Qe ne kohën e Perandorisë Osmane ka patur disa udhetare te huaj ne Shqiperi. Psh Evlia Çelebiu

Në vitin 1914 fill pas 2 vjetësh nga shpallja e pavarësisë, Shqipëria vizitohet nga princ Vidi . Ai mbërrin në qytetin e Durrësit , i cili ishte kryeqyteti I vëndit në atë kohë dhe gjatë vizitës një operator austriak realizoi pamjet e para filmike duke vënë në dukje mënyrën e jetesës , pamjen e qytetit dhe kulturën vëndase. Këto pamje rezultojnë si pamjet e para filmike me qëllim turistik në Shqipëri.

Në fund të viteve 20 , Insituti “ Luce “ ofroi pamje të Shqipërisë bardh e zi , duke e titulluar këtë minifilm : “ Panorami Pittoreschi “. Filmimet e realizuara tregojnë Shqipërinë primitive dhe modern të asaj kohe , duke vënë në dukje : veshjet tradicionale , punimet artizanale , tregtinë dhe peshkimin .

Qytetet e vizituara fillimisht ishin qyteti i Durrësit dhe Krujës . Vizitorët zbarkonin ne qytetin bregdetar dhe pas vizitës në këtë qytet ata merrnin rrugën drejt qytetit të Krujës . Ajo ç’ka u bënte më shumë përshtypje ishte historia e vëndit dhe rrugëtimin historik që ne kemi që në periudhën e Bizantit . Ndertesat e vjetra arkiologjike të cilat dëshmonin ç’do periudhë ne Shqipëri. Gjithashtu u tërhiqte vëmëndje edhe vëndi ku kishte mbretëruar heroi ynë kombëtar “ Gjergj Kastiot Skënderbeu “ . Kalatë madhështore të rezituara prej kohësh dhe burrat të cilët kryenin punët e tyre në pragun e derës. Ajo që u bënte më shumë përshtypje ishte roli I gruas . Gruaja pothuajse bënte të gjitha punët .

Një nga turistët e famshëm të asaj kohe ishte edhe shkrimtari francez : Romeo Rolan I cili vizitoi Durrësin dhe Krujën brënda një dite. Kruja ishte destinacioni kryesor turistik për shkakë të historisë dhe karakteristikave mesjetare , turko-bizantine. Gjithashtu për arsyen se konsiderohej si ; “djepi I pavarësisë “ e lidhur forte me mitin e heroit kombëtar. Pas Krujës , filloi zbulimi I një destinacioni të ri ,ai i Butrintit . Një qytet i lashtë ku Enea e Trojës e zbuloi krejt rastësishtë në rrugën e tij drejtë Romës. Butrinti do kthehej kështu në destinacionin shumë te famshëm në Shqipëri , e cila vazhdon edhe sot të konsiderohet I tillë.

Në vitet 30 , papritur Shqipëria u kthye në edhe si një nga destinacionet turistike, ku përgjithsishtë agjensitë italiane sillnin turistë një ditorë dhe vazhdonin lundrimin e tyre me vapor drejtë Korfuzit. Mund t’a krahasojmë këtë lloj udhëtimi , si një nga udhetimet me kroçerë të asaj kohe .

Arkiologët Italian nxjerrin në pahë Butrintin me anë të gërmimeve të tyre arkiologjike ne vitin 1928 . Nga këto gërmime u zbuluan gjurmë interesante nga perandoria romake në vëndin e ilirëve , paraardhës të shqiptarëve. Ato ç’ka binin më shumë në sy ishin dyshemeja shumëngjyrshe e shek – V pas Krishtit dhe amfiteatri i shek – III p.k . Sheshi i skenës që I përket epokës greke dhe sfondi I para skenës I epokës së perandorisë romake. Gjithashtu në themele u gjetën edhe statuja mjaft të bukura .

Në vitin 1937 , Ministri i financave të Italisë mbërriti në Durrës, për të asistuar në 25-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Mbreti Zog organizoi një ceremoni me rastin e festës së pavarsisë. Pas asistim të tij , ministri i financave të Italisë gjithashtu shkoi të vizitonte edhe Butrintin e famshëm . Në këtë visit , ai do shikonte nga afer zbulimin e kësaj mrekullie antike.

Shqipëria në fillesat e saj në turizëm , nuk pranonte turistë të huaj përveç turistëve Lindor ( bllokut komunistë të asaj kohe ). Anije me turistë gjermano-lindorë zbarkonin në portin e Durrësit për t’u njohur me Shqipërinë dhe kulturën vëndase. Hoteli I ri në qytetin e Durrësit i quajtur “Hotel Adriatik” ishte qëndra e pushimit për këta turistë të huaj. Qëndër tjetër pushimi bregdetar u bë edhe plazhi ii Dhërmiut i lagur nga deti Jon . Shqipëria si një nga vëndet më të vogla në Europë ofronte për turistët panorama të veçantë prej struktures së saj gjeografike dhe me një klimë tepër të favorshme .

Në vitet 50 , televizioni shqipëtar realizoi një dokumentar ku tregonte llojet e turizmit në Shqipëri për turistët e huaj. Pamjet e realizuara vinin theksin mbi turizmin malor,bregdetar,kulturor dhe arkeologjik. Plazhi i Durrësit mbetej ende destinacioni më i preferuar i vizitorëve të asaj kohe. Gjithashtu do të shohim edhe fillesat e turizmit të brëndshëm në vend. i cili më pare nuk njihej në Shqipëri . Puntorëve u jepej mundësia të kalonin një ditë pushimi në bregdet. Më pas , destinacion tjetër turistik i preferuar u bë edhe qyteti i Pogradecit , ndryshe nga qytetet e tjera të frekuentuar , ky qytet ofronte plazh në liqenin e Ohrit .

Fillim viteve 50 deri në fund të viteve 60 , Shqipëria përjetoi fluks turistik. Por pas prishjes së marrdhënieve me Bashkimin Sovjetik , Shqipëria humbi turistët perëndimor dhe lindor. Pas kësaj situate mbeti vetëm turizmi I brëndshëm , ku më pas do mbërrinin edhe turistët kinezë. Kjo për arsye se Shqipëria me Kinën ishin aleatët kryesor në Europë me lidhje shumë të forte me njeri-tjetrin.

Për turistët vëndas u krijuan kabina dhe tualete ne zonën e plazhit ,të cilat ishin të konfiskuara nga ata që konsideroheshin si përfaqësues të drejtimit të vjetër. Vëndsit nuk kishin të drejtë të akomodoheshin ne hotel pasi , hotel Adriatik ishte ndertuar për të pranuar vetëm turistë te huaj .

Disa nga hotelet e para të ndërtuara në Shqipëri ishin :

  • Hotel Butrinti
  • Hotel Kruja
  • Hotel Apolloni
  • Hotel Durrësi

Këto katër hotele të ndertuara ishin përballë Hotel Adriatik I cili ishte kompleks turistik vetëm për të huaj , ndryshe nga hotelet pasardhese .

Gjithashtu u krijuan mundësitë edhe për pushimet e fëmijëve , te cilëve u ofroheshin pushime 15 ditore në bregdetë pa praninë e prindërve të tyre. Përzgjidheshin fëmijë të dalluar ose fëmijë të punojësve të përzgjedhur për të kaluar pushimet e tyre në “Kampin e Pionerëve – Qemal Stafa “. Në këtë kamp fëmijëve u ofroheshin kënde lojrash , program argëtimi , menzë , ushtrime fizike , ushqim si edhe libra e revista.

Në këtë periudhë , gjithashtu u ndërtua edhe anija e pare turistike ne qytetin e Durrësit . Kjo anije ofronte për turistët një lundrim fare të shkurtër ne bregdetin e qytetit e cila kushtonte 10 lekë të vjetra për person. E quajtur fillimisht “ Puntori “ ,kjo anije ofronte 120 vënde për turistët. 1.3.1 Kriteret që duhej të plotësonin turistët e huaj në Shqipëri në periudhën e komunizmit

Në vitet 1983-1984 për here të parë u u realizua një promovim i mirëfilltë i turizmit në Shqipëri me pamje filmike me ngjyra të vëndeve të ndryshme të shoqëruar me komente përkatëse dhe duke shpjeguar copëza historie për secilën destinacion. Përveç vëndeve ato pamje tregonin edhe për hotelet , restorantet , dyqanet , muzetë , punishte dhe fabrika që mund të gjeje në Shqipëri. Ky promocion i plotë turistik shqipëtar u realizua nga “Kinostudio e Re “ . Në këtë mënyrë turistët mund të kishin një informacion më të detajuar rreth Shqipërisë . Në vitet 80-90 turistëve të huaj që mbërrinin në Shqipëri nuk u lejohej të filmonin apo fotografonin . Aparatet fotografike u konfiskoheshin ne momentin e mbërritjen në aeroporti e Rinas-it dhe u jepeshin mbrapsht në momentin që largoheshin sërisht nga Shqipëria. Meshkujt nuk lejoheshin të qëndronin në territorin shqipëtar me flokë të gjata, në te kundert ata qetheshin në ambjentet e aeroportit. Femrat duhej të ishin me veshje të përshtatëshme për vëndin dhe nuk duhej të ishin te ekspozuara.

Shih edhe

Redakto