Hekurudha Shqiptare
Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është në Durrës. Hekurudhat qe operojne jane Durres- Peqin, Shkozet-Tirane, Peqin-Elbasan, Vore-Lac, Rrogozhine-Fier, Elbasan-Librazhd, Librazhd-Prrenjas, Fier- Ballsh, Prrenjas-Gur te Kuq, Lac-Lezhe, Lezhe-Shkoder, Shkoder-Han I Hotit, Rrogozhine-Fier- Vlore dhe Milot-Rreshen-Klos. Infrastruktura e HSH-se shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjerë në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar në të njëjtin sistem si në Evrope, në gjurmë normale dhe ka një gjatësi prej 447 km.



Historia Redakto
Dokumenti më datë 18 dhjetor 1918. Në të është dhënë urdhër që hekurudhat në Shqipëri të çmontoheshin dhe në pamundësi për t'u kthyer në Austri, të shkatërroheshin nga forcat ushtarake, të cilat ndodheshin në territorin shqiptar të luftimeve. Ishte koha e tërheqjes së ushtrisë austro-hungareze nga territori shqiptar. Koloneli Shemerl shkruan se: -Sipas gjithë investitorëve, dëshmive dhe akteve lidhur me materialet hekurudhore në Shqipëri, pjesërisht janë shkatërruar dhe pjesërisht duken të humbura dhe të pakthyeshme... Kemi nën administrim disa linja, si : Tiranë-Virpazar, Lezhë-Vorë, të cilat i ruan detashmenti i shfrytëzimit. Komanda austriake kishte ngarkuar oficerë të cilët kishin detyrë që të ruanin të gjitha linjat hekurudhore dhe kjo është e pasqyruar në këtë dokument hollësisht, sipas linjave që nga Labinoti deri në Mal të Zi.
Gjendja e sotme Redakto
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Transportit tregojnë se Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtaresh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete, sipas të dhënave transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit. Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregoje nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke iu referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre. Për çdo vit, buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë $ amerikanë për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë $ amerikanë për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë $ amerikanë.
Çelja e distancave të HSH Redakto
- 7 nëntor 1947 : Durrës – Peqin
- 23 shkurt 1949 : Shkozet – Tirana
- 22 dhjetor 1950 : Peqin – Elbasan – Krasta / – Cërrik
- 7 maj 1963 : Vora – Laç
- 13 tetor 1968 : Rrogozhina – Fier
- 20 mars 1972 : Krasta – Librazhd
- 10 mars 1974 : Librazhd – Prenjas
- 9 mars 1975 : Fier – Ballsh
- Juli 1979 : Prenjas – Pogradec
- prill 1981 : Laç – Lezha
- 25 janar 1982 : Lezha – Shkodra (Trafiku i mallrave që me 11 nëntor 1981)
- 11 janar 1985 : Shkodra – Han i Hotit
- 14 tetor 1985 : Fier – Vlora (Trafiku i mallrave deri Narta që me janar 1985)
- Fundi i viteve 1980 : Milot – Rrëshen