Helena Kadare
Helena apo Elena Kadare (Fier, 1943) është një autore novelash dhe romanesh. Eshtë një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist.
Helena Kadare | |
---|---|
U lind në | 1943 Fier, Mbretëria Shqiptare |
Kombësia | Shqiptare |
Shtetësia | Shqiptare |
Profesioni | shkrimtare, përkthyese |
Biografia
RedaktoU lind në Fier, në gjirin e familjes Gushi që prejardhjen e kanë nga lagjja Varosh e Gjirokastrës.[1] Ajo studioi letërsi në Univesitetin e Tiranës. Më pas ajo punoi në gazetari dhe gjithshtu si redaktuese në industrinë e botimeve. Helena Kadare ka jetuar në Paris me bashkëshortin e saj Ismail Kadare që prej vitit 1990. Vajza e tyre Besiana Kadare ështe Ambasadorja shqiptare e Kombeve te Bashkuara.
Veprimtaria
RedaktoNjë lindje e vështirë është romani i parë i publikuar nga një grua në Shqipëri. Një grua nga Tirana, është një nga romanet e saj më të lexuar.
Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin per ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu eshtë një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë. Helena eshte bashkëshortja e autorit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare. Së fundmi është botuar nga Sh.B. Onufri libri biografik Kohë e pamjaftueshme, në të cilin rrëfen gjerësisht bashkëjetesën e saj me Kadarenë.
Veprat
Redakto- Një lindje e vështirë, Tiranë: ndërmarrja e botimeve "Naim Frashëri", 1970;
- Një grua nga Tirana, Tiranë: MCM, 1994;
- Bashkëshortët, 2002;
- Kohë e pamjaftueshme, 2011;
- Krimineli nga Kadizi, Botime "Onufri", 2024
Referime
Redakto- ^ "Helena Kadare me origjinë nga Gjirokastra, nga Gushot e Varoshit". gjirokastraonline.com. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2021. Marrë më 3 janar 2021.