Gladiatorja
Gladiatriks është një term modern për gratë i barasvlershëm me gladiatorët e Romës së lashtë. Njëllojë si kolegët e tyre burra, gratë gladiatore luftonin me njëra-tjetrën, ose me kafshët e egra, për të argëtuar audiencën në lojëra dhe festivale të ndryshme. Por megjithatë sot kemi shumë pak informacione për to. Ato me siguri mund të konsideroheshin si diçka e rrallë dhe ekzotike për audiencën. Për ekzistencën e tyre kemi dijeni vetëm nga disa shkrime të lashta nga anëtarët e elitës së Romës antike dhe nga një numër shumë i vogël mbishkrimesh.
Historia
RedaktoGratë gladiatore shfaqen rrallë në historinë e Romës. Kur përfshihen, ato janë "pjesë e spektakleve luksoze ekzotike ". Në vitin 66 të e.sonë, Neroni vendosi gratë etiopiane, burrat dhe fëmijët të luftonin në ndeshje të detyruar munus, për të impresionuar Mbretin Tiridates I të Armenisë. Romakët duket se kanë gjetur idenë e grave gladiatore nga novelat dhe argëtimet, ose nga absurditeti i çiltër; Juvenal eksiton lexuesit e tij me një grua të quajtur "Mevia", një gjuhetare kafshësh, që gjuante derrin e egër në arena "me shtizë në dorë dhe gjinjtë e ekspozuara", dhe Petronius tallet me pretendimet e një të pasur, qytetarë i klasës së ulët, munuset e të cilit përfshinin edhe ndeshjet e grave nga një qerre ose karrocë. Në një munus rreth vitit 89 të e.sonë, gjatë mbretërimit të Domicianit, betejat mes grave gladiatore të së cilës përshkruhen si ato të "Amazonave".
Trajnimi dhe performanca
RedaktoNuk ka asnjë dëshmi për ekzistencën ose trajnimin e grave gladiatore nga shkollat e njohura të gladiatorëve. Vesley sugjeron se disa prej tyre mund të jenë trajnuar nga kujdestarë privatë në Collegia Iuvenum (të njohura zyrtarisht si "organizatat rinore"), ku të rinjtë e mbi 14 vjeçar mund të mësonin aftësitë "burrërore", duke përfshirë edhe bazat e artit të luftës.[1] Ai ofron tre mbishkrimet si prova të mundëshme; një nga Reate, që përkujton Valerian, e cila vdiq në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç e nëntë muaj dhe ishte "pjesë" të këtijj kolegjiumi; përkujtimore të tjera të grave i takojnë kolegjit (collegia) në Numidia dhe Ficulea.[2] Studiuesit e sotëm i përshkruajnë këto si përmendore për gratë shërbëtore ose skllave të kologjeve (collegia), e jo si gra gladiatore.[3][4] Megjithatë, gratë gladiatore ndoshta mund të kenë ndjekur të njëjtin trajnim, disiplinës dhe rrugë të karrierës si kolegët e tyre burra;[5] edhe pse nën një rregjim më pak të fuqishme.[6]
Si gladiatorët burra që ishin zakonisht përballë luftëtarëve kundërshtarë të ngjashëm me aftësi dhe kapacitet, i njëti rregull mund të jetë aplikuar ndoshta edhe për gladiatoret gra.[7] Një reliev përkujtimorë nga Halicarnasi paraqet dy gladiator identik që përballen me njëri-tjetrin. Njëri është identifikuar si Amazon dhe të tjeri si Ahillia; luftë dashësit për nga emra e vendosur ngjajnë me të aluduarit gratë e fisit mitologjike luftëtar dhe luftëtarin hero Akilin. Secili është pa helmet, të pajisur me një kallçinjë, mbrotëse të torosit, rrip, mburojë drejtkëndore, kamë dhe mëngë (manica - mbrojtëse krahu). Dy objekte të rumbullakta në këmbët e tyre ndoshta përfaqësojnë helmeta e hequra të tyre.[8] Një mbishkrim përshkruan ndeshjen si missio, që do të thotë se ata ishin të liruar;[9] relievi dhe mbishkrimi i tij, mund të tregojë që ata luftuan të nderuar "në këmbë" si të barabartë.[10]
Statusi dhe morali
RedaktoNjë numër i caktuar kodesh ligjore dhe morale janë aplikuar për gladiatorët. Në një edikt (vendim) i vitit 22 p.e.sonë, të gjithë njerëzit e klasës senatoriale (duke mos përfshirë equites/kalorësit) deri te nipërit e tyre e kishin të ndaluar të merrnin pjesë në këto lojëra, në dënimin e infamia-s, që përfshinte humbjen e statusit social dhe të disa të drejtave ligjore. Në vitin 19 të e.sonë, gjatë mbretërimit të Tiberit, ky ndalim u zgjerua nën Dekretin e Larinum-it, që të përfshinte equites (kalorësit) dhe gratë e shtresës qytetare. Tani e tutje, të gjitha arenarii (ata që shfaqeshin në arenë) mund të ishin shpallur "infames".[11] Kjo do të ketë kufizuar pjesëmarrjen e lartë së grave me status të lartë në këto lojra, siç kishte për qëllim, por nuk do të kishte bërë ndonjë kufizim për ata që ishin shpallur si infames, të tilla si gratë me status të ulët (jo-shtetas), të lirë apo skllave, që mund të kenë qenë pjesë e shkollave të gladiatorëve (të njohura si Ludi) dhe gratë e gladiatorëve, partnerët ose ndjekësit (Ludia).[12][13] Vendimet e ediktit të diktoheshin në baza klasore, se sa atyre të ndalimeve gjinore. Morali romakë kërkonte që të gjithë gladiatorët të ishin nga klasat e ulëta. Perandorë të tillë si Kaligula, që nuk e respektuan këtë vendim, janë kritikuar nga pasardhësit e tyre; Cassius Dio kujdeset të vëjë në dukje se sa shumë i dëshitonte perandorit Titus të përdorte gratë gladiatore, ato ishin të pritshmërisht nga klasat e ulta.
Një mbishkrim nga Ostia Antica, tregon për lojrat e mbajtur rreth mesit së shekullit të II të e.sonë, i cili i referohet një magjistrati lokal që është bujarë në dhënien e "grave për shpatë". Kjo supozohet të thotë gratë të përgoreshin si gladiatore dhe jo si viktimave. Mbishkrimi i përcakton ato si mulieres (gratë), në vend se të feminae (zonjat), në përputhje me statusin e tyre të ulët shoqërore. Juvenal i përshkruan gratë me status të lartë që shfaqen në këto lojra si "gra të pasura që kanë humbur të gjithë kuptimin e dinjitetit dhe detyrave të gjinisë së tyre." Vetë-kënaqësia e tyre ju ka sjellë turp atyre, gjinisë që ato përfaqsojnë dhe të klasës shoqërore romake; ato, apo sponsorët e tyre, poshtërojnë vyrtytet dhe vlerat tradicionale romake. Gratë gjuetare të egërsirave (bestiarii) mund të fitoni lavdërimi dhe një reputacion të mirë për guximin dhe aftësitë; Martial përshkruan njërën që vrau një luan si një akt Herkulan, i cili reflektohet edhe nga prezantuesi i saj, perandori Titus, por Juvenal ishte më pak se i impresionuar nga Mevia, e cila ndoqte derrat e egër me shtizë "si një burrë" dhe pastaj ulej poshtë për të urinuar në publik.
Disa i konsideronin grat gladiatore të çdo klase si një simptomë e korruptimit të sensibilitetit romakë, moralit dhe natyrës femërore. Para se të bëhej perandor, Septim Severi mund të kenë marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Antiokisë, të cilat ishin ringjallur nga të perandori Komodus dhe përfshinte disiplina atletike tradicionale femërore greket. Përpjekja e tij për t'i dhënë Romës në një mënyrë të ngjashme dinjitoze të shfaqjes së grave atlete ishte hasur nga brohoritjet e turmave dhe thirjeve seksite. Ndoshta si rezultat i kësaj, ai ndaloi përdorimin e grave si gladiatore në vitin 200 të e.sonë.
Gratë gladiatore mund të kenë qenë më shumë, dhe më herët se sa burimet e rralla na shfaqin; McCullough speculon mbi një prezantim të pa shqyrtuar mbi klasën e ulët të gladiatores mulieres në një kohë gjatë epokës së [Augusti Augustit], kur veprat publike luksoze, argëtimi i turmave me lojra dhe shafqja e risive u bënë privilegji ekskluziv i shtetit, që jepeshin nga perandori ose prej nëpunësve të tij. Në përgjithësi, elita e outoritetëve romake shfaqej indiferente për ekzistencën dhe aktivitetet e arenari (në arenasve) jo-qytetarë madje dhe ndaj gjinisë. Dekreti i Larinum-it nuk përmend klasën e ulët të mulieres, kështu që përdorimi i tyre si gladiator ishte i lejueshëm. Septimi Severi' më vonë ndalojë në masë ndeshjet e grave gladiatore, ato mund të ishin selektive në zbatimin e kësaj praktike, zgjidhte gratë me reputacion personale dhe familjare të humbur. Megjithatë, kjo nuk do të thoshte që gratë gladiatore klasës së ulët ishin një gjë e zakonshme në jetën romake. Gladiatorët burra ishin më shumë të përhapur, gjë që u manifestua në art dhe në imazhet e panumërta në të gjithë Perandorinë. Vetëm një imazhin i përcaktuar si i një gruaje gladiatore ka mbijetuar; shfaqja e tyre në historinë romake është jashtëzakonisht e rrallë dhe është i pa përshkruar nga vëzhguesit si një shfaqje e pazakontë, ekzotike, ose e çuditshme; romakët nuk kishin asnjë fjalë specifike për gratë gladiatore si lloj ose kategori më vete.
Varrosja
RedaktoShumica e gladiatorëve paguanin abonimet në "shoqëritë varrimit", që t'iu sigurohej një varrim i duhur pas vdekjes, që ishin të ndara në varrezat të rezervuara për klasën e tyre dhe të profesionin. Një varrë me kremacion (varrim me djegie) u zbulua në Southwark të Londrës në vitin 2001, ai u identifikua nga disa burime të mundshme që mund t'i përkiste një gruaje gladiatore. Ajo ishte varrosur jashtë varrezave kryesore, së bashku me të u gjetën edhe llampa prej qeramike të Anubis-it - (që është i ngjashëm për nga atributët me Mërkurin, e që çonë atë në botën përtejme) - një llambë me imazhin e një gladiatori të rrëzuar dhe mbetje të djegura poçeve të pishës prej gurit, tymi aromatik i të cilave ishte përdorur për të pastruar arenën. Identifikimi i saj si gladiatrikse është përshkruar si "70 përqind i mundshëm", "intrigues", rrethanorë dhe i gabuar. Ajo mund të ketë qenë thjesht një ndjekëse e tyre apo një ludia e gladiatorëve (grua apo dashnore). Njeriut, gruas mbetjet të cilit janë gjetura gjatë një gërmimi shpëtimi arkeologjik në Credenhill në Herefordshire është publikuar jithashtu edhe në mediat popullore si ato të një gruaje gladiatore.
Paraqitja moderne
Redakto- Gratë gladiatore shfaqen në tre filma modernë.
- Cecil B. DeMille 1932 "The Sign of the Cross" gratë janë përballë xhuxhave të veshur si pigmies të afrikës.
- "Gladiator", gjatë dramatizimit të Betejës së Zamës, gratë harkëtare dhe karrociare luaj në rolin e legjioneve të Scipio Afrikanit
- Në miniserialin televiziv "A.D." një karakter është në rolin e një gruaje gladiatore të quajtur Korina, e klasës senatoriale, e cila vritet për një koleg gladiator.
- Gratë gladiatore shfaqet në dy romanet të Lindesy Davis seria e Marcus Didius Falco:
- " Two for the Lions", një zonjë romake e klasës së kalorsëve lufton në arenën në Lepcis Magna; Falco reflekton në veten e tij se gratë gladiatore nuk janë të panjohur, por ato janë pothuajse universalisht të panjohura dhe se zonja po bënë vetëvrasje sociale duke luftuar;
- Në "The Jupiter Myth", Falco ballafaqohet me një ish-të dashurë në Britania, një ish-akrobate cirku që ka ndryshuar jetën e saj si gladiatore.
- "Render Unto Caesar" (2003) me Gillian Bradshaw në rolin e personazhit kryesor, që bie në dashuri takime me një ish-gladiatrikse, Kantabrën, ish-skllave e njërzve të Kantabrias.
- Gladiatoret gra janë një njësi rekrutës në lojën strategjike "Total War: Rome II"
Në artin e rilindjes
RedaktoNë mesin e pikturave të porositura në Itali nga mbreti Filipi IV i Spanjës për Palacio del Retiro Buen e tij në Madrid përfshinte edhe një seri të cirkut romak, duke futur këtu dhe një pikturë të grave gladiatore.
- ^ Vesley (1998), f. 87
- ^ Vesley (1998), f. 88
- ^ Vesley (1998), f. 91
- ^ Vesley (1998), f. 89
- ^ Potter 2010, p. 408
- ^ Meijer (2005), f. 77
- ^ Brunet (2014), f. 481
- ^ Manas (2011), f. 2735
- ^ Manas (2011), f. 2734
- ^ Jacobelli 2003, p. 18; Potter 2010, p. 408.
- ^ Smith, William. A Dictionary of Greek and Roman Antiquities. London: John Murray, 1875, "Roman Law – Infamia".
- ^ Jacobelli, L. (2003). Gladiators at Pompeii. Los Angeles, California: J. Paul Getty Museum, 19.
- ^ McCullough (2008), f. 199