Gnaius Fulvius Centumalus (konsull 229 p.e.s.)
Gnaeus Fulvius Centumalus ka qenë një anëtar i gjinisë së plebejve romakë të Fulvier dhe në vitin 229 p.e.s. mori statusin e Konsulat, periudhë në të cilën ai luftoi kundër mbretëreshës ilire Teuta.
Jeta
RedaktoGnaeus Fulvius Centumalus kishte sipas dëshmive të Fasti Capitolini dhe akteve të triumfit një baba dhe gjysh me të njëjtin emër. Në përputhj me këtë ai ishte sipas mendimit të historianit për antikitetin Friedrich Münzer ishte më tepër një nip sesa djalë i konsullit të 298 p.e.s., Gnaeus Fulvius Maximus Centumalus.[1]
Nga karriera e tij politike e Fulvius njihet vetëm pushteti i tij si konsull, qe ai e mori ne 229 p.e.s. së bashku me Lucius Postumius Albinus .[2] Teuta, mbretëresha e fisit ilir të Ardianët, kishte kryer, sipas historiografisë romake, fushata plaçkitjeje, pushtimi dhe piraterie kundër qyteteve bregdetare greke, dhe tregtarët italianë nuk mbetën pa u cënuar dhe anëtarët e një dërgate ankesash romake ishin refuzuar ne mënyrë të ashpër, për këtë arsye iu shpall lufta nga pala e Romës.
Kur Fulvius u shfaq me 200 anije luftarake përpara Korkyra, ruajtësi i Teutës i qytetit në këtë ishull, Dhimiter Fari, kaloi te pala romake. Banorët e ishullit u vunë nën mbrojtjen romake.
Fati i mëtejshëm i Fulvius është i panjohur.
Literatura
Redakto- Friedrich Münzer: Fulvius 42). In: Paulys Realencyclopädie der classischen Altertumswissenschaft (RE). Band VII,1, Stuttgart 1910, Sp. 235.
Referime
Redakto- ^ Friedrich Münzer: Fulvius 42). In: Paulys Realencyclopädie der classischen Altertumswissenschaft (RE). Band VII,1, Stuttgart 1910, Sp. 235.
- ^ Fasti Capitolini ; Polybios 2, 11, 1 und 2, 12, 1 ; Florus 1, 21, 4; u. a.