Historia Pa Mbarim (gjermanisht: Die unendliche Geschichte) është një roman fantastik i shkrimtarit gjerman Mikael Ende, botuar në vitin 1979. Përkthimi i parë në anglisht, nga Ralf Manhajmi, u botua në 1983. Më vonë u përshtat në një seri filmash.

Libri flet për historinë e Bastianit, një djali të cilit i ka humbur nëna, i cili lexon një libër fantastik me titull "Historia Pa Mbarim", libër ky i cili tregohet gjatë romanit. Përfundimisht, Bastiani hyn në ngjarjet e librit duke u bërë njësh me personazhin kryesor, Atrejun. Ai rikthehet në jetën e vërtetë dhe riparon marrëdhënien e rrënuar që kishte me të atin.