjystina Cacaj Shushka (1938, Tuz) është një studiuesee dhe profesoreshë universitare nga Mali i Zi. Ajo është e njohur për kontributin e saj në fushën e studimeve të historisë së letërsisë shqiptare.[1]

Biografia

Redakto

Gjystina Cacaj ka lindur në qytezën e Tuzit, në Mal të Zi, më 1938. Pas përfundimit të arsimit fillor në vendlindje vazhdoi arsimin e mesëm në Shkollën Normale të Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve për gjuhën angeze në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ajo u angazhua në arsim fillimisht në shkollën e fshatit Vuksanlekaj të Tuzit e pastaj në shkollën "Emin Duraku" në Prishtinë. Njëkohësishtë vazhdoi edhe studimet e shkallës së dytë në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1980, Gjystina Cacaj Shushka u pranua si lektore për gjuhën e sotme shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Beogradit, ku punoi për 18 vjet. Ajo gjithashtu ka qëndruar në Kinë për një vit shkollor (1984/85) si eksperte e gjuhës shqipe. Në karrierën e saj akademike ka mbrojtur edhe tezën e disertacionit të doktoraturës, në Universitetin e Tiranës në vitin 1994.[2]

Përveç angazhimit të saj në arsim, Gjystina Cacaj Shushka është njohur për punën e saj në studimin e veprave të shkrimtarëve shqiptarë si Naum Veqilharxhi dhe At Anton Harapi. Ajo ka publikuar një sërë veprash dhe studimesh në fushën e albanologjisë. Kontributi i saj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare është vlerësuar, megjithëse puna e saj nuk është e njohur gjerësisht. Përkushtimi i Gjystina Cacaj Shushka në studimin dhe përhapjen e njohurive mbi historinë, kulturën dhe letërsinë shqiptare ka ndikuar në mbajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar.

Publikime

Redakto
  • "Vepra e Naum Veqilharxhit", 1994
  • "Ndihmesa e Naum Veqilharxhit në shqipërimin e Biblës", (1997),
  • "Gjuha në veprën e Naum Veqilharxhit", 1999
  • "Gruaja në veprën e At Anton Harapit", 2002 [3]
  • "Aspekte të veprës së Anton Harapit", 2010 [4]
  • "Evetarët e Naum Veqilharxhit", 2012[5]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 249. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit. Vëll. 1. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti i Edukimit. fq. 203. ISBN 978-9951-00-320-9.
  3. ^ Cacaj Shushka, Gjystina. "Gruaja në veprën e Atë Anton Harapit". botimpex.com. Marrë më 2024-03-17.
  4. ^ Cacaj-Shushka, Gjystina (2010). Aspekte të veprës së Atë Anton Harapit. Faik Konica. ISBN 978-9951-06-320-3.
  5. ^ Cacaj-Shushka, Gjystina; Veqilharxhi, Naum (2012). Ëvetarët e Naum Veqilharxhit: transkriptimi dhe transliterimi. Shtëpia Botuese Faik Konica. ISBN 978-9951-06-416-3.