Helm e gjak

Redakto

Libri i poezive antologjike "Helm e Gjak" është botuar në vitin 1990. Libri është botuar në NGB "RILINDJA" Prishtinë.Redaktor ka qenë Nazmi Rrahmani dhe recensentë Abdullah Konushevci dhe Rushit Ramabaja. Libri ka kopertinat e punuara teknikisht jashtëzakonisht mirë dhe më kombinimin e ngjyrës së zezë dhe të kuqe dukët sikur të kishte kopertinë 4 ngjyrëshe.

Libri ndahet në cikle:

·                   Epikë - 10 poezi

·                   Fjala thyen Eshtra - 11 poezi

·                   Kohë e sëmur - 15 poezi

·                   Baladë dashurie - 9 poezi

·                   Rinjihemi prapë - 9 poezi

·                   Në kohën e fatit - 12 poezi

Ky libër ishte pikënisja e hetuesisë dhe lirisht mund të themi së ndërroi gjithë jetën e autorit. I arrestuar, i marrur në pyetje dhe i keqtrajtuar maltretimi zgjati më vit duke e kërkuar në trajtim dhe biseda ku UDB-ja përdorte edhe forcën gjersa kësaj akuze iu shtuan edhe tjera që niseshin prej të vërtetës se poeti ishte krijues, profesor dhe liridashës e human dhe mbronte më këmbënguljen të drejtën e të ekzistuarit e të qenit dhe i kundërvihej më pendë e më aktivitete ndër më të ndryshme. Ishte akuzuar si shkrimtar, si mësues, por edhe si njeri që ishte në ballë të rezistencës. Pasi kishte kontakte të përhershme më Hasan Ramadanin dhe Zahir Pajazitin sepse i kishte edhe lidhje familjare, Hasanin dajë kurse Zahirin e kishte pasur edhe nip por një kohë edhe nxënës, sigurimet e fshehta u munduan që ta krijonin një treshe rezistuese edhe të armatosur. Pas vrasjes së Hasanit shpirti i intelektualit i poetit,i patriotit, i mësuesit u lëndua shumë. Prandaj përgjuesit dhe hetuesit shfrytëzuan revoltën e tij të hapur dhe akuzës iu shtua edhe disa aksione të fshehta që ndodhnin në vitet e 90/94. Aktiviteti kulturor sidomos "Shoqata e parë kulturore e pavarur" të cilën e themeloi poeti dhe aktiviteti i saj që u përkrah materialisht nga fabrika e armaturës bëri bujë të madhe dhe nese dikush e kërkon fijen e shkëputjes së kulturës nga BVI që mbetën të kontrolluara nga pushteti atëherë do ta gjej pikërisht fillin në Podujevë dhe ishte pra “Shoqata për veprimtari kluturore” e cila doli fuqishëm disa herë. Kjo ishte bërë më nismën e Kryetarit Rugova i cili mendonte se në KOSOVEN E LIRE E TE PAVARUR Ministria e KULTURES do ta kishte selinë ne Podujevë...

E gjithë kjo jetë e ankthshme dhe kjo luftë e pa kompromis trajtohet në librin" Helm e gjak". Shkruhet drejtpërdrejt si thirrje në bashkim,rezistencë dhe demanton hapur gjithë tendencën e propagandës dhe librit serb i cili mundohej ta paraqiste si popull nongrata i cili kishte ardhur nga majat e do maleve të pashkelura të Kosovës dhe e kishin pushtuar Kosovën. Aty trajtohet si duhet se dhuna e politikës serbe ka vetëm një bazë dhe një arsye për ta zhdukur shqiptarin fizikisht:- pos pse ishte shqiptarë. Ata shkonin deri aty shkenca e tyre dhe e kishin lansuar në popull se ishin arnuat, dhe shqiptari të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët më shqiptarët e Shqipërisë se ata janë Albani...Rrenë mite të rrejshme, propagandë politike, deformime kishte prandaj dhe në mënyrë të programuar:- Të gjitha këtyre u del përball përmbledhja “Helm e gjak” e cila thërret për qëndrueshmëri mitike e biblike...duke sjell faktin real, historik, jetësor dhe të vërtet. Akuza ishte se ky libër krijonte urrejtje dhe fyerje të pabazë etj. Por e vërteta është krejt tjetër ky libër nuk thërret në urrejtje të verbër, por thërret në mobilizim të shpirtit trupit të kombit shqiptar para rrezikut shfarosës që i kanosej...