Historiku i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Historiku i Teatrit Kombëtar të Kosovës nis në vitin 1945 në kryeqytetin historik të Prizrenit fillimisht me emrin Teatri Popullor Krahinor (Teatri Popullor i Kosovës), TPK.[1] [2]

Historiku

Redakto

Teatri Kombëtar i Kosovës ka filluar rrugëtimin e tij fillimisht si Teatri Popullor Krahinor (Teatri Popullor i Kosovës) themeluar në shtator të vitit 1945, në Prizren, me një ansambel aktorësh amatorë, të përzgjedhur nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Shfaqja e parë e realizuar në këtë teatër ishte "Flamuri dhe nana", një fragment nga romani "Nëna" e Maksim Gorkit e dramatizuar nga Tajar Hatipi në regji të Pavle Vugrinacit. Promovimi zyrtar i Teatrit Popullor Krahinor u bë më 7 qershor të vitit 1949, me shfaqjen "Personi i dyshimtë" të Branisllav Nushiqit, në regji të Dobrica Radenkoviqit në Shtëpinë e Kulturës në Prishtinë, e cila që nga viti 1948 u bë godinë e Teatrit. Në këtë teatër u themeluan ansambli i dramës shqiptare dhe i dramës serbe, të cilëve në vitet '70 iu shtua edhe ansambli i baletit. Teksti i parë i inskenuar nga dramaturgjia shqiptare ishte "Besa" e Sami Frashërit, premiera e së cilës u mbajt gjatë sezonit 1950/51. Pastaj u inskenuan edhe drama të tjera si "Nuk martohem me pare" dhe "Parajsa", të Murteza Pezes, "Kryet e hudres" të Kriste Berishës etj. Pas një përzgjedhjeje të aktorëve të talentuar nëpër shoqëritë amatore të qyteteve të Kosovës, drejtori i Teatrit, Millutin Jasniqi, arriti të kompletojë ansamblin e dramës shqiptare, duke sjellë nga qytete të ndryshme të Kosovës aktorët Shani Pallaska, Shaban Domi, Abdurrahman Shala, Meribane Shala, Muharrem Qena, Katarina Josipi, Matej Serreçi, ndërsa me pas angazhoi Xhevat Qenën dhe Melihate Ajetin. [2]

Nga viti 1951 deri në vitin 1965 (në kuadër të 15 sezoneve teatrore) u dhanë 76 premiera, shumica prej tyre nga dramaturgjia jugosllave dhe botërore, të cilat u realizuan nga regjisorët si Boshka Pishtallo, Sllavolub Stefanoviq-Ravasi dhe Abdurrahman Shala, Pas Plenumit të Brioneve (1966), në krye të TPK-së ershi shkrimtari Azem Shkreli, kur, pos tjerash, u inskenua edhe drama "Erveheja" e Ahmet Qirezit në regjinë e Muharrem Qenës, e cila pas suksesit në Festivalin e Sterjes në Novi-Sad (çmimi për regji, 1972) u bë shfaqja kult e Teatrit të Kosovës, duke bërë që ky teatër të dalë nga anonimiteti. TPK-ja më pas realizoi shfaqjet "Duke pritur Godonë" të Samuel Beketit në regjinë e Ljubomir Millosheviqit (1970), pastaj "Makbethin" e Shekspirit në regji të Georgi Paros, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" sipas romanit të Ismail Kadaresë në regji të Piro Manit, "Golgota" e Mirosllav Kerlezhës, "Sfinga e gjalle" e Rexhep Qosjes (1976) në regji të Ljubisha Georgijevskit etj. Ky aktivitet i frytshëm teatror bëri që drama shqipe e Teatrit të Kosovës të arrijë afirmim të plotë në përmasa jugosllave. Me shumicën e këtyre shfaqjeve, trupa e kesaj drame mori pjesë në takimet teatrore "Joakim Vujiq" në qytete te ndryshme te Serbisë, prej ku vazhdimisht u kthye me çmimet kryesore. Pati depërtime te suksesshme edhe në festivale të tjera, si në Festivalin e Skenave të Vogla e Eksperimentale MESS të Sarajevës, në Lojërat e Sterjes të Novi Sadit dhe Lojërat Verore te Dubrovnikut. Kjo ebert Teatrin Kombëtar të Kosovës njërin nga teatrot më prestigjioze në ish-Jugosllavi Nderkaq, gjatë viteve tetëdhjetë (nën udhëheqjen e Hazir Myfarit) në Teatrin Popullor te Kosoves do të dominojnë shfaqje me nje poetike regjisoriale estetikisht autentike. Shfaqjet "Trungu Ilir" (sipas poezisë së Sabri Hamitit). "Gjerat qe spreken (sipas poezise së Rrahman Dedajt), "Shënimet e Gjon Nikolle Karazit të Jusuf Buxhovit (1983) "Princi i hijeve te Mehmet Krajës dhe shfaqje të tjera në regji të Agim Sopit, pastaj "Ifigienia ne Aulidé e Euripidit (1983) dhe "Vdekja me vjen prej syve te tille (1988) sipas romanit të R. Qosjes në regji të Fadil Hysajt, sikundër edhe shfaqjet "Bregu i pikellimit" (1986) i Teki Dervishit. "Dervishi dhe vdekja e Mesha Selimoviqit. "Confiteori të Borislav Shnajderit, që të gjitha në regji të Vladimir Milçinit (1985) sollen nje fryme bashkekohore në skenën e TPK-se dhe krijuan edhe një profil identitar të kësaj skene, ku kultivohej një teatër me figuracion të pasur skenik, që e sfidonte ideologjinë e kohës. Kjo beri qe nje pjese e ketyre shfaqjeve të hiqen shpejt nga repertori. [1]

Vitet nëntëdhjetë ishin vitet e agonisë së TPK-së. Nën trysninë e masave te dhunshme të administratës së Serbisë, ansambli shqiptar nisi të shkaperderdhej dhe te degradojë artistikisht, duke humbur edhe spektatorin. Gjatë kësaj kohe u punuan shfaqjet "Got e Anton Pashkut në regji të Xhevat Qorrjat (1994), "Garderobisti" i R. Hardvudit (1995) al dhe "Babai i Strinbergut (1997) në regji të Selami Tarakut, me çka pak a shume u ruajt vazhdimësia e drames shqiptare.[2]

Ne vitet e pasluftes Teatri Popullor i Kosovës u shndërrua në Tetarin Kombëtar të Kosovës, por sfidë kryesore e tij ishte kthimi i spektatorit. Gjatë kesal periudhe ndërruan jetë një pas nje aktorët dhe regjisorët më të mire të Kosovës. Abdurrahman Shala, Shani Pallala, Avdush Hasani. Istref Begolli. Melihate Ajeti, Muharrem Qena. Besim Sahatça. Nderkohë, në skenën e këtij teatri po bënin emer nje brez i ti aktorësh me individualitet krijues. Keshtu, ne dekadën e pare të pasluftës në Teatrin Kombëtar (të udhëhequr nga aktor i i ri Lirak Çelaj e pastaj nga Teki Drevishi dhe së fundi nga Arian Krasniqi dhe Agim Sopi) u inskenuan shfaqje nga autorë dhe regjisorë të ndryshëm. U inskenuan "Hamleti" i Shekspirit në regji të Dejvid Gothardit dhe Fatos Berishës (1999), "Fluturimi mbi folenë e qyqes" në regjinë e Ilir Bokshit (2000), “Shfaqja e fundit" në regji të autorit Fadil Hysaj, "Pallati i ëndrrave" i Ismail Kadaresë në regji të Altin Bashës (2002), "Ku është populli i Teki Dervishit në regji të Esat Brajshorit, pastaj shfaqjet: "Orestija" (2003), "Mbreti Lir" (2005), "Hana prej letre" (2008), "Bodrumi", "Shtëpia në ankand", "Kutia e zezë", "Arushani dhe fejesa" (2005) etj. U inskenuan edhe shfaqje të tjera, nga regjisorë të rinj, si Fatos Berisha, Iliriana Arifi, Kushtrim Koliqi etj., por mungesa e ansamblit rezident bëri që shumica e shfaqjeve të jetonin në skenë vetëm një sezon teatror, gjë që e dëmtoi ndjeshëm repertorin e Teatrit Kombëtar të Prishtinës.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1649–1651. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ a b c Ismajli, R.; Kraja, M., red. (2011). Kosova : vështrim monografik [Kosova: A monographic survey]. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. fq. 575 - 581.
  3. ^ Hajdar Salihu. "Teatri dhe historiku i tij." Teatri Popullor në Gjakovë. By Din Mehmeti. Gjakovë: n.p., 1987. 3-10. Print.