Henri Poincare

This is the stable version, checked on 15 shtator 2019. 1 pending change awaits review.

Jules Henri Poincaré (lexo: Zhyl Anri Puankare), (29 prill, 185417 korrik, 1912) ishte matematikan , teoricirn i fizikës dhe në përgjithësi filozof i shkencës. Poincaré shpesh përshkruhet si ,,universalisti i fundit,, i cili shkëlqeu në të gjitha fushat e matematikës të cilat ekzistonin në kohën e tij.

Henri Poincaré

Si matematikan dhe fizikan ai dha kontribute fundamentale dhe origjinale në mmatematikë dhe në mekanikën qiellore. Është i njohur për formulimin e hipotezës Poincaré, njëri ndër problemet më të famshëm në matematikë. Në kërkimet e tij për problemi i tre trupave, Poincaré ishte i pari i cili e zbuloi sistemin kaotik deterministik i cili solli deri te themelimi i një dege tëre në matematikë të ashtuquajtur Teoria e kaosit. Ai konsiderohet edhe njëri ndër themeluesit e topologjisë.

Poincaré e formuloi parimin e relativitetit dhe Transformimet Lorentz në formë simetrike. Poincaré e zbuloi transformimin relativist të shpejtësisë dhe me këtë ishte në gjendje ti formulojë të gjitha Ekuacionet e Maxwell'it, hap tjetër i rëndësishëm ishte formulimi i teorisë speciale të relativitetit.

Grupi Poincaré që përdoret në fizikë dhe matematikë mori emrin sipas tij.

Biografia

Redakto

Bir i një profesori në fakultetin e mjekësisë, dhe kushëri me presidentin e Francës Raymond Poincaré

Një nxënës brilant diplomoi për shkencë dhe letërsi më 1871, pastaj studjoi në Skollën politeknike në vitin 1873, pataj në École des Mines në tetor 1875 ; ai diplomoi si bashkëpuntor shkencor më 2 gusht 1876. Pastaj u emërua si inxhinjer i minirave në 3 mars 1879 në Vesoul, Më 1 gusht 1879 mori titullin doktor i shkencave matematike në Faculté des sciences de Paris dhe u emërua të japë leksione të analizës në fakkultetin e shkencave në universitetin e Caenit më 1 dhjetor 1879.

Dy vjet më vonë i arriti rezultatet e para markante nga matematika në lidhje me paraqitjen e lakoreve dhe ekuacioneve diferenciale linéare me koeficientë algjebrik dhe së shpejti e tregoi zbatimin e tyre në fizikë dhe posaçërisht në mekanikë.

U kthye në Paris më 1881 në vendin e ligjëruesit të analizës në fakultetin e shkencave në Paris. Nga viti 1883 dhe deri kur doli ë pension në vitin 1897 jepte analizën në fakultetin politeknik.

U pranua antar në Akademinë e skencave të Francës më 1887. Në vitin 1901, e fitoi për herë të parë medaljen e Sylvester të cilin e ndant Royal Society. Ishte kryetar i shoqatës së matematikanëve francez më 1886 dhe dhe kryetar i shoqatës së fizikanëve francez në vitin 1902.

Vepra të tij

Redakto

Nga filozofia e shkencës:

  • 1902. Shkenca dhe hipoteza
  • 1905. Vlera e shkencës
  • 1908. Shkenca dhe metoda (Science et Methode)

Nga topologjia algjebrike:

  • 1895. Analysis situs . Studim sistematik nga topologjia.

Nga mekanika qiellore:

  • 1892–99. Një metodë e re në mekanikën qiellore 3 vëllime.
  • 1905–10. Leksione nga mekanika qiellore.

Nga filozofia e matematikës:

    • Nga Kanti te Hilberti: Libra mbi bazat e matematikës, 2 vëllime. i cili i përmba këto punime:
    • 1894, "Mbi natyrën e rezonimit matematikor,"
    • 1898, "Bazat e gjeometrisë,"
    • 1900, "Intuita dhe Logjika në matematikë,"
    • 1905, "Matematika dhe Logjika,
    • 1910, "Mbi numrat transfinit,"

Lidhje të jashtme

Redakto