Halveti është emri i njërit prej tarikateve të Islamit, themeluar kund në Kaukazin e sotëm. Halveti e ka marrë emrin jo nga udhëheqësi shpirtëror, por nga shërbimi për shkak se zbatoi më së shumti sistemin mistik të havletit (vetizolimit) apo të izolimit dhe shkëputjes, nga të gjitha gjërat që kanë lidhje me botën, në dhoma apo kthina të veçanta të teqeve (zakonisht dyzetditore).[1]

Hitabeja e Teqes HelvetiveBerat, Shqipëri

Tarikatet

Redakto

Të gjithë Tarikatet posi lulet e bukura te Myslimanizmit, ndezen zjarrin per atdhedashuri tek njerezit. Perhapen misticizmin Islamik ne te gjithe vendin. Keshilla e Tarikatit dhe dashuria e Ehlibejtit jane nyja e bashkimit dhe vellazerimit te myslimaneve. Ishte mendësia jone liberale dhe filozofike qe gjeti nje perkrahje dhe mbeshtetje te gjere nder njerez. Dhe ishte pikerisht kjo mendësi fillesa e perhapjes se tarikateve edhe ne Shqiperi, ku nepermjet mesimeve te dashurise ne emer te Zotit dhe njeriut te ndihmohej njeri-tjetri, ku mëkohej dashuria per atdheun dhe besimin.

Fillesa në Ballkan dhe historiku në Shqipëri

Redakto

Tarikati Halveti është tarikati më i përhapur në Ballkan gjate periudhës osmane. Në veçanti në shekujt XVdhe XVI nëpërmjet këtij tarikati në shumë vise të Ballkanit, e si pjesë e tij edhe në trojet shqiptare, është prezentuar botëkuptimi sufik i fesë islame. Tarikati Halveti duke filluar prej shekullit XV ka qenë rruga mistike më e përhapur në botën islame. Ky tarikat është themeluar nga ana e nxënësit dhe muridit të Ibrahim Zahid Gejlaniut, Omer el-Halvetiut (v.750/1349). Në Shqipëri gjatë diktaturës me ndalimin e besimit fetar dhe mbylljen e institucioneve të kultit ndaj Zotit në vitin 1967, pas rënies së sistemit komunist Tarikati Halveti u ringrit fillimisht nga Sheh Muamer Pazari në fillim vitet '90 me rihapjen e Teqeve në mbarë vendin.

Kuptimësia

Redakto

Halveti (vetmia) ishte njëra nga trajtat më të preferuara në pastrimin dhe edukimin e unit nga ana e sufijve që nga periudhat më të hershme dhe pranohej si një nga parimet themelore të jetës askete. Mirëpo themeluesi i Tarikatit Halveti, Omer el-Halvetiu atë e ka bërë themel të jetës sufike dhe e ka sistematizuar në formë të tarikatit të veçantë. Edhe pse themelues i Tarikatit Halveti është Omer el-Halvetiu, vendosja e parimeve themelore dhe përhapja e këtij tarikati në të katër anët e botës është bërë nëpërmjet kryeplakut të dytë, piri thani, të këtij tarikati, Sejjid Jahja Shirvaniut (v.862/1457 ose 868/1463-64) dhe halifeve të tij.

Degëzimet

Redakto

Tarikati Halveti pas Sejjid Jahja Shirvaniut është ndarë në katër degë kryesore:

1.Dega Xhemalijje-e themeluar nga Xhemal Halvetiu (v.899/1493), nendeget e Xhejmalis jane :

  • -Synbylijje e themeluar nga Symbyl Sinani (v.936/1529)
  • -Shabanijje e themeluar nga Shaban Veli (v.976/1568)
  • -Karabashijje e themeluar nga Karabash Veli (v.1107/1695
  • -Nasuhijje e themeluar nga Nasuhi Mehmed Efendi (v.c1130/1718)

si dhe deget Bekrijje, Derdirijje dhe Sarijje.

2. Dega Rushenijje - e themeluar nga Dede Omer Rusheniu (v.892/1486). kjo dege ka edhe nendeget : -Dermirtashijje e themeluar nga Mehmed Dermirtas(v.938/1529);

  • -Gylshenijje e themeluar nga Ibrahim Gylsheniu (v.940/1533)
  • -Sezaijje e themeluar nga Hasan Sezaiu (v.1151/1738)
  • -Halatijje e themeluar nga Hasan Halati (v.1329/1911)

3. Dega Ahmedijje - e themeluar nga Ahmed Shemseddin b. Isa Marmaraviu(v.910/1504) nendeget e tij jane:

  • -Ramazanijje e themeluar nga Ramazan Mahfiu (v. 1025/1616);
  • -Xherrahije e themeluar nga Nureddin Xherrahi (v.1133/1721)
  • -Misrijje- e themeluar nga Nijazi Misriu (v.1105/1693)dhe deget
  • Xhihangirijje,
  • Raufijje,
  • Salahijje.[1]

4.Dega Shemsijje - e themeluar nga Shemseddin Ahmed Sivasiu (v.1006/1597). Duke i marrë për bazë këto katër degë dhe themeluesit e tyre, Tarikati Halveti është degëzuar edhe në shumë nëndegë të tjera, varësisht nga koha dhe vendi i veprimit.(411 Procesi edukativ-arsimor sufik (sejr-i suluk)

Mistiçizmi fetar

Redakto

Ne Tarikatin Halveti bëhet nëpërmjet përkujtimit të shtatë emrave të Allahut xh.sh. (esmau‟s-seb‟a), edhe atë: La ilahe illallah, Allah, Hû, Hakk, Hajj, Kajjum, Kahhar. Shumica e studiuesve të Tesavvufit këtë tarikat e përkufizojnë si rrugë e pushtimit me dëshminë e njëshmërisë së Allahut nëpërmjet shtatë emrave me qëllim të pastrimit të shpirtit dhe unit. Halvetijtë përballë shtatë emrave të Allahut që i përkujtojnë në ritualet e zikrit, kanë vendosur shtatë cilësi të unit njerëzor (nefs). Shtatë cilësitë e nefsit janë:

1. Nefs-i emmare - nefsi nxitës për të keqe 2. Nefs-i levvame - nefsi pendues 3. Nefs-i mulhime - nefsi i frymëzuar 4. Nefs-i mutmainne - nefsi i qetësuar 5. Nefs-i radije - nefsi kënaqës 6. Nefs-i merdijje - nefsi i kënaqur 7. Nefs-i kamile - nefsi i përsosur.

Rituali i Zikrit

Redakto

Proporcionalisht me zhvillimin dhe ngritjen e gradave të unit, ngrihen dhe zhvillohen edhe stërvitjet (rijada), ekzorcizmat (evrad), procesi edukativ (suluk), platforma ontologjike (mertebe-i vuxhud), gjendja shpirtërore (hal), drita (nur) etj. Disa sufij janë të mendimit se ndërmjet Allahut dhe njeriut ka shtatëdhjetë mijë perde, disa prej drite e disa të errëta. Secila prej shtatë gradëve përkon me nga dhjetë mijë perde dhe në fund të procesit edukativ sufik, muridi (dishepulli) arrin të shkrihet në njëshmërinë e Allahut xh.sh. dhe të ekzistojë vetëm me të (fena fil-lah ve beka bil-lah). Rituali i dhikrit me zë i cili bëhet në ditë të caktuara në teqetë halvetiane është i emërtuar si darb-i esma. Përveç përkujtimit në teqe, muridët halveti kanë edhe përkujtime dhe ekzorcizma individuale që i praktikojnë në çdo moment të jetës së tyre.

Referime

Redakto
  • Studim i kryer nga Zamir Shehu përfaqësues i Tarikatit Âl-ijje Halvetîjje Rramazânîjje
  • (412 - 411 Për ndarjen skematike të degëve dhe nëndegëve të tarikatit Halveti shih:

Uludag, Suleyman, "Halvetiyye", në "Enciklopedia Islame e Dijanetit", XV, 392-393. Tesavvufi në Ballkan 141 .)

  1. ^ a b Dobruna, Alban. Tarikati islam halveti te shqiptarët, Prishtinë: Instituti i Historisë " Ali Hadri" faqe 323.