Historia e Fshehur e Legjendes se Kalase Rozafae

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Historia e Kalasë Rozafa (nga Rashidi) Rrëfimi nga Sami Dani E kam ndigju kur isha i ri në Smirn të Turqis. Në 1 klub ku u mbledhshin shqiptarët, ishte edhe 1 plak lahutar shqiptar nga Sanxhaku, i cili kishte gati 30 vjet që jetonte n’Turqi. Mbasi aty kishte pas 1 djal t’sakatuem prej luftet me shkiet, i cili i pat làn gruan dhe 3 fëmij t’vegjël. Mbasi i kishin vra 4 djemt, i pat mbet veç ky i gjymtuemi me grua dhe 3 fëmij. Për mos me e humb gjakun prej masakrave serbe, Rashidi (lahutari) e mori familjen e u shpërngul prej Sanxhakut (ku kishin prona deri n’Podgoric si fis), dhe erdhi n’Turqi me shpëtu familjen e tij dhe fëmijt e t’birit pa kamb. Rashidi punonte si hallvaxhi, e mbas do vjetsh i vdes i biri sakat, dhe kështu ai i rrit vet 3 fëmijët jetima, që i la t’vegjël i biri. Në 1934 e kam taku Rashidin për her t’pàr, tek i binte lahutës, tuj këndu kangt për Skënderbeun, Mujin etj. Kishte 1 zà t’fort edhe pse ishte gati 80 vjeç. Kur e kam ndigju tuj këndu me lahut historinë e kalasë Rozafa, s’kisha kja kurr deri at’her, por aty kam kja me lot tuj e ndigju me lahut Rashidin, dhe t’tan shqiptart e tjer që e ndigjojshin, ishin tuj kja njisoj si un. Rashidi ishte stërnip i Rashididt t’madh apo t’moçëm, 1 lahutar i ndigjuem n’Sanxhak e krejt veriun ton. E bana mik, dhe ato muaj që kam ndejt n’Smirn (që është vendlindja e Homerit), jam miqsu me Rashidin, dhe ai e ka këndu shum her me lahut historin e Kalasë Rozafa. Biles un i pata shkru krejt vargjet në 1 bllok, e Rashidi m’thoshte, se kjo histori ka hangër shum krèna njerzish, sepse dòjn me e shùe krejt, e me tregu rrenat e veta. Ai bllok që i pata shkru vargjet, më asht marrë nga policia bashk me shum libra t’çmuar, kur na e ka bastis shpin shteti në 1947. Por kjo ka mbi 500 vargje, e zgjaste 1 or e kusur me lahut. Un edhe pse m’a e kishin marr at bllok, un halà mbaj mend shum vargje t’saja, t’paktën ato ma kryesoret, që po mundohem me i kujtu, tashti që po të tregoj historin e vërtetë të Kalasë Rozafa.

Fillon me kto vargje

Kjèn 3 vllazën trima t’motit

qi pe largut tuj rrugtue

me çue n’vend fjalën e t’jatit

me 3 motra me u martue

Qi njat rod qi dojn me shtue

me kèn t’lidhun mish e thue

n’gjak kah i àti e n’gji kah e àma

n’ndèr e n’bès bashk për t’tana …..

Pra, 3 vllaznit kishin 1 amanet prej babës t’vet, që me e bà dhe shtù rodin (gjakun,racën) e tyre, duhej me gjet 3 motra që me u martu me ato. Në mënyrë që fëmijët e tyre të ishin t’lidhun me njëri-tjetrin si ”mish e thua”. Mbasi do ishin t’lidhun me gjak nga i àti si kushërinj, dhe gjithashtu edhe nga e àma si kushërinj nga gjiri (qumështi). Kështu 3 vllaznit u nisën me kërku fatin e tyre, tuj udhtu deri larg. Dhe gjat rrugs pànë 1 oxhak tuj nxjerr tym, dhe 3 grà që po punojshin tuj shkri hekur (metal – bronx), hekuri ka dal mà von, por n’at koh punohej vetëm bakri dhe bronxi, vargjet thojn hekur, se njashtu jan thirr t’tana metalet, bile edhe sot i thojn (pushk t’hekrit). Pra kur shohin oxhakun tuj nxjerr tym dhe 3 gràt tuj punu, 3 vllaznit afrohen dhe i lypin konak me pushue dhe uj, se ishin lodh prej rrugs.

Tuj rà posht Drinit gjarpnue

Vllaznit turrin e kan ndal

Nj kamin nàlt tuj tymue

3 grà n’zjèrm hekur punue

Fill kaminit ju kan ofrue

e kan nis me u njoftue

po kjen kput gjat tuj rrugtue

buk e ùj i kan kërkue … ?

(s’kujton vargjet e tjera)

Kto 3 grà ishin motra, ku sejcila kje mà e bukur se tjetra. Fà (fat) ishte kèn motra e madhe, që bante pun t’rànda burrash për me fitu bukën e me i rrit vetëm 2 motrat -, se kan kèn jetime qysh se ishin t’vogla. Pra ishte edhe si nàn edhe si motër për 2 t’voglat.

Kjèn 3 motra porsi zana

gjà hyj mà t’bukur s’kish bà nàna

Fà e madhja e dyta hàna

Roza kjè m’a e vogla n’tàna

Fà e madhje kjè e smut

prej se hekur tuj punue

e pun burrash ka mbarue

porsi nàn motrat ka rrit … ?

E kështu, mbasi i shtrùn konak 3 vllazënve dhe u njoftuen me ato, 3 vllaznit i kallzojn amanetin e bàbës t’tyre, dhe i kërkojn dorën 3 motrave me u martu me ktà 3 vllaznit. 3 motrat pranojn dhe martohen simbas radhës në mosh me 3 vllaznit. Mbas 1 viti, Roza (e vogla) lind djal, e dyta ishte shtatzàn, kurse Fà nuk kishte bà … se ishte e sëmur, prej se punonte qysh e vogël tuj shkri metal e tuj bà vegla e àrm, për me i shit e me fitu bukën edhe për 2 motrat e vogla.

Ndërkohë 3 vllaznit mbasi u martuan me 3 motrat, nisën me çùe 1 kala, për me e çùe n’vend amanetin e bàbës t’vet.

3 kreshnikt vllazën t’nji gjakut

me 3 hanat kjèn martue

Me kta ròdin me e shtue

nji kalaà nisën me çùe

Mbi shkamb t’moçëm m’e naltùe

ku t’shef syni pa mbarue

3 lumej nën tuj gjarpnue

Kèjt ngàt shkamit tuj bashkue

E ngàt liqenit t’pambarue … ? (vazhdimin nuk e kujton krejt)

N’at koh kur kan nis me çùe kalàn (mbi 4000 vjet pàra), nuk kishte dàl halà (akoma) llaçi, por muret çoheshin me blloqe t’mdhaja gurit tuj i kombinù me forma t’ndryshme, dhe tuj bashku edhe me shufra metalit ndërmjet blloqeve t’gurit brenda. Trashësia e mureve shkonte deri në 5 metra a mà shum në themele, ku blloqet e gurit ishin mbi 1 metër e gjýs shpeshher, në themele ku çoheshin me 2 mure me distanca 3-4 metra prej njeri-tjetrit, dhe n’mes ktýne 2 mureve trasha me blloqe gurit t’mdhaja, u mbushte me copa gurësh që mbetshin prej gurve qi daltoheshin tuj i gdhènd me forma t’ndryshme, dhe i përzijshin me dhè, dhe kshtù mandej vinte tuj u çùe muret rrèsht mbas rrèshtit tuj u çùe nalt e tuj u mbùsh n’mes. Por muret që 3 vllaznit çojshin ditën sipër, nuk qëndronin natën, se u u rrëzojshin. Kështu që 3 vllaznit shkùen me pyet 1 plak t’ùrt (orakull) tuj i thànë që, ata kishin flijùe në themelet e kalasë shumë bagëti, por muret kishin ngèc dhe nuk çoheshin ma nàlt, se binin natën. (s’i kujtohen vargjet) …

Orakulli i thòt që: Ju jeni tuj çù nji fortès/kalà që ka me i shërbý me shekuj brezave që kan me pasù gjakun tùj, dhe kjo nuk pranon me flijù bagëti, por kërkon 1 flijim mà të shtrènjt, duhet me u flijù 1 pjestar nga familja jùj, që kjo kalà me u çù e fort e me i qëndrù shekujve brez mbas brezi të gjakut tuej. Dhe duhet me kèn patjetër grù ajo që do flijohet në mure të kalas tùj. Sepse grùja rrit n’bark dhe bjèn n’jèt fëmijët e gjakut tùj. Por duhet me kalu 2 hanat dit-nat, dhe at dit qi do t’dalin hana e re me fillu e treta, asaj grù qi ka me i qillù radha me ju prù me hangër, ajo do të duhet me u muros në themelet qi jeni tuj bà për kalàn tùj. (S’kujton vargjet) “I kam pas dit ma shum se gjýsen.. m’kan firù shum prej týne”

Edhe kshtu u rà dakort mes vllazënve, me besa- bès mos me i kallzu asnjeni grave. Dhe ashtu u bà. Asnjeni nuk i ka kallzu grave, (por ajo historia që 2 vllaznit e mëdhenj i kan kallzu grave, nuk asht e vërtet, sepse ktè e ka shpik djallzisht ai Uka i mbràpsht, dhe t’a e diftova historin e tij) Si gjithmon 3 gràt qi ishin motra, ja çojshin me radh çdo dit bukën burrave t’tyre.

Por Roza ma e vogla, ja çonte mà shpesh atyre, se Fà e madhja, ishte e sëmur e i merrej fryma, ngaqë ishte kèn qysh e vogël tuj punù n’furr tuj shkri metal tuj ba vegla e armë, dhe ishte helmù prej tymit aty. Kurse motra tjetër e dyta, ishte me barrë dhe ishte afrit për me lind s’shpejti. Kshtu qi Roza shpesh i jepte me pi djalit, e vinte me fjèt, dhe u niste vèt me ja e çù bukën burrit dhe kunetive, edhe kur nuk e kishte ajo radhën. Pra ja linte djalin fjèt motrave, ja çonte bukën dhe kthehej shpejt pa u çù djali prej gjumit. Ose kur çohej djali dhe Roza nuk ishte aty, Fà e merrte djalin n’krah e i dilte pàra Rozës n’rrug t’kthimit, dhe mos me e làn djalin me kja gjàt se donte me pi, dhe aty Roza i jepte gji, e mandej u kthejshin bàshk n’shpi.

Njikshtu kalùn 2 hanat, dhe at dit qi doli Hana e Re e treta, ishte radha e Fà për me ja e çù bukën, por Roza ashtu si herët e tjera, i thot qi don me ja e çù ajo bukën.

Fà sikur parandín që diça e keqe po vinte, dhe ngul kamb që mos me e làn Rozën me ja e çù bukën n’vend t’saj, tuj i than qi ishte mir, e do donte vèt Fà me ja e çù bukën, se edhe djali kishte ditë që nuk ishte mire, se u çonte i trembur prej gjumit dhe kërkonte t’àmën Rozën. Por Roza ngul kamb që jo me e làn Fà me ju njít kodës e me ja çù bukën, tuj i thàn Fà-s, qi djali ka pí, dhe e ka vù me fjèt, dhe se do shkonte e kthehej shpejt pa u çù djali. Qi edhe ndràse (nëse) çohet, i thòt Fà-s, merre djalin n’krah e m’del pàra , siç bànte gjithmon kur Roza vonohej e djali donte me pí. Mbasi vùri djalin n’gjum, Roza mori bukën e u nis me ja e çù.

Mbasi fillon me u largù pak, Roza ndín qi asht çù djali, e po e ndigjonte tuj qà, Roza kthehet, e pajton djalin dhe e vèn prap me fjèt djalin, dhe niset. Prap Fà prap ngulmon mos me e làn Rozën për me ja e çù ajo bukën, se ishte radha e Fà-s. Tuj i than rri me djal, se s’asht mír. Por prap Roza nuk e ndigjon Fà, dhe merr prap bukën e niset me ja e çù.

Dhe kshtù kur Roza arrin n’kalà, sheh 3 vllaznit tuj e prít, dhe i diftòjn se çfàr i kishte than Orakulli, dhe se ashtu ishin rà dakort me njeni-tjerin. …. (S’kujton vargjet)

Roza e pranon fatin e saj pa ngurrù, por i lèn 1 amanet, qi mos me e muros krejt trupin e saj, por deri qi t’zbardhte dita tjetër me ja e làn gjýsën e trupit jashtë, se e dinte qi do vinte aty Fà me djal n’krah, kur djali t’u çonte prej gjumit. Dhe i thòtë që me i làn 1 dòr, 1 sy, 1 vesh, 1 gjí, e 1 kamb jasht ….

Por se Roza fjàl kish làn

veç gjýs shtatit n’mur m’e kàll

dorën shtrí tuj lýp m’e i fàl

t’fundmen hèr m’e prèk njat djal

Der sa dielli t’kèt prendùe

e dita tjetër t’kèt agùe

1 sy jasht për m’e shikjùe

1 gjí jasht me i dhàn me pí

1 vesh jasht djalin m’e ndí

1 dòr jasht m’e ledhatù

1 kamb jasht n’djep m’e pajtù

E kish dít qi vinte Fà-ja

Me djal n’krah tuj i dalun pàra

Si përhèr kur ish vonùe

Kur djali Rozën pat kërkue …. ?

Kshtù qi vllaznit ja plotsùn dëshirën Rozës, tuj e muròs vetëm gjýs trupit.

Kur djali i Rozës ishte pas çù prej gjumit dhe kërkonte t’àmën se donte me pí. Fà ishte bà merak qi Roza ishte vonù mà shum se hèrt e tjera, dhe merr djalin n’krah edhe niset me i dàl pàra Rozës rrugës. Dhe tuj ju màrr fryma arrin deri n’kalà me djal n’krah. Dhe aty i thòjn qi Orakulli i kishte udhzù ……etj.

Dhe i kallzòjn se ku ishte muròs Roza, dhe i kallzòjn edhe amanetin e saj.

Fà e gjen Rozën t’vdekun, por gjýsa e trupit t’saj ishte halà (akoma) vàl (i ngrohtë), dhe nga gjíni i pikonte tamël (qumësht) pík-pík, se ora e trupit vazhdon deri 24 orë mbas vdèket, e ajo ishte ora qi i jepte me pí djalit.

Fà ja e vèn djalin te dora e Rozës qi ishte halà vàl, dhe djalin qi e kishte marr uria, kur sheh tuj pikù qùmsht prej gjinit t’sàmës, instinktivisht i afrohet gjínit e fillon me e thith gjínin e s’àmës qi pikonte halà pík-pík.

Ka ul djalin ngàt dors t’sàms

e fill aj gjínit ja afrít

kur ka pa tamël tuj pík

qyqi djal untù tuj prít

ja ka nis gjínin me thíth....

Fà e tmerrueme prej asaj qi po shihte, fillon me vù kùjen me t’madhe tuj kjà e tuj u çjerr, e tuj shkul flòkt me gjàm, sa u u tundën muret - thòt kanga.

Ka nis Fà-ja me vù kùjen

prej gjàms t’saj muret u tunden

Pse de Roz moj probatesh

t’jam kàn nàn e m’preve n’bes

Se sot rendi m’kish takù mùe

bukën burrave me ja prùe

Nën njat mur ti s’kishe kàn

mà mir mù po t’m kishe làn

e smut jam pa çik pa djal

se e dyta shtat ka nxàn

e ti për gjínit kishe nji djal

Njashtu Fà tuj vajtù

tuj shkul flok e vikàt ou

tuj gjimù e tuj lotùe

der sa hýjt e kan ndigjùe

der sa dielli pat nis me shkùe

edhe hana ka nis me dal

tuj vajtù mbi njat trup t’vàl....?

Kshtù Fà-ja ka kjà tuj gjimù me t’madhe deri sa i jan shterrù lotët, dhe deri qi ka dal hàna, e i ka mbaru edhe fryma e i ka ndalù zemra, dhe ka vdek e përqafueme mbi trupin e Rozës.

Lot e Fà-s i kan shterrùe

der sa fryma e ka lëshùe

e jeta saj aty asht shùe

Tuj e rròk t’motren përbri

Zani saj mà nuk asht ndí …. ?

Aty ku i kan pikù lotët e Fà-s mbi trupin e t’motrës, jan bashkù lotët e Fà-s me pikat e tamlit qi pikojshin nga gjiri i Rozës, dhe kan krijù nji përrù t’bardh, me lot dhimbjesh e tamël dashnie, qi halà (akoma) sot sipas legjendës n’ato vargje, thuhet qi edhe sot vazhdon e pikon ai lang i bardh në mure t’kalàs. Dhe ato nàna qi kan fëmij për gjínit dhe nuk kan gjí, shkojn dhe e marrin at lang t’bardh qi asht ngurtsu aty, e shkrijn me uj dhe e píjn. E mbasi e píjn i kthehet qumështi n’gjí, dhe ata fëmij qi píjn at gjí, rriten t’fort, t’besës dhe t’nderit, me burrní e trimní.

Lot e Fà-s qi pat pikùe

me pika t’tamlit t’Rozës bashkùe

nji krù t’bardh e kan formùe

n’mur t’kalàs rrijn tuj pikùe

n’damàr e rrèma t’bardh ngurtùe

Për çdo nàn qi s’po ka gjí

foshnjes t’vet m’i dhàn me pí

njat rrèm t’bardh n’uj me e shkrí

e njàja nàn qi ka m’e pí

nj’atij fmí qi t’i jep gjí

ka me rrit nder, bes e burrni

Kshtù e mùer èmnin kjo kalà

prej dy motrash Roza-Fà

t’flijùeme n’mure t’saja

qi përjet me rrnùe kalaja

Kjo asht historia e vërtetë qi kam ndigju me vargje nga Rashidi - lahutari shqiptar nga Sanxhaku. Qi kur e këndonte, shkonte 1 orë e kusur. Dhe kush e ndigjonte, u përlotëte edhe pse ishte burrë me mustaqe. Nuk m’ka qillu me e diftu shpesh kyt histori, mbasi nuk ka ra muhabeti shpesh, apo nuk kam pas koh me e kallzu kaq gjat sa me ty sot. Prandaj t’thash qi fjalt humbin, e ndërsa ajo qi shkrùn mbetet edhe mbas tejet….. Janë edhe dy faqet e fundit të rrëfimit në ditar, të cilat nuk më duken të nevojshme që t’i shkruaj më poshtë, pasi janë të njëtat gjëra që unë i kam përmendur më sipër, kryesisht tek faqet e munguara 5 & 6, ndaj nuk po i ripërsëris prapë këtu.

FUND

Kështu pra e kujtonte Sami Dani këtë histori, për të cilën i vinte keq që nuk i kujtoheshin më shumë vargje, sepse vargjet e saja i ka patur komplet të shkruara asokohe në një bllok, bashkë me disa histori të tjera që i pati dëgjuar po nga ky lahutar – Rashidi. Por ja e kishte marrë shteti kur i ka bastisur shtëpinë në 1947-ën, dhe s’dihet ku kanë përfunduar bashkë me shumë libra me vlerë, duke i humbur përfundimisht ato. Atë ditë kemi ndenjur mbi 3 orë, ku unë shkruaja me shkurtime si të mundja, çdo fjali apo varg që më rrëfente axha Sàm, herë në dialekt e herë duke e konvertuar në letrare, ashtu si më vinte më mbarë nga nxitimi për momentin, vetëm që të kapja çdo fjalë nga ai rrëfim. Ndoshta edhe për faktin që në ato momente më dukej më e kuptueshme për të gjithë që ndonjë fjalë gegnisht mund të kuptohej nga ne veriorët, por mund të mos kuptohej qartë nga zonat e jugut, ndaj në ato momente nxitimi duke shkruar shpejt e me shkurtime, e zëvëndësoja sipas rastit momental me fjalë në letrare. Prandaj për t’i qëndruar korrekt atyre që kam shkruar në këtë bllok, duke i shkruar fjalë për fjalë ashtu siç janë aty, mund të dalloni shpesh ndryshime gramatike të fjalëve aty, nga gegnishte në letrare, apo anasjelltas. Shpresoj që asnjë fjalë këtu të mos jetë e pakuptueshme për ndokënd, në cilëndo formë që e kam paraqitur.