Hermafroditizmi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Hermafroditizmi është një dukuri me të cilën një individ i një lloji të caktuar, kafshësh apo bimësh, zotëron gjatë jetës së tij të dy organet seksuale dhe mund të prodhojë, njëkohësisht apo herë pas here, qoftë gametën mashkullore (spermën) ashtu edhe atë femërore (vezën). Në disa lloje kafshësh, veçanërisht jokurrizorët, dukuria është e zakonshme dhe thelbësore për riprodhimin.
Përkufizimet
RedaktoPrejardhja e fjalës
RedaktoEtimologjikisht, emërtimi hermafrodit rrjedh nga Hermafroditi, biri i Hermesit dhe Afroditës, personazh i mitologjisë greke që, pasi u shkri në një trup me një nimfë, Salmakidën, kishte trajtat trupore të të dy gjinive (sekseve). Sipas terminologjisë moderne, Hermafroditi mund të mendohet një njeri hermafrodit bashkëkohësisht (apo njëkohësisht).
Figura mitologjike e Tiresias, që shfaqet tek Odisea dhe Edipi mbret, mund të mendohet si një hermafrodit vijues (apo pasues), duke u shndërruar në grua dhe rikthyer sipas dëshirës së perëndive në burrë.
Hermafroditizmi tek kafshët
RedaktoHermafroditizmi tek njeriu
RedaktoKa raste edhe tek njeriu. Shembulli i fundit është atletja kampion botëror SANYA nga afrika