Herman Gmeiner (Shkolla)
Shkolla 'Hermann Gmeiner' është shkollë profesionale për TIK (Teknologji Informacioni dhe Komunikimi) e themeluar ne 2014.[2] Programet e shkollës TIK “HERMANN GMEINER”, bazohen tek modeli dhe profili i shkollës austriake, në përgatitjen e programuesve në informatikë.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Shkolla e Mesme "Hermann Gmeiner" | |
---|---|
Vendndodhja | |
Të dhëna | |
Lloji | Shkollë e Mesme |
Themeluar më | 2014 |
Drejtoria arsimore | DAR Tiranë |
Drejtori | [1] |
Numri i studentëve | 180 |
Faqja e internetit | Hermann Gmeiner |
Përse “Hermann Gmeiner”?
Redakto- Sepse fusha e programimit është një nga fushat e cila po zhvillohet me hapa të shpejtë duke rritur nevojën për programues.
- Tregu në Shqipëri ka kërkesa të larta për programues.
- Teknologjitë dhe platoformat më moderne ndodhen në Hermann Gmeiner.
- Bashkëpunimi me binzeset që nxënësit të kryejnë praktikat profesionale në ambjentet e tyre.
- Stafi mësimdhënës i përbërë nga specialistë me përvojë për lëndët profesionale.
Stafi i Mësimor
RedaktoDrejtimi i Shkollës TIK “HERMANN GMEINER”, është i përbashkët me përfaqësues të posaçëm austriak. Kualifikimet dhe kompetencat profesionale dhe pedagogjike të mësuesve do të jenë vendimtare për cilësinë e shërbimit arsimor profesional të shkollës. Stafi i shkollës është i përzgjedhur më kujdes nën drejtimin e specialistëve austriakë të fushës përkatëse. Ai do të nënshtrohet trajnimeve fillestare por edhe të vazhdueshme për tu përditësuar me të rejat më të fundit në fushën e TIK.
Kurrikulat
RedaktoShkolla zgjat 4 vjet dhe numri i orëve mësimore përbën parakusht për cilësinë e duhur të formimit të specialistëve të rinj të TIK dhe për njohje të kualifikimit në Austri. Për të garantuar cilësi, do t’u kushtohet rëndësi njohurive të larta në Matematikë si dhe përvetësimit të njohurive të gjuhëve të huaja. Lëndët e formimit të përgjithshëm, orientohen ndaj kërkesave të nxënësve, për përgatitje cilësore për Maturën shtetërore. Për zhvillimin e Gjuhës angleze dhe asaj gjermane (si gjuhë e dytë) përdoren kurrikulat e gjimnazit, tashmë të konsoliduara dhe të vlerësuara.
Disa nga lëndët që zhvillohen pranë “Hermann Gmeiner”:
Redakto- Zhvillim Softwaresh
- Projekte rreth teknikës së informacionit
- Sisteme informacioni
- Teknikë sistemi
- Teknikë mediash
- Rrjeta kompjuterike
- Praktikë kompjuteri
Infrastruktura
RedaktoShkolla TIK “HERMANN GMEINER”, ndodhet në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar duke ofruar mjedise strukturore dhe të përshtatshme për zhvillimin cilësor të procesit mësimor dhe edukativ. Mjediset janë komforte, me sistem qendror ngrohjeje, freskim për periudhën e verës dhe me ndriçim komod. Orët e praktikave teorike dhe të Laboratorëve, do të zhvillohen në mjedise të kompletuara, ku çdo post pune do te jetë i pajisur me mjete të reja dhe moderne sipas çdo fushe. Nxënësve, përvec orëve të shumta në laborator, ju mundësohet edhe praktika në biznese, për të cilën kemi mbështetjen edhe të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Në mjediset e shkollës përfshihen edhe mjedise për aktivitete sportive e social-kulturore.
Burimi i te dhenave
Redakto- ^ http://vizionplus.al/mesim-me-turne-ne-tirane/ Arkivuar 5 prill 2015 tek Wayback Machine Vizion Plus: Mësim me turne në Tiranë
- ^ http://www.sociale.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/hapet-shkolla-e-re-e-mesme-profesionale-hermann-gmeiner-shkolle-elitare-ne-fushen-e-teknologjise-se-informacionit&page=15[lidhje e vdekur]
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2016. Marrë më 3 dhjetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)