Gurrëza
Gurrëzë ose Gurrëz (greqisht: Άνω Παλιοκκλησίου/Áno Paliokklisíon) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Γκούρζα/Gkoúrza.[1]
Gurrëzë
Άνω Παλιοκκλησίου | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Gurrëzjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Gurrëza kufizohet me Koqinistën, nga jugu me Sollopinë, nga juglindja me Çiflikun i Gurrëzës dhe nga perëndimi me Picarin.
Para Luftës së Dytë Botërore, Gurrëzë kishte këto lagje: Met’hatë dhe Muratatë (emrat e dy vëllezërve që themeluan fshatin).[2]
Toponimet të fshatit Gurrëzë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Ahuret - arë, në J.
- Arat e Burimeve - ara ku ndodhen dhe dy burime, në J.
- Bexharjoi - bregore, në P.
- Biraçet - trolli i fisit të shuar të Biraçenjëve, në qendër.
- Birat e Dhelprës - bira ku fshiheshin dhelpra, në J.
- Bot’ e Bardhë - vend ku dheu është i bardhe, në J.
- Bot’ e kuqe - vend ku dheu është i kuq, në V.
- Bozhanika - pllajë, në JL.
- Bregu Çumbjes - breg, në J.
- Bregu Diles - breg, në P.
- Bregu Goçës - breg, në J.
- Bregu Llapos - breg, në L.
- Bregu Mushit - breg, në VL.
- Bregu Spartes - breg, në V.
- Bregu Ullires - breg, në P.
- Brrigjeza - kodër, në qendër. Aty i binin daulles në ramazan.
- Burimet - ara ku ndodhen disa burime, në V.
- Burimi Shpatëzës - burim, në L.
- Çolojani - kulmi i malit të Govozit, mali i fshatit, në VL.
- Çumanot - ara, në J.
- Çumbje/a - pllajë, kullotë, në V.
- Dila - arë, në P.
- Dilet – vend ku ndodhen varret e fshatit, në P.
- Dokrrani - ara, në L.
- Dràgall/i - kodër midis fshatit.
- E frrira - kullotë, në P.
- Egjëra - arë e gjërë, në J.
- Fiqet - arë, në J.
- Folej’ e Ipjeve - fole shqiponjash në mal të Govozit, në VL.
- Fushëmadhe/a - ara, në P.
- Gazaku - kullotë, në L.
- Gërmadhat - ara, në J.
- Gocat - ara, në J.
- Govoza - shpella në rrëzën e malit, në L.
- Grop’ e Diles - vend gropë, në VL.
- Gropështet - ara, në VL.
- Guret e Elimeve - tre gurë të mëdhenj, në VL. Elimët, fis pellazgoilir që kanë banuar në Çamëri e Labëri.
- Haliqet - ara, në J.
- Kaçot - ara, në J.
- Kaliv’ e Pulos - livadh, në P.
- Kallamaqet - gërmadha, në JP.
- Kasmaqet - ara, në P.
- Kashtoret - are në grykë, në J.
- Kazaqet - kullotë, në VL.
- Klisha - sot topogërmadhë, në P.
- Kodraz - kodër, në J.
- Kokomaret - ara në grykë, në J.
- Konopicat – ara, në J.
- Kopështi Dalos - kopësht i fisit të shuar të dalenjëve, në L.
- Kopësht i Bardhit - arë, në J.
- Kopështi Sipërm - kopësht, në P.
- Kroi Gurrëzës - krua, në qendër.
- Kroi Halqizës - krua, në V.
- Kroi Kalamajt - krua, në J.
- Kroi Kallamoqit - krua, në J.
- Kroi Klishës - krua pranë një kondizme, në P.
- Kroi Polos - krua, në V.
- Kroi Rrepeve - vend ku ndodhen rrepe të mëdhenj dhe 7 kroje.
- Kroi Vogël - krua, në qendër.
- Kroi Vulistrës - krua, në J.
- Kuria - baçë me ullinj, në J.
- Lelot - ara, në L.
- Lem’ e Gurtë - ara, në J.
- Lem’ e Hallaxhos - lëm, në P.
- Lem’ e Miçkës - lëm i gurtë, në V.
- Lem’ e Moçit - kodër ku mbi të ndodhet një lëm, në P.
- Lëmza - hajsomer në qendër të fshatit ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduar, pranë kroit Gurrëzës ku ndodhet një rrap i madh.
- Lisat - ara, në J.
- Llakat - pllajë e gropa, në VP.
- Llak’ e Kocenit - ara, në P.
- LIak’ e Merxhanit - baçë, në P.
- Llak e Shurisë - grykë ku ndodhen dhe disa ara, në P.
- Mali Math - mal mbi fshat, në L.
- Mali Govozit - mal i fshatit, në L.
- Mallakastrat - pyll e ara, në P.
- Maricat - ara, në V.
- Marinëza - arë, në L.
- Mejtepi - ish shkolla fillore turke patra 1912-ës, e kthyer në greqisht pas pushtimit të Çamërisë nga Greqia.
- Papaçika - shesh në mal, në L.
- Parasporet - vend ku ndodhen varre të fshatit, afër qendrës.
- Pllaej’ e Duros - pllajë, në V.
- Prroi Çumanos - përrua, në J.
- Prroi Gërdhave - përrua, në P.
- Prroi Vogël - përrua që kalon midis fshatit.
- Pusi Fiqeve - puse e ara, në J.
- Pusi Fushmëdhave - ara, në J.
- Pusi Govozit - pus në malin e Govozit për cilin legjenda tregon: "Në malim e Govozit ndodhet një pus. Ish muaji maj kur aty pranë dy vëllezër po qethnin dhëntë. Kur jashtë kopesë u dëgjua një blegërimë si e deles. Ai ishte shejtani, që kërkonte të bënte keq te njeriu. Vëllai math e urdheroi të vogëlin që të dilte jashtë vathës dhe të shikonte për një dele që ishte këputur nga kopeja dhe ta sillte në vathë. Shkoi i vëllai dhe mbasi nuk pa gjë u kthye e filloi përsëri të qethte. Por sa filloi gërshërën e parë u dëgjua përsëri blegërima e deles. Përsëri vëllai madh e dërgoi të vogëlin, por prap ai u kthye te vëllai dhe i thotë se nuk shoh gjë. Vëllai i math mori inat dhe e goditi me gërshërë e cila e mori në bark dhe ai u shtri i vdekur përtokë. Ç’bën tani vëIlai madh: E mori vëllain e vdekur dhe e hodhi në një pus, dhe mbi të hodhi edhe leshin e dhëne hodhi dhe gurë dhe e vulosi pusin. Vëllezërit quheshin Gjon dhe Gjin. E motra e tyre bëhet qyqe dhe vajton Gjon, Gjon… Pusi i Govozit gjatë dimrit ujët e nxjerr jashtë, ndërsa në verë e humbet".
- Qaf’ e Brigjes - qafë, në V.
- Qaf’ e Verreve Jorganit - qafë kodrinore ku ndodhen varre të vjetër. Aty janë zbuluar pjata, çibukë dhe qypa prej balte të lashtë.
- Rripat e Glatë - ara, në L.
- Sterra - kullotë, në V.
- Shkall’ e Mjalcës – shkallë shkëmbore që të çon në mal, në L.
- Shkallëzat - bokërrima e bardhë, në L.
- Shkembi Alldashit - shkëmb i madh, në V.
- Shkembi Beqirit - shkëmb, në P: Aty është vrarë njëfarë Beqiri në kohën e Ali P. Tepelenës.
- Sparta - faqe mali, në L.
- Shtrung e Matos - shtrungë e gurtë, në P.
- Traparéja - ara, në V.
- Tre Rrepet – tre rrepe shekullorë në forme pirostie, në qendër.
- Ura e Idrizit - urë e gurtë me hark qe lidh Gurrëzën me Picarin, Sollopinë, Sklavin. Ështe mbi përroin e Kolokaqit, në P.
- Vakëfe - ara, në J.
- Vathi Gurit - vath në mal, në L.
- Verret e Jorganit - varret e vjetër të fshatit, në P.
- Verret e Vathit Bardhit - kullotë në mal, në L. varret janë rrafshuar dhe nuk duken.
- Vështi Çufit - ara, në J.
- Vodat - rrëzë mali, në J.
- Xhamia e Gurrëzës - xhami, në qendër.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Gurrëzë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
Alushenj, Ganenj, Koçenj, Malenj, Moçenj, Muhtarenj, Nuredinenj, Qemalenj, Rakipenj, Zizërit (fisi Zizi dhe Koçenj janë të krishtera shqiptare, të tjerat myslimane shqiptare) dhe Biraçenj - fis i shuar.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Gkoúrza - Áno Paliokklisíon
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 52.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 52-55. Treguan: Mahmut Hisni Alushi, vjeç 50, nëpunës, me arsim 7 vjeçar, nga fshati Gurrëzë të Filatit, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Rrogozhinë. Rrogozhinë, me 30.5.1973.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 52