Hadije Maloku-Begolli
Hadije Maloku-Begolli ishte femra e parë shqiptare e cila ushtroi profesionin e gjyqtares në Kosovë. E lindur në Prizren me 20 shkurt 1935 Maloku-Begolli ishte e dalluar në profesionin e saj.
Ajo ishte e martuar me aktorin Istref Begolli, me të cilin kishte një vajzë. Hadije Maloku-Begolli studoi në Universitetin e Prishtinës.
Maloku-Begolli ishte femra e parë gjyqtare e emëruar gjatë viteve 1974-1979, Kryetare e Grave të Kosovës gjatë vitit 1979, dhe u pensionua në vitin 1990 si Zëvendës Avokate Krahinore e Kosovës.
Maloku-Begolli në vitin 1979 kishte treguar se pozita e grave aso kohe nuk ishte edhe në gjendje të mirë, përkundrazi. Por, po atë vit me 1979, Hadije Maloku-Begolli sqaronte se femrat ishin duke u bërë çdo herë e me shumë pjesë e elitës së vendit aso kohe e gjithashtu edhe numri i përgjithshëm në punën e bashkuar ishte duke u shtuar.
Megjithatë, pa dyshim se Maloku-Begolli kishte treguar se përkundër numrit të femrave të punësuara te cilat po shtoheshin dita ditës edhe me tutje mbeteshin një numër i madh i problemeve me të cilat femrat po ballafaqoheshin.
Si kryetare e Aktivitetit Shoqëror të Grave të Kosovës, pozita që Hadije Maloku-Begolli ushtronte aso kohe tregonte se është duke u shtuar numri i ri i femrave në udhëheqësish e organizatave shoqërore e politike.
Zgjedhjet e vitit 1979 kishin shënuar një ngritje të numrit të femrave, të cilat ishin zgjedhur nëpër pozita të ndryshme komunale. Në zgjedhjet e 1979 ishin zgjedhur 15,74 përqind femra. Në Kuvendin Krahinor 20 përqind, në Serbi 15,38 përqind dhe në Kuvendin Federativ 7,14 përqind të femrave.
Hadije Maloku-Begolli vdiq me 10 shkurt 2017, në Prishtinë.