Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Hatmone Haradinaj-Demiri (e lindur më 1960, në Gllogjan të Komunës së Deçanit) njihet për shkak të veprimtarisë së saj politike për çka edhe u arrestua në mars të vitit 1982. [1]

Shkollimi

Redakto

Shkollën fillore e përfundoi në fshatin Irzniq. Diplomoi në vitin 1987 në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik.

Gjatë viteve të 90-ta, ajo ishte e angazhuar në Forumin e Grave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërsa në vitin 2000 filloi punën si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Aktualisht ligjëron në Shkollën e Mesme të Shkencave Sociale Ahmet Gashi në Prishtinë.[1]

Historia familjare

Redakto

I pari i familjes Xhemajl Haradini mbeti i vrarë në kullën e Abdullah Pashë Maxharrit në Gjakovë, në mbrojtje të Gjakovës. Një familjar tjetër, Ramush Haradinaj humbi jetën në Luftën e Dytë Botërore, eshtrat e tij gjenden në Beograd edhe sot e kësaj dite. Poashtu, një numër i madh i të afërmve morën pjesë në luftën e fundit në Kosovë.[2]

Aktivizmi në vitin 1981

Redakto

Bashkë me nxënës të tjerë nuk mund të qëndronin të heshtur ndaj ngjarjeve të asaj kohe dhe me vetiniciativë shkruanin parulla ("Kosova Republikë"), lëshonin e dëgjonin këngë patriotike. Më pas, më 11 mars ndodhi diçka e papritur për ta. [1] Forcat hynë në konvikte dhe u zhvillua një demonstratë me gaz lotsjellës. Ishte ky moment që i bashkoi shumë njerëz për të njëjtat arsye.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "INTERVISTË ME HATMONE HARADINAJ DEMIRIN" (PDF). Oral History of Kosovo. 11 mars 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Xhafa Mripa, Alketa (2021). Vepra e saj. Dukagjini. ISBN 9789951053754.