Picari (Filat)
Picar (greqisht: Αετός/Aetós) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Πιτσάριον/Pitsárion.[1]
Picar
Αετός | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 141 |
Emri i banorëve | Picarjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Picari kufizohet me Karjanin, nga jugu me Pjadhulin, nga lindja me Gurrëzën dhe nga perëndimi me Galbaqin. Para Luftës së Dytë Botërore, Picar kishte këto lagje: Çuka, Dervenatë dhe Xhamija.[2]
Toponimet të fshatit Picar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Apòlova - fushë, në V.
- Ar’ e Muratit - arë, në V.
- Armadhë - arë, në J.
- Arplaka - ara, në V.
- Arat e Halilit - ara, në V.
- Baxharrnjoi – breg, në L.
- Baxharòi – mal, në P.
- Bogazi - grykë përroi ku ndodhet dhe një kala, në VL.
- Bokrrimat e Kallénje – bokërrima, në L.
- Bokërrimat e Memkos – Bokërrima, në L.
- Bokërrimat e Muzhakut – bok, në L.
- Bònjo/ua - faqe mali, në L.
- Bostan e Hakiut - vreshta të vjetra, në L.
- Bot e Bardhë - vend ku dheu është i bardhe, në L.
- Bregdashi – breg në mal, në V.
- Bregu i Fierit – breg, në L.
- Bregu Grihes – pyIl, në L.
- Bregu i Kaçit – breg, në V.
- Bregu Kokomares – breg, në V.
- Bregu Kopanit – breg, në L.
- Bregu Kuqlave - bregore që e ka dheun të kuq, në V.
- Bregu i Mesëm – breg, në L.
- Bregu Spartiles – breg, në L.
- Burimi - burim, në L.
- Burim i Apòlovës - burim në fushe, në P.
- Burim i Danit - burim, në V.
- Burim i Klishës – burim, në J.
- Burim i Shenit – burim, në L.
- Burim i Shpellës – burim, në P.
- Çezm’ e Bafukës - krua i fshatit, në qendër.
- Çezm’ e Gurrës - gurrë uji në një përrua, në qendër.
- Çezm’ e Kristos - krua, në V.
- Çuka - kodër ku binte daullja në muajin e ramazanit, në P. Aty ka dhe rrënoja shtëpijash të vjetra.
- Çukëleka – mal, në P.
- Dardhëza - vend fushë, në V.
- Dulgë/a - mal i Picarit, në V.
- Dhés/i – ara, në L.
- Fiqt e Kaçamatit — arë në mal, në V.
- Foleja - pyll, në L.
- Fundi Kunjit – fushë, në P.
- Fushmadha – fushë, në L.
- Gërdhua - vend grykë ku kalon një përrua.
- Glemacidhë/a - pyll e kullotë, në L.
- Gorric’ e Muhtarit - ar’ e madhe, në V.
- Grav’ e Madhe – shpellë, në V.
- Grav’ e Shkallës - sterrë në dhe, në V.
- Gravat e Eminit - breg shkëmbor, në V.
- Griva - vreshta, në L.
- Gropa - pyll, në L.
- Gurra - krua, në V.
- Kaçet - arë, në mal, në P.
- Kalivj’ e Dërrasave - pyll, në L.
- Këmb’ e Birës - këmbë mali ku ndodhet një birë, në P.
- Këmb’ e Picarit - këmbë mali, në P.
- Kërcël/a - arë, në fushë, në L.
- Klish’ e Shënkollës - gërmadhë klishe, në L.
- Kololaqe – ara, në L.
- Kololaq/i - përrua, në L.
- Kondo/i (kondua) – kullotë, në mal.
- Konistica – fushë, në L.
- Kopra - arë në mal, në P.
- Kordhoni - kullotë në mal, në L.
- Kroi Bafukës – krua, në L.
- Kroi Kristos – krua, në L.
- Kroi i Qafës – krua, në J.
- Kroi Shurdhër - krua, në L.
- Kroi Thatë – krua, afër qendrës.
- Kroi Xhafos — krua, afër qendrës.
- Kroi Xhamisë - krua pranë qendrës.
- Kroi Zanatit — krua, në L. Këtu ka qenë dikur një lagje.
- Kuqëla - arë, në P.
- Lefkardha - vend ku dheu është i bardhë, në L.
- Lera – faqe, mali, në P.
- Lëm i Mogilës – lëm, në P.
- Lëm i Rrahut – lëm, në L.
- Lisat e Pjadhulit - kodër në fushë, në L.
- Lis i Dalanet - lis shekullor në mal, në P.
- Liturvija - mulli vaji, në qendër.
- Llakat e Mesme - vend gryke, në L.
- Llakat e Sali Mehmetit - ara, në J.
- Mafuka - faqe mali, në L.
- Magjipa – ara, në L.
- Mal i Picarit - mal i fshatit të Picarit, në V.
- Manastiri - gërmadhë, në L.
- Mesoraqi – pyll, në P.
- Mëni Hamitit - ara e kullota, në L.
- Monej’ e Azem Xhixhit - mone bagëtish, në P.
- Monej’ e Gjalpenjet - mone bagëtish, në P.
- Monej’ e Kallenje – mone bagëtish, në L.
- Mulliri Bogazit - mulli në rrëzë e fshatit, në L.
- Mulliri Mehmet Hasanit - mulli që bluan drithëra, në L.
- Mulliri Shaban Jahjait — itiulli bloje, në L.
- Mullit e Picarit — 4 mullinj që bluanin drithëra, në V.
- Muzhoku – kullotë, në VL.
- Nënëfshata — fushë
- Pilli Ali Kasos – pyll, në L.
- Pilli Mameçit – pyll, në V.
- Pilli Shenit – pyll, në V.
- Prroi Bogazit – përrua, në L.
- Prroi Gërdhos – përrua, në L.
- Prroi Qafkartave - përrua, në L.
- Prroi Rrumbalave - ara midis prrojesh, në V.
- Prroi Bogazit - përrua, në V.
- Prronje - pyll, në L.
- Psakareja - brinjë mali me sfaka, në L.
- Pus i Kondisticës - pus, në V.
- Qaf’ e Mogilës - qafë kodrinash, në P.
- Qaf’ e Ngalcit - qafë, në L.
- Qaf’ e Shelqit - qafë mali, në V.
- Qafa Vilete - qafë mali, në V.
- Qafkarta – pyll, në L.
- Qiure - ara, në P.
- Qiuri Mertit – varr, në J.
- Rigoni – krua.
- Rrapeza - ara, në L.
- Rrap i Karjanit - rrap shekullor, në V.
- Rrepet e Shaban Jahjait - rrepe e ara, në J.
- Rrëz’ e Çukës - kodër, në P.
- Rrëz’ e Malit - rrëza e malit të Picarit, në V.
- Rrubala - ara në një vend gropë, në P.
- Rrug’ e Filatit – rrugë që të çon në Filat, në P.
- Rrug’ e Karjanit - rrugë që të çon në Karjan, në V.
- Rrug’ e Pjadhulit - rrugë që të çon në Pjadhul, në J.
- Stànas/i – breg, në V.
- Stan i Paskalit – pyll, në V.
- Stan i Plakut – stan i vjetër me gurë, në V.
- Stan i Sallatës - stan i vjetër me gurë, në P.
- Stan i Sulit – stan, në V.
- Stathanasi – bregore, në L.
- Sterr’ e Madhe - sterrë e madhe e thellë në mal, e cila mbante ujë, në P.
- Shëndëlliu - kullotë, në VL.
- Shkall’ e Zorjanit - grykë shkëmbore, në P. Mbi këtë ndodhet një kala iliro veneciane.
- Shkallëza - vend grykë midis malesh, në VP.
- Shkëmbëza - bregore, në L.
- Shpella - shpellë në mal, në P.
- Shtëpi e Dikos - gërmadhë në mal, në L.
- Shtrunga e Çarrovakos - shtrungë e gurtë, në V.
- Shtrung’ e Lazit - shtrungë e gurtë, në V.
- Shtrung’ e Miçonit - shtrungë, në P.
- Ur’ e Idrizit - urë e vogël kanali, në J.
- Ur’ e Kolaqit - urë mbi një përrua, në JP.
- Urat - ara, në L.
- Variket e Picarit - kullotë, në L.
- Varikoi - moçal, në J.
- Vàrreza - varrezat, në L.
- Varr i Plakanures - varr i vjetër, në L.
- Varret e Jorganit – varre, në L. Aty më 1940 u therrën barbarisht nga grekët Lemo Binua dhe Sulejman Bilali. Si propagandista të ideve shqiptare.
- Vërculë/a - moçal.
- Vreshtat e Kuqlës – vreshta, në P.
- Vreshtat e Poshtëme – vreshta, në L.
- Vreshtat e Sipërme - vreshta, në P.
- Xhamia e Begate – xhami, në V.
- Xhamia e Madhe.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Picar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
Begàtë, Dalpéjtë, Demkàtë, Gorrátë, Halilenjtë, Haskátë, Hepátë, Kaleshàte (sot Nuhénj), Kallénjë, Malasénjtë, Memkátë, Musénjtë dhe Zejnatë (sot Kasëmi). Kështu i numuron sot brezat e tij Servet Kasëmi nga Picari: Sajmir (Miri), Petrit, Servet, Kaso beu, Pasho, Beqir, Pasho dhe Plakanuri.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Pitsárion - Aetós
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 98.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 98-101. Treguan: 1) Sami Abaz Kasëmi. Hoxhë, nga Picari i Filatit. 67 vjeç, me banim në Fier. 2) Selim Nuhu. 64 vjeç, nga Picari i Filatit. banon në Fier. Fier, 1973.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 98.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Greqisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |