Hambari i Feriz Llashticës në Llashticë
Hambari i Feriz Llashticës në Llashticë është një monument i trashëgimisë kulturore në Llashticë, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Hambari i Feriz Llashticës në Llashticë | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Llashticë, Gjilan, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XVIII |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 2681 |
Historiku
RedaktoNë fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, gjendet hambari i Feriz Llashticës. Ky ndërtim është realizuar në fund të shekullit XVIII. Hambari është karakteristik, në radhë të parë për madhësinë dhe patjetër për punën e bërë me dru. Hambari është vendosur në bazën prej guri. Bollëzat e tij janë të gjera dhe shumë të fuqishme, të punuara nga druri i bungut. Sipas gojëdhënave duhet të jenë edhe dy hambarë të këtillë në territorin e Anamoravës, që si duket i ka punuar një dorë. Është karakteristik edhe për mbulesën-kulm, e cila ka një baxhë të tipit të kullave.
Pas Luftës së Dytë Botërore, “pushteti popullor” e kishte shfrytëzuar shtëpinë e Feriz Llashticës për komunën e re të fshatit, ndërsa hambari i kishte shërbyer atij pushteti si burg, në kthinat e të cilit vendoseshin të burgosurit. Në të vërtetë, hambari paraprihet me një hajat të hapur, i cili ka derën hyrëse me të cilën lidhen shkallët, të cilat komunikojnë me pesë kthina të zbuluara, nga dy anash shkallëve dhe një në ballë të tyre. Dekorimet në dru e bëjnë hambarin edhe më të veçantë. Në të vërtetë, dekorimet janë gdhendje druri, ndonjëherë gravime të ndryshme, e herë tjetër motive të ngritura në reliev. Përndryshe, hambarët si zakonisht shërbejnë për mbajtjen dhe ruajtjen e drithit (grurit, elbit etj.). Sipas zonjës së shtëpisë, hambari nuk është përdorur për një kohë të gjatë për çfarë është i dedikuar. Kulmi është katërujor i mbuluar me tjegulla të vjetra dhe me një dritare të vogël në majë.
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |