Hani i 2 Robertëve është një kafeteri dhe galeri e artit në Prishtinë. E themeluar në vitin 1989, Galeria ka qenë qendër e jetës paralele kulturore dhe politike në Kosovën e viteve ‘90.

Galeria Hani 2 Robertëve
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
NdërtuarShek. XX

Galeria ishte nismë e Merita dhe Fadil Dragajt. Hapësira kishte 60 m2. Fillimisht e vendosur në Lagjen “Kurrizi” e më pas “Santeja”, “Hani i 2 Robertëve” u kthye në një strehë kulturore urbane ku përveç artistëve mblidheshin edhe intelektualë, aktivistë e gazetarë. Aty u zhvillua edhe diplomacia dhe paradiplomacia e kohës.[1]

Gjatë asaj periudhe janë realizuar mbi 100 ekspozita.[2]

Fadil Dragaj, pronari i Hanit u burgon në vitin 1997 gjatë ekspozitës së studentëve ”Salloni i karikaturës” për shkak të parullës ironizuese “Kosova Republikë” në shqip dhe serbisht-cirilkë. Ai u liruar pas një jave për shkak të presioneve publike. Më 22 mars 1999, dy ditë para bombardimeve të NATO-s, ai u plagoj përballë lokalit të tij duke pirë kafe bashkë me miq të artit, ndërsa aktorja Ardiana Abdullahu e humbi jetën atë ditë.[3]

Është sugjeruar që galeria të njihet si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të Republikës së Kosovës. Galeria sot është e vendosur në Kompleksin Qafa në Prishtinë.

Monografia

Redakto

Më 2021 u publikua monografia “Hani i 2 Robertë 1989–2019, Arti i Rezistencës – Rezistenca e Artit”.

Monografia është një homazh për shumë artistë, gazetarë, diplomatë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët në mënyrën e tyre kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në një skenë artistike dhe intelektuale të lulëzuar gjatë disa prej periudhave më të vështira të historisë së Kosovës.

Dhe tani nisma e tyre konsiston në kronifikimin e kësaj historie përmes monografisë.[4]

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto