Voskopoja
Voskopoja (vllahisht: Moscopole, Moscopoli, Muscopuli, Voscopole; greqisht: Μοσχόπολη, Βοσκόπολη; shqip: Voskopojë; turqisht: İskopol, Oskopol) është një fshat në Korçë në pjesën Jug-lindore të Shqipërisë. Gjatë shekullit të 18 ishte qendra kulturore, tregtare dhe politike e grupit etnik arumun. Në kulmin e saj gjatë shekullit të 18 kishte shtëpinë e parë botuese të Ballkanit pas Stambollit, institute edukimi dhe shumë kisha që ishin qendra kryesore të kulturës arumune.
Voskopoja | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2.218 |
Historianët ia kanë dedikuar rënies së qytetit një serie bastisjeve të banditëve shqiptarë myslimanë. Voskopoja në fillim u sulmua dhe pothuajse u shkatërrua nga këto grupe në 1769 pas pjesëmarrjes së vllehëve në revoltën greke të mbështetur nga Perandoria e Rusisë. Shkatërrimi i Voskopojës kulminoi me shkatërrimin dhe braktisjen e vitit 1788.
Voskopoja dikur një qytet i zhvilluar vllah, u reduktua në një fshat të vogël nga shkatërrimi i bërë nga Ali Pashë Tepelena. Sipas një përqasje tjetër rënia e qytetit ishte nga zhvendosja e rrugëve të tregëtisë në Europën Qëndrore dhe Lindore si pasojë e këtyre bastisjeve. Sot Voskopoja është një fshat malor dhe një vend i shenjtë për të Krishterët Ortodoks. Dikur konsiderohej atdheu i origjinës së diasporës arumune.
Gjeografia
RedaktoVoskopoja moderne ndodhet 21 km nga Korça, në malet e Shqipërise jug-lindore, në një lartësi prej 1160 metra dhe është komunë në ndarjen territoriale të Korcës; popullsia e saj në 2011 ishte 1,058 banorë. Bashkia e Voskopojës konsiston nga fshatrat e Voskopojës, Shipska, Krushova, Gjonomadhi dhe Lavdari. Në 2005 bashkia kishte popullsi prej 2,218 ndërsa fshati vetë rreth 500 banorë.
Historia
RedaktoNdonëse e vendosur në një vend të izoluar në malet e Jugut të Shqipërisë, qyteti u ngrit dhe u bë një nga qëndrat më të rëndësishme të vllehëve. Ishte një vendbanim i vogël deri në shekullin e 17-të por pastaj tregoi zhvillim të fortë financiar dhe kulturor. Disa shkrimtarë kanë pretenduar se popullsia e Voskopojës në ditët e ë (1730-1760) kishte deri në 70,000 banorë; vlerësime të tjera e vendosin deri ne 35,000.
Sipas historianit Suedez Johann Thunmann, që vizitoi Voskopojën në 1774, cdokush në qytet fliste gjuhën Vllahe; dhe shumë prej vllehëve flisnin edhe Greqisht, që përdorej për të shkruajtur kontrata gjatë tregëtisë, por në fakt qyteti ishte kryesisht i populluar nga Vllehët. Ky fakt konfirmohet nga një analizë e vitit 1935 e mbiemrave të familjes që tregon se Voskopoja ishte e populluar nga Vllehw.
Ekonomia
RedaktoHostorikisht aktiviteti themelor i një qyteti ishte blegtoria dhe zejtaria. Ky aktivitet coi në formimin e procesimit të leshit dhe prodhimin e tapeteve dhe fabrikave të lëkurës ndërsa disa banorë u specializuan në punimin e metaleve, argjendit dhe farkëtimin e bakrit. Gjatë mesit të shekullit të 18-të, qyteti u bë një qendër ekonomike e rëndësishme që influenca e saj u shtri përtej kufijve të Kryepeshkopatës së Ohrit dhe arriti deri në botën Ortodokso-Lindore të Perandorisë Otomane: tregtia u zhvillua deri në Kryepeskopinë e Austrisë, Mbretërinë e Hungarisë dhe Saksoninë e Epërme. Deri në 1769, Vllehët zhvillonin tregti në masë të madhe me qëndrat tregëtare të asaj kohe si Venecia, Vienna dhe Leipzig.
Kultura
RedaktoNjë shtëpi botuese operonte në Voskopojë dhe ishte e dyta në Perandorinë Otomane pas Stambollit.Në fillim u botuan rreth 19 libra kryesisht sërbesa por edhe Hyrje në Gramartikë nga shkrimtari lokal Theodore Kavallioti. Ky u bë drejtor i institucionit prestigjoz të edukimit, e cila në 1744 njihet me emrin Akademia e Re ose Hellenikon Frontisition, e sponsorizuar nga tregtarë të pasur vllehë të diasporës. Për më tepër qyteti kishte edhe një jetimore, e njohur si Orphanodioiketerion, ndoshta e para në botën Ortodokse Bizantine, një spital dhe rreth 24 kisha.
Një gjallërim kulturor u arrit në Voskopojë dhe shumë autorë etnik Vllehë publikuan punët e tyre në Gjuhën Greke ( qe ishte gjuha kulturore e të Krishterëve në Ballkan) dhe Aromanian, të shkruar në alfabet Grek. Në 1770, fjalori i parë modern i gjuhëve të Ballkanit (Greqisht, Shqip, Vlach, dhe Bullgare) u publikua aty. Daniel Moscopolites një prift Vllah i Voskopojës përdori një leksik katër gjuhësh të Greqishtes, Vlach, Bullgarishte dhe Shqip. Duke u nisur nga zhvillimi intelektual i aktivitetit arsimor në Voskopojë, u bë një qendër e rëndësishme intelektuale e Vllehëve.
Rënia
RedaktoPlackitja e vitit 1769 nga trupat Myslymane Shqiptare ishte një nga seritë e para të sulmimeve. Voskopoja u sulmua për shkak të përfshirjes së banorëve në Revoltën Greke të mbështetur nga Perandoria Ruse (e njohur si revolta Orlov). Shkatërrimi i saj kulminoi me sulmet e 1788 të trupave të Ali Pashës. Voskopoja u shkatërrua nga këto sulme dhe një pjesë e tregëtise u zhvendos në Korçë dhe Berat.
Vllehët e mbijetuar të sulmeve u forcuan të braktisin Voskopojën, shumë drejt Thesalisë dhe Maqedonisë. Shumë nga elitat komerciale u zhvendosën drejt Austrisë, Mbretërisë së Hungarisë dhe sidomos në kryeqytetet e Vienës dhe Budapestit, por edhe në Transilvani, ku kishin një rol të rëndësishëm në rlindjen kombëtare të Rumanisë. Qyteti nuk u rrit asnjëherë në statusin e dikurshëm. Megjithatë, disa shkolla u themeluan në shekullin e 18-të me donacionet dhe amanetin e Simon Sinas, një vllah i diasporës.
Në vitin 1900, një raportim i konusllit Grek Betsos dha të dhëna të kompozimit demografik të Voskopojës. Ai shkruante se në shekullin e 18-tw shkatërrimi i vendbanimit rezultoi ne shpërnguljen e Vllehëve etnik dhe disa nga familjet e vjetra që ngelën lëvizën në vende të tjera, sidomos në Korçë. Rreth 30 familje të vjetra qëndruan , megjithatë kriza socio-politike që preku krahinën e Opar-it rezultoi në emigrimin e familjeve Ortodokse Shqiptare drejt Voskopojws pas largimit të vllehëve. Më vonë edhe Vllehët nga dy vendbanime afër u rivendosën në Voskopojë. Shumica e familjeve Vllahe kishin ndërgjegje kombëtare vllahe, dhe 3 familje nga rezidentët e rinj kishin pro-Romane nga 20 familje.
Në vitin 1914 Voskopoja ishte pjesë e Republikës së Epirit të Veriut. U shkatërrua përsëri në 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore nga banda e Sali Butkës.
Gjatë Luftës Italo-Greke, në 30 Nëntor 1940, qyteti u kontrollua nga avancimi i forcave Greke. Në vitin 1941, pas kapitullimit te Greqisë, Voskopoja iu kthye kotnrollit të Aksit. Ndërtesat e Voskopojës u rrafshuan tre herë gjatë luftrave partizane të Luftës së Dytë Botërore: një herë nga trupat Italiane dhe dy herë nga nacionalistët Shqiptarë të Ballit Kombëtar. Nga qyteti i ër, gjashtë kisha Ortodokse (një në gjendje shumë të shkatërruar), dhe nje urë dhe një manastir mbijetuan. Në 1996, kisha vllahe e St. Mihal u vandalizua nga tre adoleshentë shqiptarë nga influenca e fundamentalizmit Myslyman. Në 2002, pesë kisha u vendoswn në World Monuments Fund's 2002 World Monuments Watch.
Qyteti Modern
Redakto-
Pamje nga Fshati Turistik Voskopojë
-
Pamje nga Fshati Turistik Voskopojë
-
Pamje nga Fshati Turistik Voskopojë
-
Pamje nga Fshati Turistik Voskopojë
-
Ura e Voskopojës
Sot, Voskopoja është thjesht një fshat malor dhe resort skish. Megjithatë kujtesa e ditëve të lavdisë së Voskopojës ngelën një pjesë e rendësishme e idenitetit dhe kulturës Vllahe.
Gjatë komunzimit dhe me investimet në turizmin malor, në Voskopojë u vendosën shumë shqiptarë të cilët ndërtuan alibinë nacionaliste shqiptare që Voskopoja ishte e banuar nga shqiptarë dhe aty kishte shkolla shqipe. Megjithatë diskriminimi etnik i Vllehëve coi në largimin e tyre.
Vlerat kulturore
RedaktoVoskopoja ishte qëndra kulturoe dhe kombëtare e Vllahëve me shtëpi botuese dhe qendër edukimi. Shkrimi i parë i shkruar në gjuhën Vllahe ishte në 1731 . Në Voskopojë gjenden disa prej kishave më të rëndësishme në Shqipëri si Saint Nicholas, Dormition of the Theotokos, Saint Athanasius, Saint Michael, Saint Elijah, Saint Paraskevi, Saint Charalampus, Saint Euthymius etj. Disa prej kishave jan shkatërruar gjatë viteve.
Voskopojarët
Redakto- Ioannis Chalkeus, Filozof dhe shkrimtar Vllah.
- Theophrastos Georgiadis, Mësues Grek i etnisë Vllahe.
- Daniel Moscopolites, studiues Grek i etnisë vllahe.
- Theodore Kavalliotis, Prift dhe mësues Grek i etnisë vllahe.
- Dionysios Mantoukas, Peshkop Ortodoks
- Ioakeim Martianos, Peshkop Ortodoks
- Familja Sina (familjarë të shquar të kësaj familje janë: Georgios Sinas and Simon Sinas), bankierë Vllah
- Nektarios Terpos, studiues dhe prift Grek (Vllah)
- Konstantinos Tzechanis, Filozof, Matematikan dhe Poet Vllah.
Referime
Redakto- ^ "CAP distretto di Coriza". Marrë më 14 prill 2010.