Grupi IV “Çamëria ishte një nga grupet anti-fashiste nacional-çlirimtare. U ngrit në tetor/nëntor 1943.

Batalionet Përbërëse

Redakto

Në të u renditën fillimisht :

  • Batalioni “Çameria”
  • Batalioni “Misto Mame”
  • Batalioni “Lefter Talo”
  • Batalioni “Pandeli Boçari”

Pas shkëputjes së batalionit “Misto Mame”, në të u renditën :

  • Batalioni “Thoma Lula”
  • Batalioni “Telo Plaku”

Veprimtaria

Redakto

Qendra e grupit ishte në Pallatin e Arhondit në Thellogo. Komandant i tij u caktua Jaho Gjoliku e Komisar Mustafa Matohiti. Në shkurt 1944 jo vetëm përballoi forcat naziste (Delvinë, Konispol, Sarandë), por u shkaktoi edhe humbje aq të mëdha, të cilat përfunduan në tërheqjen e forcave naziste në qendrat e tyre brenda 2-3 ditëve. Më 29 mars 1944 sulmoi forcat naziste në Konispol. Nga shfarosja e sundimtarëve shpëtuan vetëm dy kolona. Forca e grupit u tregua dhe në 20 gusht 1994 kur sulmoi grupimin nazist në Delvinë. Së fundi më 26 gusht 1944 pasi u bashkua me brigadën VIII çliroi Konispolin.[1]

Burime

Redakto
  1. ^ “Enciklopedia Jugshqiptare”, 2006, Tiranë, ISBN 99943-855-2-6