Greiss Petrovic
Greiss Petroviç është themeluese e Grace Models,një nga agjencitë kryesore që operon në Shqipëri në fushën e modelingut.
E themeluar në vitin 2012 nga Greiss Petroviç, ish-modele, e diplomuar në Shkenca Komunikimi me profil Marrëdhënie Publike Politike, agjencia në një kohë të shkurtër u bë e njohur për profesionalizmin dhe seriozitetin në përmbushjen e misionit të saj, promovimit të atyre të rinjve të interesuar në fushën e modës e televizionit.
Tashmë, Grace Models numëron rreth 500 kursantë të trajnuar nga kurset profesionale që ajo ka organizuar si dhe një numër të konsiderueshëm modelë e fotomodele të cilët janë nën menaxhimin e agjensisë.
Në funksion të mbështetjes së aktivitetit të saj Grace Models hap në vitin 2017 Qendrën e Bukurise dhe Estetikes "Grace Beauty Center".
Në vitin 2021, kompania solli krijimin e brandit të veshjeve AGA Clothing. AGA Clothing është një bashkëpunim i Greiss-it me dy motrat e saj, dhe u krijua me synimin për ta prezantuar si produkt cilësor shqiptar e për ta bërë të njohur dhe jashtë vendit. Marka AGA Clothing njihet dhe tregëtohet edhe ndërkombëtarisht.
.
Shikoni dhe
RedaktoReferimet
Redakto