Picari (Filat)

fshat në Greqi
(Përcjellë nga Picari)

Picar (greqisht: Αετός/Aetós) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Πιτσάριον/Pitsárion.[1]

Picar
Αετός
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej141
Emri i banorëvePicarjot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Picari kufizohet me Karjanin, nga jugu me Pjadhulin, nga lindja me Gurrëzën dhe nga perëndimi me Galbaqin. Para Luftës së Dytë Botërore, Picar kishte këto lagje: Çuka, Dervenatë dhe Xhamija.[2]

Toponimet të fshatit Picar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Apòlova - fushë, në V.
  • Ar’ e Muratit - arë, në V.
  • Armadhë - arë, në J.
  • Arplaka - ara, në V.
  • Arat e Halilit - ara, në V.
  • Baxharrnjoi – breg, në L.
  • Baxharòi – mal, në P.
  • Bogazi - grykë përroi ku ndodhet dhe një kala, në VL.
  • Bokrrimat e Kallénje – bokërrima, në L.
  • Bokërrimat e Memkos – Bokërrima, në L.
  • Bokërrimat e Muzhakut – bok, në L.
  • Bònjo/ua - faqe mali, në L.
  • Bostan e Hakiut - vreshta të vjetra, në L.
  • Bot e Bardhë - vend ku dheu është i bardhe, në L.
  • Bregdashi – breg në mal, në V.
  • Bregu i Fierit – breg, në L.
  • Bregu Grihes – pyIl, në L.
  • Bregu i Kaçit – breg, në V.
  • Bregu Kokomares – breg, në V.
  • Bregu Kopanit – breg, në L.
  • Bregu Kuqlave - bregore që e ka dheun të kuq, në V.
  • Bregu i Mesëm – breg, në L.
  • Bregu Spartiles – breg, në L.
  • Burimi - burim, në L.
  • Burim i Apòlovës - burim në fushe, në P.
  • Burim i Danit - burim, në V.
  • Burim i Klishës – burim, në J.
  • Burim i Shenit – burim, në L.
  • Burim i Shpellës – burim, në P.
  • Çezm’ e Bafukës - krua i fshatit, në qendër.
  • Çezm’ e Gurrës - gurrë uji në një përrua, në qendër.
  • Çezm’ e Kristos - krua, në V.
  • Çuka - kodër ku binte daullja në muajin e ramazanit, në P. Aty ka dhe rrënoja shtëpijash të vjetra.
  • Çukëleka – mal, në P.
  • Dardhëza - vend fushë, në V.
  • Dulgë/a - mal i Picarit, në V.
  • Dhés/i – ara, në L.
  • Fiqt e Kaçamatit — arë në mal, në V.
  • Foleja - pyll, në L.
  • Fundi Kunjit – fushë, në P.
  • Fushmadha – fushë, në L.
  • Gërdhua - vend grykë ku kalon një përrua.
  • Glemacidhë/a - pyll e kullotë, në L.
  • Gorric’ e Muhtarit - ar’ e madhe, në V.
  • Grav’ e Madhe – shpellë, në V.
  • Grav’ e Shkallës - sterrë në dhe, në V.
  • Gravat e Eminit - breg shkëmbor, në V.
  • Griva - vreshta, në L.
  • Gropa - pyll, në L.
  • Gurra - krua, në V.
  • Kaçet - arë, në mal, në P.
  • Kalivj’ e Dërrasave - pyll, në L.
  • Këmb’ e Birës - këmbë mali ku ndodhet një birë, në P.
  • Këmb’ e Picarit - këmbë mali, në P.
  • Kërcël/a - arë, në fushë, në L.
  • Klish’ e Shënkollës - gërmadhë klishe, në L.
  • Kololaqe – ara, në L.
  • Kololaq/i - përrua, në L.
  • Kondo/i (kondua) – kullotë, në mal.
  • Konistica – fushë, në L.
  • Kopra - arë në mal, në P.
  • Kordhoni - kullotë në mal, në L.
  • Kroi Bafukës – krua, në L.
  • Kroi Kristos – krua, në L.
  • Kroi i Qafës – krua, në J.
  • Kroi Shurdhër - krua, në L.
  • Kroi Thatë – krua, afër qendrës.
  • Kroi Xhafos — krua, afër qendrës.
  • Kroi Xhamisë - krua pranë qendrës.
  • Kroi Zanatit — krua, në L. Këtu ka qenë dikur një lagje.
  • Kuqëla - arë, në P.
  • Lefkardha - vend ku dheu është i bardhë, në L.
  • Lera – faqe, mali, në P.
  • Lëm i Mogilës – lëm, në P.
  • Lëm i Rrahut – lëm, në L.
  • Lisat e Pjadhulit - kodër në fushë, në L.
  • Lis i Dalanet - lis shekullor në mal, në P.
  • Liturvija - mulli vaji, në qendër.
  • Llakat e Mesme - vend gryke, në L.
  • Llakat e Sali Mehmetit - ara, në J.
  • Mafuka - faqe mali, në L.
  • Magjipa – ara, në L.
  • Mal i Picarit - mal i fshatit të Picarit, në V.
  • Manastiri - gërmadhë, në L.
  • Mesoraqi – pyll, në P.
  • Mëni Hamitit - ara e kullota, në L.
  • Monej’ e Azem Xhixhit - mone bagëtish, në P.
  • Monej’ e Gjalpenjet - mone bagëtish, në P.
  • Monej’ e Kallenje – mone bagëtish, në L.
  • Mulliri Bogazit - mulli në rrëzë e fshatit, në L.
  • Mulliri Mehmet Hasanit - mulli që bluan drithëra, në L.
  • Mulliri Shaban Jahjait — itiulli bloje, në L.
  • Mullit e Picarit — 4 mullinj që bluanin drithëra, në V.
  • Muzhoku – kullotë, në VL.
  • Nënëfshata — fushë
  • Pilli Ali Kasos – pyll, në L.
  • Pilli Mameçit – pyll, në V.
  • Pilli Shenit – pyll, në V.
  • Prroi Bogazit – përrua, në L.
  • Prroi Gërdhos – përrua, në L.
  • Prroi Qafkartave - përrua, në L.
  • Prroi Rrumbalave - ara midis prrojesh, në V.
  • Prroi Bogazit - përrua, në V.
  • Prronje - pyll, në L.
  • Psakareja - brinjë mali me sfaka, në L.
  • Pus i Kondisticës - pus, në V.
  • Qaf’ e Mogilës - qafë kodrinash, në P.
  • Qaf’ e Ngalcit - qafë, në L.
  • Qaf’ e Shelqit - qafë mali, në V.
  • Qafa Vilete - qafë mali, në V.
  • Qafkarta – pyll, në L.
  • Qiure - ara, në P.
  • Qiuri Mertit – varr, në J.
  • Rigoni – krua.
  • Rrapeza - ara, në L.
  • Rrap i Karjanit - rrap shekullor, në V.
  • Rrepet e Shaban Jahjait - rrepe e ara, në J.
  • Rrëz’ e Çukës - kodër, në P.
  • Rrëz’ e Malit - rrëza e malit të Picarit, në V.
  • Rrubala - ara në një vend gropë, në P.
  • Rrug’ e Filatit – rrugë që të çon në Filat, në P.
  • Rrug’ e Karjanit - rrugë që të çon në Karjan, në V.
  • Rrug’ e Pjadhulit - rrugë që të çon në Pjadhul, në J.
  • Stànas/i – breg, në V.
  • Stan i Paskalit – pyll, në V.
  • Stan i Plakut – stan i vjetër me gurë, në V.
  • Stan i Sallatës - stan i vjetër me gurë, në P.
  • Stan i Sulit – stan, në V.
  • Stathanasi – bregore, në L.
  • Sterr’ e Madhe - sterrë e madhe e thellë në mal, e cila mbante ujë, në P.
  • Shëndëlliu - kullotë, në VL.
  • Shkall’ e Zorjanit - grykë shkëmbore, në P. Mbi këtë ndodhet një kala iliro veneciane.
  • Shkallëza - vend grykë midis malesh, në VP.
  • Shkëmbëza - bregore, në L.
  • Shpella - shpellë në mal, në P.
  • Shtëpi e Dikos - gërmadhë në mal, në L.
  • Shtrunga e Çarrovakos - shtrungë e gurtë, në V.
  • Shtrung’ e Lazit - shtrungë e gurtë, në V.
  • Shtrung’ e Miçonit - shtrungë, në P.
  • Ur’ e Idrizit - urë e vogël kanali, në J.
  • Ur’ e Kolaqit - urë mbi një përrua, në JP.
  • Urat - ara, në L.
  • Variket e Picarit - kullotë, në L.
  • Varikoi - moçal, në J.
  • Vàrreza - varrezat, në L.
  • Varr i Plakanures - varr i vjetër, në L.
  • Varret e Jorganit – varre, në L. Aty më 1940 u therrën barbarisht nga grekët Lemo Binua dhe Sulejman Bilali. Si propagandista të ideve shqiptare.
  • Vërculë/a - moçal.
  • Vreshtat e Kuqlës – vreshta, në P.
  • Vreshtat e Poshtëme – vreshta, në L.
  • Vreshtat e Sipërme - vreshta, në P.
  • Xhamia e Begate – xhami, në V.
  • Xhamia e Madhe.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Picar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Begàtë, Dalpéjtë, Demkàtë, Gorrátë, Halilenjtë, Haskátë, Hepátë, Kaleshàte (sot Nuhénj), Kallénjë, Malasénjtë, Memkátë, Musénjtë dhe Zejnatë (sot Kasëmi). Kështu i numuron sot brezat e tij Servet Kasëmi nga Picari: Sajmir (Miri), Petrit, Servet, Kaso beu, Pasho, Beqir, Pasho dhe Plakanuri.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Pitsárion - Aetós
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 98.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 98-101. Treguan: 1) Sami Abaz Kasëmi. Hoxhë, nga Picari i Filatit. 67 vjeç, me banim në Fier. 2) Selim Nuhu. 64 vjeç, nga Picari i Filatit. banon në Fier. Fier, 1973.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 98.