Granit Zela
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Jetɑ
RedaktoGranit Zela ka lindur në Bushat (Bicaj) të Kukësit më 1979. Zela është poet, prozator, eseist, përkthyes dhe studiues,
Shkollimi
- Shkollën e mesme e ka kryer për gjuhë angleze në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” Shkodër (1992-1994) dhe në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” (1995-1996), në Tiranë.
- Studimet universitare i ka ndjekur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, ku është diplomuar për “Studime Britanike-Amerikane˝ (1997-2001) Tiranë dhe në Fakultetin Histori-Filiologji, dega “Gjuhë-Letërsi Shqipe”, me korrespondencë, 1998-2009, Tiranë.
- Studimet në nivel masteri i ka vijuar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në universitetin privat “Albanian University”, (dhjetor 2008-korrik 2010). Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ka mbaruar studimet "Master" specialiteti “Letërsi amerikane”, duke i përmbyllur me rezultate të shkëlqyera (2010- 2012).
- Studimet e thelluara në nivel doktorature i vijoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, (UT) ku mbrojti gradën “Doktor i Shkencave” në maj 2016, në specialitetin “Letërsi Botërore”. Ka kryer kurse specializimi për gjuhën angleze në Institutin e Mbrojtjes për Gjuhët (Defense Language Institute), San Antonio, Teksas SHBA, tetor 2004-janar 2005 dhe nëntor 2008-janar 2009. Është specializuar në Kanada (gusht-dhjetor 2006), në Gjermani (qershor-korrik 2005), në Sevastopol, Ukrainë po gjatë këtij viti dhe në korrik 2003 në Nova Gorica, Slloveni.
- Krijimtaria
- Granit Zela Ka botuar librat poetik “Apokalips” (2001), “Në studion time hermetike” (2003) dhe “Fjala altar (2011). Për librin e parë me poezi është vlerësuar me çmimin “Kënga e Parë” si libri më i mirë poetik për vitin 2001 në aktivitetin “Ditët e Verës” të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
- Në prozë ka botuar vëllimin “Vdekje me dëshirë” (tregime, 2002), dhe romanin “Dodona” (roman 2006), fragmente të të cilit u botuan në revistën elektronike "Eurozine".
- Ka botuar librat me eseistikë “Shkronjat e errësirës” (2008), “Psherëtimë për banalitetin” (2011). Këto dy libra përmbajnë eseistikën origjinale të shkruara për gazetën “Fjala”, dhe revistën “Mehr Licht!” dhe në gazeta dhe revista të tjera në Shqipëri kryesisht me problematika kulturore.
- Libri studimor “Politika e jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë (1990-2009) është fryt i studimeve në këtë fushë dhe është botuar më 2013.
- Nga gjuha angleze në gjuhën shqipe ka përkthyer eseistikën letrare të mbi pesëdhjetë autorëve anglo-saksonë.
- Ndër librat e përkthyer në shqip është romani “Dritë e gushtit” të Uiljam Folknerit, kurse në gjuhën angleze ka përkthyer studimin e Akademik Ali Aliut “Don Kishoti mes shqiptarëve”.
Studime, ese, artikuj të botuar në shtypin e shkruar
Misoni i parë i një organi kulture, ese, “Ilz” nr. 10, Tiranë 2018.
Kadare dhe Andriç mes historisë dhe mitit!, Gazeta Standard, fq.16-17, 27 korrik 2011.
Ura që ndan Kadarenë me Andriçin, Gazeta Standard, fq.16, 28 korrik 2011.
Nëntë varret e letërsisë, Gazeta Nacional, Nr.136, 26 shkurt-4 mars 2012.
“Shkrimtarët e territ” Gazeta Standard, fq.18-19, 21 nëntor 2011.
A është turp me qenë shkrimtar?, Gazeta Nacional, Nr. 124,fq.18, 27 nëntor-4 dhjetor 2011.
Si e shohim letërsinë sot, botuar në “Konkurs për Çmimin Mehrl Licht! Të eseistikës dhe kritikës letrare”, Botim shoqërues i revistës Mehrl Licht!/41, fq.10-21, Botues, Onufri 2011.
Kultura reziston “n’së dashunisë së botës sanë”, botuar tek “Metamorfoza e brerores”, botim shoqërues i revistës Mehr Licht! Nr. 39, Onufri 2010.
Koha punon për ata që punojnë, gazeta “Albania”, 4 korrik 2009.
Faleminderit punëtorëve të kulturës, gazeta “Drita” 11 janar 2009.
Dy diktatorë të letërsisë, gazeta “Albania”, 9 mars 2009.
Çuditë e kujtimeve për Lasgushin, gazeta Albania, 30 mars 2008.
Letërsia si habi estetike, Granit Zela, Mehr Licht!/28, fq.1-9, Botues, Ideart, korrik 2008.
Drita e dashurisë për gjuhën shqipe, gazeta “Drita” 20.04.2008.
Lavdia e rreme e kujimeve për Lasgushin, gazeta “Drita” 20.04.2008.
Ferri i parajsës, parajsa e ferrit, gazeta Albania, 27 prill 2008.
Zbulimet e tmerrshme të antologjistëve, gazeta “Drita” 22.06.2008.
A nuk plaçkitet këhtu lexuesi i dënuar me vdekje?, gazeta “Drita”, 1.06.2008.
Azili mjeran i poezisë shqipe, gazeta “Drita”, 15.06, 2008.
Që të çliroj nga vetja shkrimtarin, intervistë, gazeta “Sot”, 6 qershor 2007.
Letërsia si habi estetike, gazeta “Tema” 1 gusht 2007.
Eksodi i intelektualëve Gazeta fjalA 21-29 Janar 2006.
Të shkruarit si synim jetësor, intervistë, gazeta “Tema”, 20 korrik 2006.
Shqipëria, atdheu që mohon(te) Gonxhe Bojaxhiun , gazeta “Albania” 22 gusht 2003.
Hem të fyer, Hem të mashtruar, gazeta “Fjala”10-17 Korrik 2005.
Murtaja e Mënisë, gazeta “FjalA” 26-27 Shator 2004.
Pikaso i prozës së shekullit të XX, gazeta “Fjala” 20-27 Nëntor 2005.
Antinomitë e kryehershme të ekzistencës, gazeta FjalA 12-13 Shtator 2004.
Vetëflijimi pafund i artistit, gazeta”Fjala” 8-9 shkurt 2004.
Antinomitë e kryehershme të ekzistencës, gazeta ”Fjala”, 12 shtator 2004.
Aktpadi për krime ndaj librit, editorial ”Fjala” 14-21 Gusht 2005.
Ani, Ani, qeshu palaço!, gazeta FjalA, Editorial 27-4 korrik 2004.
Gonxhe Bojaxhiu, madhështia e dashurisë, gazeta “Fjala” 22 gusht 2004.
Zvetënimi i gjuhës shqipe, gazeta ”Fjala” 1-8 Maj 2005.
Letërsia si habi estetike, gazeta ”Tema” 1 gusht 2007.
Rrugëtim poetik nga Amerika e Veriut, gazeta ”Tema” 4 korrik 2007.
Ç’po ndodh me folësit e gjuhës shqipe? gazeta ”Tema” 4 korrik 2007-07-06.
Mbi Marrëzinë, gazeta ”FjalA” 16-22 Janar 2006.
Grishje kah e bukura, editorial, gazeta ”Temp”, 2 Prill 2006.
Letërsia si Habi estetike, editorial, gazeta “Fjala”, 16-23 Maj 2004.
S’mund të rrija pa shkruar” gazeta ”Ars” 25 Janar 2004.
Shqipëria nuk ka nevojë për zbulues armiqsh dhe predikues të urrejtjes, polemikë për Ismail Kadarenë, Gazeta Sot, 16 Gusht 2005.
Tragjika e Mos’historisë tek Fabula Rasa me autor Agron Tufën, Gazeta Standard, shtator 2005.
“Për një qeverisje të mirë vendore: sikur të isha kryetar bashkie”, përmbledhje esesh botuar nga Shoqata e Bashkive, fq 43-45. Tiranë 2007.
E Bukura, ideal i përjetshëm i njerëzimit, gazeta ”Temp” 16 Korrik 2006.
Përkthime nga gjuha angleze
William Faulkner “Dritë e gushtit” roman, 480 f, Onufri 2017.
Roxane Gay “Gra të vështira” Tregime, Minerva Botime, 2017.
Oliver James, “Shëndeti emocional” , PEGI, 2016.
Christopher Hamilton, “Si të përballesh me sprovat e jetës”, PEGI, 2016.
Harold Bloom, Çfarë po e rrënon letërsinë, “Ilz” nr. 2
Salman Rruzhdie, Shënime për shkrimësinë dhe kombin, Ilz nr, 2.
Julian Barnes, Intervistë, “Ilz” nr. 3.
Toni Morrison, Rreziku, ese Ilz nr. 4.
Paul Auster, Uri për rrëfime, ese, “Ilz” nr. 5.
William Faulkner, “Mbi kritikën”, ese, “Ilz”, nr. 6.
25 minuta me Kazuo Ishiguro, intervistë e Joe Shepherd, “Ilz”7.
Samanta Scweblin, intervistë, Ilz, nr. 8.
Sherwood Anderson, Farërat, tregim, “Ilz” Nr. 9, 2018.
Libri i Vogël i shëndetit, Dr. Michael Sapira
Udhërrëfyes i avancuar i shkrimit akademik, në nivel universitar, me autorë X.J.Kennedy, Dorothy M.Kennedy. Maria F.Muth. Shtëpia Universtare UFO, dhjetor 2009.
Mbi betejën e Humbur, Svetlana Alexievich, Fjalimi i Nobelit, “Ilz” nr. 1, revistë letrare. 2016.
Poezi nga Bob Dylan, “Ilz” nr. 2. 2016.
A janë tekstet e Bob Dylan letërsi? John Jurgensen, Anna Russell
Margaret Atwood, pse shkruaj? Nëntë filime, “Ilz” nr. 9
Jonathan Franzen, Intervistë, “Ilz” nr. 10 2018.
Mbi interpretimin, Mark Twain, Mehr Licht! Nr.33, fq. 212-219, Botues, Ideart, nëntor 2008.
Theodore Hacker, Kush propozon qeverisjen, Gazeta Albania, 20 janar 2008.
James R. Redfield, Mëria e Akilit si gabim tragjik, Gazeta Albania,14 janar 2008.
“Të shkruash në terr”, esse e David Grossman,Mehr Licht Nr. 42, fq, 204-210, Onufri prill 2012.
“I rrënjosur tek peizazhi, pamjet, përvojat…Intervistë me Tomas Transtromer-in, Mehr Licht! Nr.42, fq.270-286, Onufri, prill 2002.
Shënime për letërsinë dhe angazhimin, Russell Banks, fq.218-229, Mehr Licht! Nr.41, Onufri 2011.
Dëshmitari, dëshmia e brendshme, Nadine Gordimer, fq.211-222, Mehr Licht!, Nr. 39, Onufri Nëntor 2010.
Mbi dashurinë, Mbi hakmarrjen, Francis Bacon, fq.15-18, Mehr Licht!, Nr. 39, Onufri Nëntor 2010.
Letërsia e shterimit, John Barth, Mehr Licht! 39, fq, 211-227,Onufri nëntor 2010.
Mosnjohja, Donald Barthelme, Mehr Licht! 38, fq.219-240, Ideart, korrik 2010.
Postmodernizmi dhe shtigjet e veprës time, Donald Barthelme, fq.327-348.
Disa përsiatje mbi humorin, E.B.White, Mehr Licht!37, 215-223, Ideart, mars 2010.
Përse të lexojmë? Harold Bloom, Mehr Licht! Nr, 36, fq.5-18, Botues, Ideart, dhjetor 2009.
Fletorja ime shënimeve, Joan Didion, Mehr Licht! Nr, 36, fq.290-302, Botues, Ideart, dhjetor 2009.
Jeta dhe vepra ime, intervistë me Orhan Pamuk, Mehr Licht! 34, fq.-279-296. Botues, Ideart, mars 2009.
Intervistë me Khaled Hosseinin, Mehr Licht! Nr, 33, fq. 199-211, Botues, IDEART, nëntor 2008.
Shkrimtari që i përket botës, Granit Zela, Mehrl Licht! 32, fq.186-193, Botues:Ideart, prill 2008.
Shkrimtarët: shihni si vrapojnë, Joyce Carol Oates, Mehrl Licht! 32, fq.343-347, Botues, Ideart, prill 2008.
Intervistë me Martin Amis, Mehrl Licht!32, fq.348,-352 Botues, Ideart, prill 2008.
Intervistë me Kazuo Ishiguro, Mehrl Licht! 32, fq.353-359, Botues, Ideart, prill 2008.
Letërsia si habi estetike, Granit Zela, Mehr Licht!/28, fq.1-9, Botues, Ideart, korrik 2006.
Will & Ariel Durand, William Faulkner-pamje jete, gazeta “Fjala”12-19 dhjetor 2004.
“Uliksi” i Xhejms Xhojsit, Daniel Burt, gazeta “Fjala” 11 shtator 2005.
Letër një shkrimtari të ri me talent, Uilljam Sorojan, gazeta “Fjala”, 26-3 korrik 2005.
Letërsia dhe Politika, Bernard Krick, gazeta “Fjala” 22-23 qershor 2003 dhe 29-30 qershor 2003.
Leximi si zeje, Robert Scholes, gazeta “Fjala”, 2 qershor 2003.
Malkolm Koulli, Folkneri për këdo, Revista “Sfida”, botim i Fakultetit Histori-Filologji dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, fq.396-420, botimi nr. 5, vjeshtë 2005-dimër 2006.
Analiza e krijimtarisë
Prof. As. Roland Zisi
Granit Zela shfaqet në rrethet letrare në fillim të viteve 2000, sidomos në shtypin letrar të kryeqytetit, në periodikët e ndryshëm letrarë, ku angazhohet me ese, shkrime e artikuj, kryesisht në gazetën “FjalA”. Në librin e parë më vjersha me titullin domethënës “Apokalips”, 2001, poeti duket se është i prirur të paraqesë tronditjet shpirtërore personale, që në të vërtetë janë tronditje të shoqërisë ku jeton. Në vjershat e këtij libri shfaqet një individ i shqetësuar, me gjendje emocionale torzo, tejet i trishtuar dhe i traumatizuar, që kërkon gjithmonë shpëtim dhe rrugëdalje tek vlerat më të mira njerëzore. Në vëllimin e dytë me titull “Në studion time hermetike” autori bën një hop cilësor; poezia e tij prezanton një pjekuri dhe kompetencë maksimale në të gjitha nivelet e saj. Granit Zela është një poet që po e shpërfaq çdo ditë profilin e tij artistik, përmes kulturës së të shkruarit, frymëzimeve të realizuara dhe figuracionit tejet profesional që aplikon.
“Letërsi bashkëkohore shqipe-poezia”, 2008.
Agron Tufa
Poezia krijohet, kur ka shkak të njëmendtë, për fare pak lexues, ose në idealitetin më të përkryer, - për askënd, pos vetvetes dhe alter ego-s. Megjithatë lexuesi projektohet në ardhmëri: ai asnjëherë nuk ka munguar. Nuk do t’i mungojë edhe Granit Zelës me këtë libër poetik, në të cilin ai ka gjetur notën e vetë origjinale, regjistrin e zërit, intonacionin dhe kurreshtinë e gjallë të eksperimentatorit. Struktura e ndërlikuar ritmike e strofës së Zelës, përafron tradita të largëta e të afërta, duke i imponuar njësisë së vjershimit një vullnet serioz “zbutësi”. Në larminë strofike të Zelës, ndihen jehonat e traditës viktoriane anglosaksone e po aq, tradita shqiptare me Nolin, Lasgushin dhe poezisë më të re të brezit të vet. Me një ndjeshmëri dhe ndijim harmonik, në poezinë e Zelës është shkrirë një palitër ngjyrimi ekspresiv me përftesa leksikore prej trevës Verilindore nga vjen, një plazmikë pothuaj virgjine. Parë në kontekstin e tërësisë së saj, kjo eklektikë që prek kryesisht grupin e poezive të ashtuquajtura “stigmatizuese”, arrin të na sjell një model të ri të ligjërimit poetik: përplasja e një modeli të mëparshëm me një model tjetër, sjell si rezultat lindjen e një modeli të ri, pasi ka shteruar më parë përvojat e secilit sosh. Pikërisht kapërcimi i këtyre përvojave shënon cilësitë e veçanta të poezisë së Zelës. Ndërkallja e njërës apo tjetrës sintagmë poetike brenda njësisë së vjershimit, na sjell një specifikë të re, e cila është ringritja e po asaj tematike, e po atyre shqetësimeve, shenjave (Noli, Poradeci), por, e parë tashmë nga pikëvështrim i mënjanuar, shmangas, e realizuar në koefiçientin estetik. Problematizimi tematik i objektit, serviret tashmë i estetizuar. Një pikvështrim i tillë, përanash nënteksteve parodike, na bën të vëmë buzë në gaz, na ndërkall vetëdijen e esëllt dhe, njëjtazi, qëndrimin tonë karshi pathosit të retorikës bërtitëse. Nga ana tjetër, po ai objekt i riproblematizuar, shijohet estetikisht, duke ndehur dëgjimin në magjinë e strukturës ritmike, rimave të brendshme e të jashtme, diç e ngjashme do të shprehesha, me një rimoterapi. Një uverturë muzikore e dykuptimë që priret për kah rekuiemi.
Uverturë që priret kah rekuiemi, fragment nga parathënia e “Në studion time hermetike”. Langenbroih, 10. 10. 2003
Fatmir Terziu
Gjuha e shkrimtarit, studiuesit dhe hulumtuesit shqiptar, Granit Zela, të bën për vete. Të përhumb mes emblematikës së saj. Me fuqinë e saj të mrekullueshme të bën më të lehtë, më të përqëndruar në lexim, më të destinuar të përcjellësh elementë që vijnë e ndërthuren mes situatave përshkruese. Është një gjuhë që vjen në hapësirën e të lexuarit dhe gërshetohet me çdo gjë që është shqiptare, tipike dhe autoktone. Është një gjuhë që formon tërë kuadraturën e jetës, udhëtimit jetik dhe pikturon për të vulosur në telajon e kohërave një masë të madhe pasunore të ardhur nga shekujt. E gjitha në shërbim të artit. Artit që vjen nga fjala e shkruar. Autori me këtë mjeshtëri, rradhitet në brezin e shkrimtarëve të rrinj të pas viteve 90-të që skalitën jo vetëm fjalën, por ushtruan edhe një funksion tejet determinues në lidhjen kohore dhe historiografike.
“Dodona” një leksion për gjuhën dhe identitetin, 2010
Baviola SHATRO
Tek romani "Dodona" (2006) Lum Drinin e gjejmë në rolin e Davidit e të Solomonit. Ashtu si i pari, ai nisi një kërkim të madh, një dashuri, dhe si i dyti, kërkimi i tij u mbyll heshturazi, pa fitore. Ne mendojmë se ky është fundi i kërkimit të pikës së gravitetit në të tashmen. Për të parën herë ai e njohu emrin Dodonë nga lutjet e një lutësi (që sdihej mirë kujt i lutej) dhe ajo ishte ëndrra e emërtuar e një jete, e lashtë sa vetë emri dhe me fatin e parathënë për dashurinë e Lum Drinit ashtu si vetë perëndesha apo qyteti i që e mbajti dikur: u tret. Mbeti pakthyeshmërisht e mbyllur në të shkuarën. Pikërisht kjio, e shkuara, është ajo pjesë e së cilës ndoshta pashmangshmërisht jemi, porse s’duhet të jemi kurrë rob, në asnjë lloj forme. Për më keq edhe ëndërr kjo s’qëndroi gjatë, sepse në kodin gjenetik të kësaj kohe, të kësaj të tashmeje, edhe vetë profecitë pësojnë mutacione. Lindin çdo ditë Noetë që nuk ndërtojnë më var(r)ka por arka, dhe ndodhin rikrijime të gjymta në gjashtë ditë të lodhura. Në roman lexohet më shumë se një dilemë dhe një boshllëk i thellë i brezit.
Esenca e poezisë së autorit realizohet si mbivendosje parafrazash të poezisë së mëparshme, shqipe dhe më gjerë se kaq, me gjurmë të kahjeve tejkaluese të tyre. Lënda poetike mbruhet përmes një vështrimi metaforik dhe total, i cili fsheh dhe përndrit vatrat qenësore të frymëzimit. Teknika e vjershërimit anon kah gërshetimi i përvojave shkrimore klasike dhe moderne me synim përvijimin e një shkrimi palimsesti, ku fjala rimerret dhe tonofikohet si shprehësi dhe emocion. Hermetika e synuar autoriale shenjtërohet në të gjithë vëllimin “Në studion time hermetike”.
Gazeta kulturore “Kalendari Letrar”, 2003.
Petrit NIKA
Ajo që evokohet në vargjet e librit “Në studion time hermetike” është një domesticum bellum(lat. luftë e brendëshme) e unit që jashtësohet nga përbrendësia me një zë të butë e të përvajshëm prej pezmit të përçudinimit të individit dhe atdheut, individit dhe botës ku gjallon ai. Zela duket është nga poetët e paktë të brezit të ri që i përulet ende me nderim parimit nos patria genuit et educavit (lat. atdheu na fali jetën dhe na edukoi). Ndër poezitë më mbresëlënëse të librit dhe që e shpërfaqin pezmin e përçudnimit të individit dhe të atdheut janë poezitë me referenca biblike si “Babilonia” (fq. 14-15), “Betlehem” (fq. 18-19), “Do të kryqëzojnë prapë, mos u ngjall o Krisht” (fq. 28), “Nata para njeriut” (fq. 44). Edhe në aspektin stilistik këto poezi paraqesin një larmi ornamentesh estetike që përfaqësojnë një gamë të gjerë figuracioni letrar në strukturë, formë dhe kumt. Në këto poezi bie në sy moskuptimi dhe kaosi njerëzor që priret drejt instiktit për të konsumuar apo përdhosur gjithçka deri tek vlerat që rigjenerojnë botën tonë shpirtërore dhe mobilizojnë forcat e brendshme për të përballuar trillet e fatit. Poezia e Zelës është përnjëmend mbreslënëse, sinkretizuese veçorish tipike të traditës poetike shqiptare, krejtësisht e veçantë dhe unike në stil. Ajo përfshin në materien e saj një amalgamë realitetesh jetike, filozofike, psikologjike dhe sociale, të cilat hyjnë në letërsi si përvoja dhe reflektime të unit mbi kohën, njerëzit dhe ngjarjet që e bashkëshoqërojnë ekzistencën në udhëtimin e vështirë të jetës. Vargu i kësaj poezie vjen i matur dhe i stilizuar me finesë. Kodifikimi gjuhësor i vargut vjen dialogues e po aq dhe ikonik njëherësh, duke evokuar mesazhin e argumentuar logjik njëherësh me mesazhin ambig dhe simbolik me një polifoni kumtesh të cilat në fund të fundit i takon receptuesit t’i rindërtojë sipas përvojës leximore, shkallës së inteligjencës dhe imagjinatës së vet.
Gazeta “Standard”, Korrik 2011
Granit Zela ka qenë kryeredaktor i gazetës letraro-kulturore “Drita”, organ i Shoqërisë së Artistëve të Rinj Modernë (SHARM) (2007-2009) dhe është bashkëpunëtor i periodikëve kulturorë, duke u përqendruar kryesisht tek "Ilz", revistë letrare e Tiranës.
Referimet
http://defekt-teknik.com/welcome-to-raskovec-international-university-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/kur-nderet-e-kombitgrinden-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/bibloteka-kombetare-varreze-barbare-librash-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/leter-autorit-qe-nuk-merr-pjese-ne-panairin-e-librit-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/cmimet-kombetare-te-letersise-si-kulmi-i-marrezise-granit-zela/
https://palimpsest.al/2019/01/demi-e-kobi-fragment-nga-romani-i-pabotuar/
https://palimpsest.al/2019/01/interviste-e-philip-roth-it-me-milan-kundera-n/
https://palimpsest.al/2019/01/uri-per-rrefime-paul-auster/
http://letersia.zemrashqiptare.net/news/cid-310/Granit_Zela.html
https://palimpsest.al/2017/12/01/david-grossman-te-shkruash-ne-terr-ese/
http://defekt-teknik.com/nente-fillime-margaret-atwood/
https://palimpsest.al/2017/12/01/tomas-transtromer-interviste/
https://palimpsest.al/2017/09/15/martin-amis-nje-rrefim-per-veten-dhe-letersine/
http://www.forumishqiptar.com/threads/77192-Granit-Zela
https://www.researchgate.net/scientific-contributions/2067482229_Granit_Zela
https://blog.bukinist.al/index.php/2017/12/21/bota-qe-te-ben-te-jesh-nje-grua-e-veshtire/[lidhje e vdekur]
http://letrashqip.altervista.org/?p=1392 Arkivuar 19 gusht 2018 tek Wayback Machine
http://www.standard.al/2014/07/08/korbi/
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=K%C3%8BNDIISHKRIMTARIT&article=19739 Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
http://fluransilia.blogspot.com/2011/11/granit-zela.html
Granit Zela: Intervistë për “Dritë e Gushtit” e W.Faulkner-it, Nobël 1949. https://www.youtube.com/watch?v=uYPwAxw2Xlk&feature=youtu.be
Granit Zela, lexim nga romani "Qyteti nën ujë" https://www.youtube.com/watch?v=jEGg16Mhi6w
Granit Zela-Krenar që jam pjesëtar i Forcave të Armatosura! https://www.youtube.com/watch?v=c0A3tgU6akM
Granit Zela Speech at the Defense Laguage Institute (DLI) https://www.youtube.com/watch?v=uluqkspn1Gg