Guri i Gjeranave (malazisht: hrid Ðeran[1]) është një ishull i vogël që gjendet 2,2 milja në juglindje të kepit të Gjeranave dhe një milje nga toka më e afërt, gjëgjsisht nga Plazhi i Madh.

Guri i Gjeranave
Emri lokal: hrid Ðeran
Guri i Gjeranave pranë Plazhit të Madh (djathtas poshtë)
Gjeografia
VendndodhjaDeti Adriatik
Koordinatat41°53′02.6″N 19°16′28″E / 41.884056°N 19.27444°E / 41.884056; 19.27444
Shteti
KomunaStampa:Country data Ulcinj Ulqin

Këtë lokalitet zhytësit e quajnë vendin e amforave të fundosura, detarët varrezë e anijeve, ndërsa peshkatarët habitat të guacave dhe të shumë llojeve të çmueshme të peshkut (siç janë llojet: dental, kocë, levrek, peshk guri, etj.). Detarët e anijeve me vela thonë që duhet pasur shumë kujdes gjatë lundrimit tek Guri i Gjeranave dhe cekëtina Ceke, në jugperëndim nga ky shkëmb. Sepse, akvatoriumi është në tërësi i ekspozuar të gjithë erërave dhe valëve të detit të hapur. Guri i Gjeranave nga shekulli 16 deri tek shekulli 18, piratëve të Ulqinit i ka shërbyer si vend i përshtatshëm nga ku janë nisur në sulm në anijet të cilat kalonin në këtë pjesë të Adriatikut jugor.

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).