Hardhucët janë shtazë tokësore. Ushqehen me insekte, krimba, me merimanga e me shtazë tjera të vogla. Hardhucat i kanë të zhvilluara shqisat e dëgjimit dhe të parit. Trupi i tyre është i mbuluar me luspa me ngjyrë të murrmë ose të gjelbër. Pllakëzat janë më të mëdha në pjesën e kokës se të trupit. Gjatë verës ato zhvishen disa (ndërrojnë lëkurë) herë dhe këto shtresa bien copa-copa dhe pastaj zhvillohet shtresa e re Gjymtyrët I kanë të shkurtra të cilat mbarojnë me nga pesë gishta. Në lëvizjen e tyre ndikojnë trupi dhe bishti. Nëse armiku e kap për bishti si me një lëvizje të shpejtë e këput bishtin dhe strehohet në ndonjë vend të sigurt. Një fenomen I tillë quhet vetgjymtim. Bishti I këputur rritet përsëri. Shpesh hardhucat I shohim duke u rrezitur sepse trupi I tyre nuk ka nxehtësi vetjake dhe përmes rrezeve të diellit ato ngrohen. Para dimrit futen në strehën e tyre dhe bien në gjumë dimëror deri në pranverë.

Monitori i Nilit duke përdorur gjuhën e tij për erë.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto