Hekurudha
Hekurudha është "rruga" mbi të cilën kalon treni. Kjo rrugë është e ndërtuar posaqërisht për kalmin e trenave dhe të asnjë mjeti tjetër transportues. Është e përbërë nga dy binarë të hekurt të cilët janë të shtrirë paralelisht njëri me tjetrin. Këto binarë janë të përforcuar mbi shtylla të shtrira betoni ose druri. Nën to dhe në pjesët anësore zakonisht shtrohen gurë të vegjël me qëllim të përforcimit shtesë të binarëve si dhe pamundësimit të rritjes së bimëve dhe mënjanimin e ngritjes së pluhurit.
Historia
RedaktoHekurudhat botërore
RedaktoHekurudha në Shqipëri
RedaktoHistoriku
RedaktoLinjat e para hekurudhore në Shqipëri ishin linja minerare dhe ushtarake me skartament të ngushtë, të ndërtuara ndërmjet viteve 1917 dhe 1930, nga austro – hungarezet dhe italianet.
Ndërtimi i një sistemi hekurudhor me skartament standard, filloi në vitin 1947 dhe vazhdoi me shpejtësi për të arritur në përmasat e tij aktuale prej 677 km, në vitin 1987.
Rrjeti hekurudhor shtrihet nga Porti i Durresit, në Detin Adriatik, dhe shkon në tre drejtime: në veri drejt kufirit Shqiptaro – Malazez në Han të Hotit, në jug drejt Ballshit dhe Portit të Vlorës dhe në lindje drejt Pogradecit, pranë kufirit me Maqedoninë. Hekurudha mbulon zonat më të populluara industriale dhe të banimit.
Vija e parë hekurudhore ---është ndërtuar në vitin në relacioninë. Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ----. Hekurudhat es shtrihen në tërë territorin e me një gjatësi prej ---- km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të ---përveç ----. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Malin e zi dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera.
Hekurudhat Shqiptare u ndërtuan gjatë periudhës së ekonomisë me planifikim të centralizuar, ku Qeveria vendoste kufizime shumë të forta mbi llojet e tjera të transportit. Pronësia e autoveturave ishte e ndaluar dhe, në rrugët që kalonin paralel me hekurudhën, ishin të ndaluara trafiku i autobusëve dhe lëvizjet e mallrave në një gjatësi mbi 11 km.
Ekzistonin një numër industrish prodhuese dhe një industri minerare shumë aktive që furnizonion industritë e Europës Lindore nëpërmjet lidhjes hekurudhore me Malin e Zi. E vetmja lidhje ndërmjet HSH dhe rrjetit hekurudhor Europian, vetëm për transportin e mallrave.
Me ndryshimet politike dhe ekonomike të viteve 1990, kërkesat për transport kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Ka pasur një rritje të shpejtë të shërbimeve private të kamionëve dhe autobusëve dhe sidomos të autoveturave private që e kanë devijuar trafikun nga hekurudha. Shumë miniera dhe fabrika shtetërore jane mbyllur duke e ulur në mënyrë serioze trafikun hekurudhor.
Në këtë klimë të re transporti, hekurudhat shqiptare po bëjnë përpjekje të mëdha për t’u bërë një ndërmarrje e orientuar nga tregu, për të përballuar sfidat e kohës.
Prioritet kryesor është realizimi i lidhjes hekurudhore me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise, pjesë e Koridorit VIII Trans-Europian.
- Momente më të rëndësishme në histori
- nëntor 1947 – Inagurohet linja e parë hekurudhore me skartament standard nga Durrësi në Peqin.
- qershor 1957 – Futet për herë të parë tërheqja Diezel Elektrike
- korrik 1973 – Përfundimi i linjës së parë hekurudhore malore nga Elbasani në Prrenjas, me një pjerrtësi deri në 18 0/00.
- Viti 1980 – Hekurudhat Shqipatre realizojnë 47% të volumit të përgjithshëm të transportit të mallrave në vend.
- shtator 1986 – Fillon transporti ndërkombetar hekurudhor i mallrave nëpërmjet linjës Bajze – Tuz.
- Viti 2000 – H.SH u transformua nga një Ndermarrje Shteterore në Shoqeri Anonime, me 100% kapital shteterorë.
- mars 2005 – Hyrja në fuqi e Kodit të ri Hekurudhor, që i lejon operatorët e tjerë të kenë akses në H.SH.
- Të dhëna kryesore
- Skartamenti: i gjithë rrjeti është me skartament standard 1 435 mm .
- Gjatësia: 447 km linjë kryesore , 230 km linja sekondare.
- Linja: njëfishe
- Elektrifikimi: asnjë seksion i elektrifikuar
- Tërheqja: lokomotiva diezel elektrike ÇKD, të klasit T669.1, me 1 350 kf, për shërbimet e mallit dhe të udhëtarit
- Shpejtësitë maksimale të projektimit: deri në 80 km/orë për shërbimet e mallit dhe të udhëtarit
- Pesha maksimale për aks: 20 ton /aks
- Pesha për ml: 8 ton
- Gabariti maksimal statik i ngarkimit: B ( sipas standarteve të RIV)
- Rrezja minimale e projektimit: 500m , 300m për zonat malore.
- Pjerrtësia maksimale: 9 0/00 deri në 18 0/00 për zonat malore
- Tipet e shinave: S-49 me 49.43 kg/ml dhe P43 me 44.61 kg/ml
- Tipet e traversave: traversa druri , traversa betoni bi- bllok.