Mandi Koçi (Voskopojë, 17 janar 1912 - Tiranë, 1982)[1], i njohur me pseudonimin Mak, ka qenë fotograf dhe operator kinematografik shqiptar. Lindi në VoskopojëKorçës në një familje zanatçinjsh.

Zanatin e fotografit e mori në Greqi[2] dhe më 1936 hap në Korçë të parën studio fotografike me korent. Fotografoi demostratën e bukës dhe xhandarët e Zogut, festimet për pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1938[3] dhe pushtimin fashist në Korçë një vit më vonë. Më 1942 atashohet pranë Brigadës I Sulmuese partizane dhe më pas është fotograf i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare.[4] Mandi Koçi, për veprimtarinë e tij antifashiste u internua në Porto Romano së bashku me Pëllumb Dishnicën, Todi Maliqin, Mit’hat Frashërin, Zai Fundon e të tjerë.

Mësime fillestare mbi kamerën filmike i merr fill mbas Luftës së Dytë Botërore nga Alfredo Cecchetti, një operator filmash italian i ngelur në Shqipëri nga koha e pushtimit fashist.[5]

Në vitin 1945, emërohet përgjegjës i laboratorit fotografik të Agjensisë Telegrafike Shqiptare.[6] Gjatë viteve 1945-1947 studion kamerën e filmit në studion e Zvezda filmBeograd dhe si rezultat i kësaj në vitin 1947 xhiron filmat e parë dokumentarë në Shqipëri: Vizita e shokut Enver Hoxha në Shqipërinë e mesme dhe të jugut dhe kinoditarë të tjerë zyrtarë apo propagandistikë. Në 1947 hap ekspozitën e parë fotografike në Moskë dhe në atë qytet, në vitin 1952 mbaron një kurs për tu punësuar në Tiranë si kino-operator në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Ai punoi thuajse të gjithë dokumentarët artistikë dhe kronikalë shqiptarë të periudhës në bashkëpunim me regjisorin sovjetik Ilia Kopalin.

Mandi Koçi ka qenë operatori i filmit të parë artistik shqiptar, filmit Tana.

Gruaja e tij, Rozalia Kozakova Koçi, e njohur me emrin Roza, me të cilën u njoh në Moskë, ishte autore dhe bashkautore e dy fjalorëve shqip-rusisht[7] dhe përkthyese e poetit shqiptar Migjeni në atë gjuhë.[8][9] Rozalia Koçi u largua nga Shqipëria mbas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961 dhe Mandi Koçi pushohet nga puna në Kinostudio në vitin 1964.[2]

Dënohet për tradhëti dhe agjitacion dhe propagande viteve 60, por edhe në vitin 1976, me 25 vjet burg në një gjyq që goditi familjet me bashkëshortë nga blloku lindor.[10] Lirohet në vitin 1980. Pas burgut, i vetmuar përfundon në azilin e pleqve në Tiranë ku mbylli dhe jetën.

Në vitin 1986, i jepet falja pas vdekjes.[11]


  1. ^ "Mandi Koçi, kameramani i tri regjimeve". Gazeta Mapo. 31 janar 2012. Marrë më 20 prill 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b "Operatori pionier Mandi Koçi (1912-1982)". Kinematografia, arti skenik dhe sporti.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur]
  3. ^ Vrioni, Qerim (2 qershor 2014). "Gegë Marubi - i fundmi i Marubëve të mëdhej". Radi and Radi. Marrë më 20 prill 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Vrioni, Qerim (korrik 2008). "150 vjet të fotografisë shqiptare". Ars Poetica. 9: 100.
  5. ^ Paternò, Cristina (10 shtator 2021). "Roland Sejko: "Storia di Alfredo, l'operatore Luce che raccontò l'Albania". Cinecittà News (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2022. Marrë më 20 prill 2022.
  6. ^ "Kujtohet Mandi Koçi, operatori i parë i Hoxhës". Panorama. 31 janar 2012.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ Skëndi, Despina Iraklievna; Koçi, Roza Dmitrievna (1950). Fjalor i shkurtër rusisht-shqip (në rusisht). Moskë: Gosudarstvennoe izdatel'stvo inostrannyh i nacional'nyh slovarej.
  8. ^ "Author listingː Roza Dimitrievna Koci". WorldCat (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. ^ Mile, Alma (11 tetor 2016). ""Migjeni i Dritëro Agollit, as pararendës i socrealizmit, as bolshevik"". Panorama.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  10. ^ Kaloçi, Dashnor (12 nëntor 2018). "Si i zbuloi Sigurimi gratë ruse në Tiranë e Shkodër me ndihmën e "Vullnetit," "Mimozes."". lajmi.co. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2022. Marrë më 20 prill 2022.
  11. ^ "Mandi Koçi". Kujto.al - Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)