Peqini

Qytet në Shqipëri
(Përcjellë nga Peqin)
This is the stable version, checked on 6 nëntor 2023. 9 pending changes await review.

Peqini është qytetShqipëri me rreth 10,200 banorë, vendosur midis Elbasanit dhe Rrogozhines buzë lumit të Shkumbinit. Është qytet me vlera historike.

Peqini
Xhamia dhe Kulla e Sahatit në Qendrën e Peqinit
Xhamia dhe Kulla e Sahatit në Qendrën e Peqinit
Popullsia
9.942
{{{postal_code_type}}}
3501
Faqja zyrtareBashkia e Peqinit

Gjeografia

Redakto

Peqini shtrihet ne pjesën qendrore te Shqipërisë i kufiziar nga qyteti i Rrogozhines dhe Elbasanit

Historia

Redakto

Klaudiana-Biklinet-Peklin-Peqin Peqini është një vendbanim i lashte ilir, në bregun e djathtë të Shkumbinit të poshtëm. Gjetjet arkiologjike dëshmojnë për faktin se ai ka ekzistuar njëherësh me qytetet më të lashte te vendit tonë. Pozicioni gjeografik, ia jepte atij një mundësi të tillë, duke qenë i vendosur përgjatë rrugeës së vjetër të KANDAVISE e më pas te asaj Egnatia, i njohur me emrin KLAUDIANA. Në burimet historike te vitit 1431 thërritet me emrin BIKLINET dhe me pas PEKLIN. Gjatë mesjetës së vonë u zhvillua si qendër tregtare dhe zejtare E kaluara e lashte, sidomos ajo mesjetare, pasqyrohet në momumente historike te qytetit, si Pallati i kultures, Kalaja e Peqinit dhe Xhamia me kullën e sahatit, kisha ortodokse, kisha ungjillore protestante.

Kalaja e Peqinit Në pjesën jugore të qytetit, muret e saj fillimisht të japin përshtypjen e një rrethimi të vogël, por më pas, nëse viziton të gjitha anët, e kupton se nuk është një kala e zakonshme. Brenda territorit të saj ndjehesh si brenda një fortese. Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia” dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klaudianës kanë patur një lartësi prej rreth 12 metrash. Kalaja e “Klaudianës” është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem.

Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kalanë e Peqinit. Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: “…muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja…” Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë. Panorama e ditëve të sotme, në kalanë e Kaudianës është e trishtë, krahasuar me atë që rrëfejnë kronikanët. Një minitreg i improvizuar në hijen e mureve të uron mirëseardhjen, kurse në të vetmen portë të lartë do të kuptosh se hyrja është kthyer në një shesh- pushimi për karrocat e kuajve që përdoren për transport. Shkallët janë paksa të veçanta, por dera qëndron e mbyllur dhe çelsi nuk dihet se ku ka përfunduar, pas largimit të të vetmit punëtor që kujdesej për kalanë. E megjithatë, një hyrje tjetër duhet të ekzistonte, pasi fëmijët dhe të moshuarit e përdorin kalanë si një shesh loje apo lulishte. Në një nga portat e vjetra në formë tuneli të ofrohet pamja e brendshme e kalasë. Në një cep të saj është një ndërtim i ri që dikur mendohej të ishte një lokal luksoz për qytetarët e Peqinit. Duket se planet e pronarit të tij i ka prishur bashkia, me aksionin e prishjes së të gjitha objekteve pa leje. Një nga të moshuarit na tregon se kalaja është qendra e qytetit të Peqinit, pasi ai nuk ka asgjë tjetër me të cilin mund të pasqyrojë vlerat e qytetërimit të lashtë. 75-vjeçari Nebi Gripshi e quan fatkeqësi mungesën e përkujdesit për kalanë e vjetër. “Dikur ky objekt ruhej dhe mirëmbahej. Madje këtu flitet se ekzistojnë varre shumë të vjetra, të cilat kërkojnë gërmime, por tani ka mbetur në mëshirën e fatit”,-thotë i moshuari. Nëse gërmohet në brendësi të saj dhe zbulohet pjesa bizantine, atëherë interesi edhe i të huajve do të ishte i madh. “Të vetmet gjëra që ne kemi këtu në Peqin është Kalaja dhe Sahati. Nëse edhe këtyre të dyjave i humbin vlerat, atëherë me çfarë mund të krenohemi. Kemi dëgjuar dhe lexuar se Demir Pasha, i fundit që ka qëndruar në kala ka qënë pas Aqif Pashës si një patriot me mjaft vlera.[1]

Qyterimi i vjetër dhe kultura e Peqinit duhet parë nga këto vlera dhe jo të njihet vetëm si një qytet i vogël dhe i papërfillshëm në hartën e Shqipërisë”,-përfundon Gripshi për “Shekullin”.Nga te gjtihë vizitoret e huaj Peqini dhe krahina e tij përmendet për popullin e tij bujar e mirkpritës, për shtëpitë e kopshtet e bukura, kodrat e veshura me ullij e gjelbërim si dhe fushën e gjerë pjellore, qe lumi Shkumbin i përshkon fund e krye. Në Peqin është parashikuar të kalojë rruga e, Korridorit të tetë, çka do ti sjellë kësaj zone mjaft favorizime ekonomike. Peqini i përket krahinës së Shqipërisë së Mesme dhe si i tille folklori dhe veshjet janë tipike të kësaj krahine Përjashtim bën vetëm zona e Darsisë, në të majtë të lumit, ku vihen re ndikimet të krahinave jugor dhe veriore.

Demografia

Redakto

Peqini është një qytet i banuar nga një popullsi shqiptare autoktone peqinase disa nga këto mbiemra autoktone janë: Bonati, Dervishi, Sufali, Dubali, Magani, Bejtja, Nuka, Biça, Dokja, Mezini,Cani , Bedalli, Deda, Myftiu, Dubali, Hera, Myftiu, Isaj, Gripshi, Puçi, Godelli, Kumbara, Shqarri, Deda, Mezini, Kadiu, Teqja, Cani, Peza.

Ekonomia

Redakto

Ky qytet ēshtē i pērmendur gjithashtu pēr zhvillimin e ekonomisē bujqēsore dhe blegtorale.

Kultura

Redakto

Peqini, njihet si qytet i vjetër dhe tepër i pasur në vlerat kulturore. Ky fakt dëshmohet nga sarajet apo pashallëku që ka pasur dikur Pasha i Peqinit. Akoma kanë mbetur pjesë të këtij pashallëku të vogël. Gjuha ose dialekti i Peqinit është një dialekt që ndahet më dy pjese, sepse nga lumi Shkumbin e sipër flasin me një nuance te dialektit gegë i mesëm, dhe nga lumi Shkumbin e poshtë flasin një nuancë të dialektit toskë. Një gjë që e kanë të përbashkët ne dialektin e tyre peqinasit është shqiptimi i fjalës "Th", që shqiptohet ndryshe si "Th-ja francese". Është nje dialekt i rrallë në të gjitha krahinat e Shqipërisë.

Sporti

Redakto

Qyteti i Peqinit është shtëpia e ekipit te futbollit Shkumbini. Përfaqësimi i qytetit ne Superligën Shqiptare qe nga viti 1994 është një sukses i madhe për një vend me popullsi relativisht të vogël. Parë ne këtë aspekt ekipi i futbollit jep një kënaqësi të veçantë për banorët e këtij qyteti. Rrezultati më i mirë në këto vite ka qenë vendi i katërt ne Superligë , si dhe dalja tre herë në gjysmëfinalen e kupës së Shqipërisë. Tifozët e Shkumbinit dallohen për mbështetjen e tyre të fuqishme që i japin ekipit të tyre. Në ekip përveç lojtarëve shqiptare militojnë një lojtar maqedonas, një boshnjak si dhe një serb. Trajner i ekipit për sezonin 2021-2022 ishte Lorenc Pashja[2].

Politika

Redakto

Kryetari aktual i bashkise Peqin eshte Lorenc Tosku[3].

Lidhje të jashtme

Redakto

Shiko dhe këtë

Redakto
  Commons: Peqin – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ admin (2010-03-26). "Reportazh/ Në kalanë e Klaudianës, vendbanimit të lashtë ilir të lënë prej vitesh në mëshirë të fatit". Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2018 (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2023. Marrë më 2023-03-27.
  2. ^ "KF Shkumbini", Wikipedia (në anglisht), 2023-03-07, marrë më 2023-03-27
  3. ^ Al, Ams. "Kryetari i Bashkisë". Bashkia Peqin (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-03-27.