Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Haziz Ndreu këngëtar popullor shqiptar, kishte origjinë prej një familje me tradita të rezistencës kombëtare, por edhe me traditë në këndimin e këngëve të trimërisë. Në sajë të angazhimit dhe talentit që kishte derdhur në këndimin e këngëve dhe interpretimin e shkëlqyer me çifteli, Haziz Ndreu shpallet “Artist i merituar”. Në moshë të re u angazhua si këngëtar popullor në Shtëpinë e Kulturës, në Peshkopi. Ka qenë i afirmuar si këngëtar popullor në nivel kombëtar. Ka marrë pjesë në Festivalin e këngës, muzikës dhe valles në Tiranë më 25-27 nëntor të vitit 1959, ku vlerësohet me çmimin e lartë “Rapsod popullor”. Pas kësaj, merr pjesë rregullisht në të gjitha festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe në Festivalin e këngës popullore të Beratit, në vitin 1995.

Këngët e rapsodit dibran, Haziz Ndreu janë të veçanta në shumë segmente krijuese dhe interpretuese. Për dallim nga rapsodët e tjerë që kanë krijuar e kënduar dhjetra e qindra këngë, albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij është tej mase i veçantë, qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e këngëve, meqë ai ka kënduar vetëm këngë historike dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe kompozimin e shquar artistik, qoftë me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e brendshme shpirtërore, mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve.

Ka vdekur në vitin 2000 në moshë 65-vjeçare.