63°49′38″N 20°16′5″E / 63.82722°N 20.26806°E / 63.82722; 20.26806

Muzeu i fotografuar në mars 2014

Guitars – the Museum është një muze që ndodhet në qendër të qytetit Umeå, në Suedi. Muzeu është i vendosur në një ndërtesë me tulla që më parë ishte shkolla Vasaskolan. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1904.[1] Muzeu ndan hapësirat me një klub roku, një restaurant, një dyqan muzike. Muzeu u hap në fund të janarit të vitit 2014, me rastin e inaugurimit të Umeås si Kryeqytet Evropian i Kulturës.

Muzeu vepron si ndërmarrje e përbashkët e drejtuar nga njerëzit që udhëheqin edhe dyqanin e muzikës, 4Sound, dhe klubin e rokut, Scharinska, (i cili mbajti emrin edhe pas zhvendosjes nga Scharinska villan në Vasaskolan),[2] që gjithashtu janë investues në muze.[3][4] Bashkia e Umeås ka mbështetur ndërmarrjen e muzeut përmes renovimit dhe adaptimit të hapësirave,[5] dhe me me bashkëfinancim vjetor prej 2.4 milion krunave Suedeze gjatë viteve 2014 dhe 2015.[6]

Koleksionet

Redakto

Koleksionet e muzeut përbëhen kryesisht nga kitara elektrike të viteve 50-ta dhe 60-ta, si dhe një koleksion më i vogël i bas kitarave elektrike, përforcues dhe vegla të tjera të lidhura me historinë e kitarave elektrike. Koleksioni ështa mbledhur nga vëllezërit Mikael dhe Samuel Åhdén, që nga vitet 70-ta; sidoqoftë, koleksioni nuk ka qenë i paraqitur për publik derisa u hap muzeu.[7]

Në mesin e kitarave më të veçanta të koleksionit, aty është edhe një Gibson Flying V e viti 1958 , Les Paul e vitit 1960 dhe një Fender Broadcaster e vitit 1950. Me një total prej mbi 500 kitarash, muzeu ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare,[8] dhe është përshkruar si më i madhi i tillë në botë.[9]

Përveç koleksioneve të vetë muzeut, muzeu ka edhe një dhomë për ekspozita të përkohëshme. Për të shënuar hapjen, në muze u shfaq ekspozita Umeå - The European capital of hardcore 1989-2000 nga Folkrörelsearkivet (arkivi i lëvizjes popullore)[10]

Referime

Redakto
  1. ^ 2014 Capital of Culture: highlights of Umeå, Sweden, Telegraph, retrieved 6 May 2014
  2. ^ "Nöjespalatset Scharinska flyttar". SVT. Marrë më 2014-03-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Gitarrmuseet skruvar upp volymen". Umea2014.se. 2013-08-29. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2014. Marrë më 2014-03-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Guitars - the Museum, webbsida". Marrë më 2014-03-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "18 milj kr för musik i Vasaskolan". Umeå kommun. 2013-03-25. Marrë më 2014-03-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Gitarrmuseum blir ett unikt besöksmål i Umeå". Umeå2014.se. 2012-12-19. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2014. Marrë më 2014-03-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Den hemliga gitarrsamlingen" (në suedisht). Umea.se. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2014. Marrë më 2014-03-21.
  8. ^ "Guitars - The Museum opens in Sweden". British Airways. Marrë më 2014-03-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Worlds largest guitar museum". Esquire. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2014. Marrë më 2014-03-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Umeås Hardcore tar plats på museum" (në suedisht). Västerbottens Kuriren. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2014. Marrë më 2014-03-21.

Lidhje të jashtme

Redakto