Gllava është një fshatkomunën Buzrrethin e TepelenësShqipërisë.

Gllava

Historia

Redakto

Fshat në rrethin e Tepelenës në rrëzën të malit të Gllavës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Gllavë e Vogël, popullsia gjithsej 809 banorë. Gllava është vendbanim i vjetër që në shek.V-VI e.r. Në një dokument të shek.XI (vitet 1019-1020) kryepeshkopi i Ohrit i jep peshkopatës së Beratit 40 bujkrobër, aty përmendet midis tyre dhe fshati Gllavë. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1942, u çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në prill 1957. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, dhe rritjen e bagëtive të imëta. Gllava ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. ( Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985) )

Shih edhe

Redakto