Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë komuna të pazhvilluara në jug të Serbisë të banuar me shumicë dërrmuese nga shqiptarët. Janë ndarë padrejtesisht nga Kosova, me direktivat e Titos me 1947 i cili për të kënaqur Serbinë, ia fali keto treva Serbisë. Vendi kufizohet me Kosovë në jugperendim, dhe me Republikën e Maqedonisë në jug. Pozicioni i leverdishem strategjik - gjeografik e bejne Luginën e Preshevës te jetë pre e synimeve serbe për ta terrorizuar këtë rajon dhe për ta deshqiptarizuar. Siç dihet, Lugina e Preshevës siguron një dalje komunikative të veriut të Ballkanit, ne luginën e Vardarit deri në detin Egje.

Presheva , Bujanoci dhe Medvegja janë komunat e vetme në Serbi, në të cilat jeton me shumicëpopulli shqiptar.Vlersohet që në këto tri komuna ka më shumë se 150.000 shqiptar. Në prill të vitit 2002. është kryer regjistrimi i parë i banorve në të cilin pas 21. viti marrin pjesë dhe shqiptarët. Rezultatet zyrtare të regjistrimit ende nuk janë publikuar. Nga keto rezultate nuk pritet gjë tjetër, pos falsifimi i numrit të shqiptarëve nga qarqet serbe.

Të drejtat themelore të njeriut, dhe të drejtat e pakices shqiptare rregullisht janë shkelur gjatë çdo regjimi që vjen në Serbi. Diskriminimi në arsim, punësim, informim dhe në lëmi tjera është intensifikuar në fund të viteve tetëdhjeta.

Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Serbisë në vitin 1990, e pastaj dhe sërë ligjesh të drejtuara në forcimin e pushtetit qendror, së pari e goditen vetëqeverisjen lokale. Në komunën e Preshevës, për shembull, partitë shqiptare qe nga viti 1990 gjithnjë e kanë fituar pushtetin lokal, por nuk patën mundësi që të ndikoin në ngritjen e të drejtave kolektive të komunitetit shqiptar. Deri në intervenimin e Paktit Veriatlantik (NATO) të vitit 1999, pos diskriminimit sistematik, pushteti aplikoi dhe forma të tjera të presionit. (largimi nga puna, gjykimet politike dhe ndalimi i shtypit).

Segregacioni ndaj shqiptareve po vazhdon edhe pas vitit 2000 e kendej, ku shqiptaret jane bërë cak sulmesh nga paramilitaret serb, te cilët vazhdojnë politiken apartejdiste dhe synojnë ta deshqiptarizojnë Luginen e Presheves.

Megjithate shoqeria shqiptare në Medvegjë ka ende energji dhe forca inetelektuale dhe do të perballojë edhe këtë sulm të fundit të deshtuar të serbëve. Ditet e medha të lirisë nuk jane larg per shqiptarët.

Shiko edhe

Redakto

  Wiki Libri: Medvegja në ditët tona