Hamdi Ferhati u lind në Tiranë më 23 shtator 1918. Së bashku me bashkëkohësin operatorin Mandi Koçi, xhiruan të parat kinokronika pas çlirimit të vendit në vitin 1947. Më 1947-1948 xhiroi dokumentarin e tij të parë “Hekurudha Durrës-Tiranë”. Gjatë punës në Kinostudio xhiroi qindra suzhete kronikash, punoi si bashkautor realizues i dhjetëra kinoditarëve dhe xhiroi në mënyrë autonome 90 filma kronikalë e dokumentare ndër të cilët “Qyteti i 1000 dritareve” me regji të Marianthi Xhakos 1959, “Kënga e Rozafës” 1960, “Teatri ynë” 1964, “Furra” 1970, etj. Për veprimtarinë e tij të gjerë si kameraman në Kinostudio, si fotoreporter në ATSH etj., iu akordua titulli “Hero i Punës Socialiste”. Vdiq në Tiranë1989.