Universiteti i Harvardit
Universiteti Harvard (en: Harvard University) është një ndër universitetet private më të vjetra dhe më të njohura të ShBA-ve.
Universiteti Harvard | |
---|---|
Harvard University | |
Latin: Universitas Harvardiana | |
Slogani: | Veritas |
Themeluar: | 1636 |
Tipi: | Universitet privat |
Stafi: | 4,671[1] |
Studentë: | 21,000[2] |
Kampusi: | Cambridge, Massachusetts, ShBA |
Website: | Harvard.edu |
HistorikuRedakto
Universiteti është themeluar më 28 shtator 1636 në Kembrixh, Massachusetts, dhe ka marr emrin e themeluesit të tij Xhon Harvard. Universitetit i janë bashkuar një godinë vëzhguese e yjeve, një radio stacion dhe një shtypshkronjë botuese (H. U. Press, themeluar më 1913). Ndërsa që nga viti 1879, universitetit i është bashkuar edhe kolegji i femrave Radcliffer Colleg. Biblioteka e universitetit llogaritet të jetë një ndër më të mëdhatë në botë (rreth 8 milion vepra). Në vitin 1976 universiteti kishte rreth 19300 studentë.
Sot, kjo shkollë hynë në grupime tetë universiteteve të famshëm në ShBA. Ky grup quhet Ivy League. Konkurrimi për studime në universitetin Harvard, për shumë studentë është i vështirë. Nga ky institut për studentet e saj lëshohen edhe dokumente për studimet e tyre pas-universitare (mjeshtër) dhe doktorature (Dr.). Universiteti "Harvard", rregullisht ka afërsisht 6700 studentë dhe afër 10000 studentë që vazhdojnë studimet pasuniversitare për mjeshtër dhe doktor shkencash.
Shiko dhe këtëRedakto
Lidhje te jashtmeRedakto
Redakto
- ^ Office of Institutional Research. (2009). "Faculty". Harvard University Fact Book (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 25 prill 2012. Marrë më 8 mars 2016. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) ("Unduplicated, Paid Instructional Faculty Count: 2,107. Unduplicated instructional faculty count is the most appropriate count for general reporting purposes.") - ^ "Harvard at a Glance". Harvard University. Marrë më nëntor 27, 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)