Muamer Pazari (Tiranë 1 janar 19292004) ishte Shehu i katërmbëdhjetë i përfaqësuesve të teqes së tij në Tiranë ("Tarikati Halveti në Shqipëri") dhe pinjoll i familjes tiranase Pazari me rrënjë 400 vjeçare.

Sheh Muamer Pazari

Babai i tij e përgatiti që të vogël me kulturë laike e më vonë fetare. Si më i madhi nga fëmijët, ndjeu më shumë se të tjerët persekutimin e regjimit monist, pasi i duhej të ishte në rolin e kryefamiljarit. Ky regjim e bëri më të fortë, me këmbëngulës për dije e dituri. Kur mbaroi gjimnazin, përvetësoi gjuhët (persisht, arabisht, osmanisht, turqisht, italisht e frëngjisht). Vitet e fundit mësoi edhe gjuhën angleze. Si i persekutuar, nuk i jepnin të drejtën për të vazhduar studimet e larta. Me këmbënguljen e tij, me korrespondencë mbaroi fakultetin 2-vjeçar, dega Biologji-Gjeografi. Si i persekutuar punoi shumë vite në Fushë-Krujë. Zotësia e tij e çoi për disa vite të punojë si mësues në shkollën e mesme 2 – vjeçare të rezervave të ndërtimit. Nga viti 1965 punoi në ndërmarrjen OAN, si motorrist, deri sa doli në pension. Këtu mori titullin Mjeshtër-Novator, ku me shpikjet e tij i kurseu miliona lekë ndërmarrjes ku punonte.

 
Sheh Muameri dhe Nënë Tereza

Aktiviteti fetar

Redakto

23 maj 1991, pas një ndërprerjeje të gjatë të fesë nga diktatura komuniste, Sheh Muameri u paraqit në ceremoninë e hapjes së teqes së tij. Me kulturën dhe punën e palodhur, e rriti prestigjin e teqes.


Në festat fetare priste e përcillte personalitetet më të shquara të qeverisë, ambasadorë, besimtarë nga e gjithë Shqipëria. Puna vazhdoi me rihapjen e teqeve halvetiane në mbarë vendin. Ata që e njohën për së afërmi, kanë parë tek ai njeriun e Zotit, filozofin dhe mendimtarin, modelin e qytetarisë tiranase, humanistin dhe kryefamiljarin e devotshëm.

Referimet

Redakto