Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (libri)
Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (titulli origjinal në anglisht: Harry Potter and the Goblet of Fire) është romani i katërt e sagës fantazi të Harry Potter, shkruar nga J.K.Rowling dhe e përshtatur kryesisht në Botën Magjike Imagjinare përgjatë viteve '90 të shekullit të XX.
Autor | Joanne K. Rowling |
---|---|
Titulli origjinal | Harry Potter and the Goblet of Fire |
Përkthyes | Amik Kasaruho |
Shteti | Britania e Madhe |
Gjuha | Anglisht |
Seria | E katërt |
Botoi | Bloomsbury Scholastic Raincoast Shtëpia Botuese Dituria |
Faqe | 636 734 560 |
OCLC | 99927-59-27-7 |
Paraprihet nga | Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit |
Përcjellet nga | Harry Potter dhe urdhri i Feniksit |
Ideuar kryesisht përgjatë viteve '90, Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit u publikua më vonë në vitet 2000. I përkthyer në 77 gjuhë, midis të cilave latinishten dhe greqishten e vjetër, dhe fitues i çmimit Hugo në 2001, mbetet një nga veprat letrare më të famshme të shekullit të XXI.
Libri Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit doli në qarkullim në Shqipëri në vitin 2003 nga shtëpia botuese Dituria, i përkthyer nga Amik Kasoruho me redaktim të M. Ymeri.
Përmbajtja
RedaktoSiç e dini, në Turne do të marrin pjesë tre kampionë, një për çdo shkollë,- filloi përsëri Urtimori i qetë. Ata do të grumbullojnë pikë simbas aftësisë që do të tregojnë në secilën prej provave të Turneut dhe kampioni që do të fitojë më shumë pikë mbas provës së tretë, do të fitojë Kupën e Tre Magjistarëve. Kampionët do të caktohen nga një përzgjedhës i paanshëm... nga Kupa e Zjarrit.
Përgjatë verës pas fundit të vitit të tretë shkollor, Harry Potter sheh në ëndërr Fluronvdekjen dhe shërbyesin e tij Bishtnxehtin, ose Piter Pavlerin, që kanë gjetur strehim në një vilë të braktisur të Ridëllve. Frenk Brajsi, i moshuari baban, ruajtesi i viles, veren befas nje dritte qe vjen nga vila dhe shkon te shohe se kush jane te paftuarit, por zbulohet nga gjarperi i Fluronvdekjes, Nagini, dhe vritet nga Zoti i Erret doravete.
Nje dite me pas, Uizlit ftojne Harrin qe te marre pjese ne finalen e Kupes se Botes te Kuidicit, qe zhvillohet ndermjet Irlandes dhe Bullgarise. Fitorja i shkon Irlandes pavaresisht Kerkuesit te Bullgarise, Viktor Krumit, nje prej kerkuesve me te mire te kohes, arrin te kape Topthin e Arte. Ne fund te festimeve, kampi i magjistareve jashte stadiumit te Kuidicit sulmohet prej nje grupi Hamortesh, qe bejne te shfaqet ne qiell Damka e Zeze, simbol i Fluronvdekjes.
Ne fillim te vitit te ri shkollor ne Hoguorts, Albus Urtimori lajmeron qe nuk do te mbahet turneu vjetor i zakonshem i Kuidicit, qe pak a shume pas gati nje shekulli, eshte vendosur te behet nje perpjekje e re per te zhvilluar Turneun e Tre Magjistareve, konkurrimin legjendar te botes magjike. Ne kete turne do te ndeshen tri shkollat me te medha te magjise dhe shtrigerise europiane: Hoguortsi (Angli), Durmstrangu (Bullgari) dhe Bobatoni (Franca). Nje turne i tille perbehet nga tre sfida qe do te sprovojne nga nje kampion te zgjedhur per secilen shkolle. Urtimori u prezanton edhe mesuesin e ri te Mbrojtjes ndaj Arteve te Erreta: Alastor Mudin ose Mesysh Mudin, nje ish Auror, ose nje gjuetar te magjistareve te erret.
Kampionët zgjidhen nga Kupa e Zjarrit: Sedrik Digori nga Baldoskuqi zgjidhet si përfaqësues i Hoguortsit, Viktor Krum do të përfaqësojë Institutin Durmstrang, dhe Flër Delakur do të përfaqësojë Akademinë e Magjisë Bobaton. Kupa befas zgjedh një kampion të katërt: Harrin. Urtimori nuk ia del ta nxjerrë minorenin Harri prej turneut, sepse kampionët kanë lidhur kontratë magjike, dhe rrjedhimisht Harri detyrohet të garojë, përballë rrezikut të një ndeshjeje fatale.
Për provën e parë të turneut, secili kampion duhet të rrëmbejë një vezë të artë të ruajtur nga një dragua. Harri thërret bishtin e tij të fshesës për ta marrë vezën, e cila përmban informata mbi provën e dytë. Zhvillohet Balloja e Krishtlindjes, në të cilën vajza që Harri pëlqen, Ço Çangu, shkon me Sedrikun, ndërsa Hermionë Granxheri shkon me Viktorin, gjë që e bën Ron Uezlin xheloz. Në provën e dytë, kampionët duhet të zhyten nën ujë për të shpëtuar secili gjënë më të shtrenjtë të tyre. Harri del në vend të tretë, por vendoset në vendin e dytë pas Sedrikut për vlera morale sepse shpëtoi motrën e Fler, Gabrielën, së bashku me Ronin edhe pse supozohej të shpëtonte vetëm këtë të fundit. Më pas, zyrtari i ministrisë Barti Krouç i Vjetri, gjendet i vdekur nga Harri. Në provën e tretë dhe të fundit, garuesit vendosen brenda një labirinti me mure shkurrore dhe duhet të arrijnë te Kupa e Tre Magjistarëve. Viktori, nën mallkimin Imperius, nxjerr nokaut Flërin. Pasi Harri dhe Sedriku shpëtojnë njëri-tjetrin, bien dakord ta quajnë barazim dhe e kapin Kupën së bashku. Kupa rezulton një Magjibartës që i transporton të dy në një varrezë ku Bishtnxehti dhe Fluronvdekja po presin. Bishtnxehti vret Sedrikun me mallkimin Avada Kedavra dhe më pas kryen një ritual që rimishëron Fluronvdekjen, i cili pastaj thërret dhe hamortët. Teksa Harri ndeshet me Fluronvdekjen, shkopi i tij e detyron atë të Fluronvdekjes të nxjerrë në shesh shpirtrat e njerëzve që janë vrarë me anë të tij më së fundmi, përfshirë prindërit e Harrit dhe Sedrikun. Për një kohë fare të shkurtër, Harrin e mbrojnë shpirtrat dhe ai arratiset së bashku me trupin e Sedrikut.
Menjëherë pas kthimit, Harri i thotë Urtimorit se Fluronvdekja është kthyer dhe është përgjegjës për vdekjen e Sedrikut. Mësyshi e merr Harrin me vete në zyrën e tij, kyç derën dhe i zbulon se ishte vetë ai që e kishte futur emrin e Harrit në kupë, që kishte mallkuar Viktorin dhe se ishte përgjegjës për të gjitha gjërat që kishin shkuar keq. Ai tenton të sulmojë Harrin, por Urtimori, Pitoni dhe MekGuri shpërthejnë derën, e kalamendin Mudin, dhe e detyrojnë të pijë Shurupin e së Vërtetës. Këtu del se ai nuk ishte Mësyshi i vërtetë (i cili qe burgosur në fundin e një bauleje magjike). Shurupit shumëlëngjesh të konsumuar nga Mësyshi fals i venitet efekti dhe zbulohet se ai është në fakt Barti Krouç i Ri, vartës i Fluronvdekjes.
Pak më pas, Hoguortsi, Durmstrangu dhe Bobatoni bashkohen për t’i dhënë lamtumirën Sedrikut.
Kapitujt
Redakto- Shtëpia e Ridëllve (The Riddle House)
- Vraga (The Scar)
- Ftesa (The Invitation)
- Kthimi në strofkë (Back to The Burrow)
- Rrengjet magjike të vëllezërve Uezli (Weasleys' Wizard Wheezes)
- Magjibartësi (The Portkey)
- Bagmani dhe Krouçi (Bagman and Crouch)
- Kupa e Botës në Kuidiç (The Quidditch World Cup)
- Damka e Zezë (The Dark Mark)
- Pështjellim në Ministri (Mayhem at the Ministry)
- Në ekspresin e Hoguortsit (Aboard the Hogwarts Express)
- Turneu i tre magjistarëve (The Triwizard Tournament)
- Mësysh Mudi (Mad-Eye Moody)
- Mallkimet që nuk falin (The Unforgivable Curses)
- Bobatoni dhe Durmstrangu (Beauxbatons and Durmstrang)
- Kupa e Zjarrit (The Goblet of Fire)
- Katër kampionët (The Four Champions)
- Peshimi i shkopinjve magjikë (The Weighing of the Wands)
- Hungarezi bishtbriri (The Hungarian Horntail)
- Prova e parë (The First Task)
- Fronti për çlirimin e xhuxhëve shtëpiake (The House-Elf Liberation Front)
- Prova e beftë (The Unexpected Task)
- Mbrëmja e vallëzimit e Krishtlindjeve (The Yule Ball)
- Artikulli i bujshëm i Rita Skiterit (Rita Skeeter's Scoop)
- Veza dhe syri (The Egg and the Eye)
- Prova e dytë (The Second Task)
- Kthimi i Hapabutit (Padfoot Returns)
- Marrëzia e zotit Krouç (The Madness of Mr Crouch)
- Ëndrra (The Dream)
- Mendimorja (The Pensieve)
- Prova e tretë (The Third Task)
- Mish, gjak dhe kocka (Flesh, Blood and Bone)
- Hamortët (The Death Eaters)
- Shortia e mëparshme (Priori Incantatem)
- Vërtetserumi (Veritaserum)
- Udhët ndahen (The Parting of the Ways)
- Fillimi (The Beginning)
Personazhet
Redakto- Nagini, gjarpëri gjigand i Fluronvdekjes, që e ka ushqyer me helmin e vet gjatë kohës së gjysmë-jetës së tij.
- Berta Xhorkinsi, një punëtore e Ministrisë së Magjisë, e vrarë nga Fluronvdekja gjatë një intervistimi të dhunshëm prej Mallkimit Kruçiatus.
Vendet e përmendura
Redakto
Versioni kinematografik
RedaktoNjësoj si për të gjitha seritë e Harry Potter, nga libri është bërë edhe filmi Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, i cili doli në 18 nëntor 2005 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Itali më 25 nëntor të të njëjtit vit.
Bibliografia
Redakto- J.K.Rowling, Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, përkthim nga Amik Kasoruho, Dituria, 2003, 560 faqe, ISBN 99927-59-26-7
Lidhje të jashtme
RedaktoKy artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |