Helgoland
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Helgoland është ishull shkëmborë në gjirin në veri të Gjermanisë. Ishulli gjendet rreth 65 km larg Kuks-hafenit.
Ishulli zë një sipërfaqe prej 2,09 km2m në vitin 1977 kishte 2 300 banorë. Ishulli ka një banjë me ujë të ngrohtë, stacion meteorologjik, stacion paralajmërues për tërmet, park mbajtës të shpezëve, godina për biologjinë e detit dhe një komunikacion detar prej 719 300 pasagjerëve në vit (1974).
Helgolandi, në fillim ishte zënë nga populli në Gjermanin veriore i quajtur frizë (Frisen), më 1402 ra nën sundimin e Shlehisë, më 1714 iu bashkua Danimarkës, kësaj të fundit, më 1814 iu deshtë të ia jep Britanisë së Madhe. Me marrëveshjen Helgoland-Sansibar të viti 1890, iu dha Gjermanisë. Pas vitit 1919, godina e sistemit mbrojtës të ishullit u dëmtua dukshëm. Më 8 prill 1945, britanikët ndërmorën një aksion nga ajri dhe e bombarduan aq sa u zhduk si vendbanim. Pas kapitullimit të Gjermanisë, popullsia e ishullit u dëbua. Pas shpërthimit të bunkerit të nëndetëseve dhe godinës mbrojtëse shërbente si bazë ushtarake e aeroplanëve britanikë. Më 1 mars 1952, Hegolandi iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë dhe më 1960 u ndërmor rindërtimi i vendbanimit.