Grupi Komunist i të Rinjve
Grupi komunist i të Rinjve ndryshe Grupi i të Rinjve ishte një fraksion i Grupit komunist të Korçës me veprimtari të shtrirë në vitet 1940-1941.
Themelimi
RedaktoGrupi fillimisht përbëhej në dy pjesë, njëra që udhëhiqej nga Sadik Premte e tjetra nga Anastas Lula dhe Sadik Stavileci. Para se të formonin këtë grup, anëtarët kishin pasur një veprimtari aktive si degë e Grupit të Korçës. Fillesat e këtij grupi ishin pikësëpari pas dështimit të kryengritjes së Fierit të 1935. Bisedat rreth kësaj kryengritjeje bënte që të tuboheshin shumë studentë republikanë prej Institutit Teknik ku Premte ishte nxënës dhe gjimnazit të shtetit. Shkëputja e Anastas Lulës nga Grupi i Korçës dhe bisedat me Premten çuan në formimin e grupit të tyre.
Grupi u bashkua në sajë të revoltës ndaj padrejtësive, më 1935 rrahën drejtorin e shkollës sepse e akuzonin për padrejtësi. Revoltë kjo që çoi në përjashtimin e 20 nxënësve, që iu dha jo vetëm një profil, por edhe solidaritet për t'u bashkuar. Gjer më 1939 nuk kishin lidhje organike dhe as veprimtari mirëfilli të përbashkëta me grupimet e tjera komuniste. Përkthenin në shqip dhe lexonin Marksin, Engelsin, Lenin, madje edhe Trockin sepse nuk kishin dijeni se ishte i ndaluar.
Në këtë grup kishte një prani të rëndësishme elementi kosovar që kishin shkuar në Shqipëri për t'u shkolluar. Kjo vinte prej shijes që u kishte lënë denoncimi i traktatit të Londrës nga ana e Leninit si dhe iluzioni se Bashkimi Sovjetik do të ishte zgjidhja e çështjes kombëtare[1].
Burime
Redakto- ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 170-171. ISBN 978-9828-106-38-4