Pjadhuli
fshat në Greqi
Pjadhul (greqisht: Πηγαδούλια/Pigadhoúlia) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Pjadhul
Πηγαδούλια | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 133 |
Emri i banorëve | Pjadhulot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Pjadhul kufizohet me Picarin, nga jugu me Dolanin, nga lindja me Sklavin, e Sollopinë dhe nga perëndimi me lumin Kalama.
Toponimet të fshatit Pjadhul:[1]
- Ajorgji - gërmadhë e një manastiri në L.
- Arat e Zalushit - ara, në P.
- Bathistra – ara në një bregore që mbillej bathë, në L.
- Bërrameja - mone bagëtish, në JL.
- Bira - vrimë të Shkalla e Zorjanit, nis lartë te kalaja dhe del në lumin Kalama, në VL.
- Bregu Çeflikut – breg, në P.
- Bregu Husos – breg, në P.
- Bregu Idrizit – breg, në P.
- Bregui Kolaqit – breg, në L.
- Bregu Palambelit – breg, në P.
- Bregu Sorrës - breg, në L.
- Brigja - ara e livadhe në faqe mali, në L.
- Brigjet e Xhamisë - kullota, vakëf xhamie, në JP.
- Brucameja - vend grykë, kullotë, në L.
- Buharija - shkëmb me një zgavër në VP.
- Burime - burime, në P.
- Burim i Mustafait – burim, në L.
- Burim i Zargocës – burim, në P.
- Dhafnareja - pyll me dafina, në JL.
- Filice – ara, në L.
- Fiqt e Haxhilerëve - ara ku ka fig, në L.
- Folej’ e Ulkut - zgavër ku ka qenë strehuar dikur ujku, në VP.
- Fush’ e Vogël - arë e vogël, në L.
- Fushmadha – fushë në P.
- Gamine - shkëmbenj e kullotë në P.
- Grav e Gamines – shpellë, në L.
- Grav’ e Màloshit - shpellë, në L.
- Grav’ e Qilisë - shpellë, në L.
- Grihet - ara, në P.
- Grik’ e Shkallës Zorjanit - grykë shkëmbore, midis kalon lumi i Kalamajt, në V.
- Gropa e Malit - vend gropa, në P.
- Helmi - arë në J.
- Hasanëla - arë, në J.
- Kalaja e Shkallës Zorjanit - kala në një breg shkëmbor, me të djathtë të bregut të lumit Kalamajt, në L.
- Këmb’ e Birës - këmbat e Shkallës Zorjanit ku ndodhet një birë që prej kalaje zbret në buzën e lumit Kalama. Brënda në këtë birë zbrisnin ushtarët venecianë për të mbushur ujë në lumin e Kalamajt, në L.
- Këmbat e Shkallës – Këmbat e Shkallës Zorjanit, në L.
- Klisha – kishë, në qëndër.
- Klish’ e Zagorcës – kondizmë në P.
- Kololaqi - luginë në të cilën kullojnë ujrat e fshatrave Picar, Pjadhul e Sollopi, në L. Këtu krimineli grek i dëgjuar Delianaqi, më 1913 ka therur dy picarjotë: Rexhep Shuro Taren dhe Vejp Emin Zanen.
- Kroi Abedinit - krua, në P.
- Kroi Brigjes - krua në rrëzën e një bregore, në VL.
- Kroi Sorrës – krua, në një bregore, në VL.
- Kroi Zagorcës – breg, në P.
- Lëm i Asllanit - lëm, në L.
- Lëm i Jorgos - vend ku ndodhet një gërmadhë e një shtëpije të vjetër, në L.
- Lëni i Pirushet – lëmë, në L.
- Lisat e Pjadhulit - 2 lisa të mëdhenj, në L.
- Lumi Kalamajt - lumi Kalamajt, në JL.
- Luvadhi Xhamisë – livadh, vakëf i xhamisë në L.
- Llahanaja – fushë në VL.
- Lluca – are, në J.
- Makri - këmbë e gjatë mali, në V.
- Malash/i - kodër shkëmbore, në P.
- Manastiri - gërmadhë manastiri, në L.
- Mesorova - arë në bregore, në P.
- Mulliri Erës - gërmadhë e një mulliri ere në VL, në afërsi të kalasë së Shkallës Zorjanit.
- Mulliri Llahanait – gërmadhë, në L.
- Palambele – ara, në L.
- Perivoli Tahirit - ara e ullinj, në P.
- Pilli Cërmënxeles (pyll i përceve), në P.
- Pilli Mustafait — pyll, në L.
- Pilli Shënthanasit – pyll, në L.
- Prroi bi Mullira - përrua ku ndodhen gërmadha mullinjsh, në L.
- Prroi Mesorovës – përrua, në L.
- Prroi Spitharit – përrua, në L.
- Pus i Met Jupes - pus i ndërtuar me gurë, në L.
- Pus i Xhixhos - pus i vjetër, në L.
- Qaf’ e Latifit - faqë, në JL.
- Qaf’ e Malashit - qafë, në L. Këtu fshatarët nxirrnin gurë të bardhë për të ndërtuar shtëpija.
- Qaf’ e Turqve - qafë, në P.
- Qaf’ e Varvarës - qafë, në P.
- Qafgamineza – qafë, në P.
- Qafqilija - qafë shkëmbore, në VP.
- Qosëla - arë,në P.
- Qoshqet - gërmadhë, në L.
- Rrug’ e Picarit - rruga që të çon në fshatin e Picarit, në V.
- Rrug’ e Sklavit - rrugë që të çon në Sklav, në J.
- Sorrëza - kodra më e lartë në fshatin e Pjadhulit, në VP.
- Spithari - spithar, në L.
- Stan i Vjetër - vësht me ullinjku ndodhet dhe një stan, në JL.
- Shënthanasi - kodër e veshur me pyll dhe me një kala të vjetër, në L.
- Shkallëza - kodër shkëmbore në P.
- Shënvarvara - manastir i rrënuar në P.
- Shkëmb i Zargocës – shkëmb, në VP.
- Ura e Hoxhës - urë, në L.
- Ura e Kololaqit - urë që lidh Pjadhulin me Filatin e Picarit.
- Ura e Tafeqit - urë që lidh Pjadhulin me Picarin.
- Varr i Musliut - varr, në P.
- Varr i Kapetanit — varr i vjetër, në P.
- Vau i Dòlanit - va lumi që kalon për në Dolan, në J.
- Vau i Vjetër - va lumi i vjetër që s’shërben më, në J.
- Varret e Xhamisë - varre brënda murit rrethues të xhamisë, në fshat.
- Vradhetat - pyll, në L.
- Vulistiare - vend i vithisur me pyll, në P.
- Zargoca - ara në gropë, në P.
- Zokl’ e Hasan Omerit – arë, në JL.
- Xhamija e fshatit - xhami e Pjadhulit, në qendër.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Galbaq:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
Bejdatë, Beçéj, Idritzénj (sot me banim në Turqi), Jupénj, Lazénj, Pirushé, (nga Piro), Rushanénj dhe myslimanë. Ndërsa: Baçenj, Çojénj, Dhimitrénj, Mandellàtë, Nashénj, Tashénj, Tolàtë, Stavrénj, Shanénj, Sholinj dhe Zisénj janë të krishterë.