Hixhreti
Hixhreti (arabisht: هِجْرَة hixhra), i njohur edhe si hexhra ose hexhira, është shpërngulja e pejgamberit Muhammedit nga Meka në Medinë, dhe mbërritja në Xhamin e Kubës më 12 të Rebi el-Evvelit, gjëgjësisht më 24 shtator 622. Hixhreti shënon datënisjen e kalendarit islam, i cili është futur në përdorim 17 vjet më vonë. Edhe kalendari iranian fillon me hixhra-n por viti i tij përkon veç me vitin djellor që përdoret edhe nga kalendari gregorian.
Që në vitin 615 ndjekësit e Muhametit por veç jo vetë profeti kishin emigruar gjatë një vale të parë nga Mekka pagane në mbretërinë kristiane të Aksumit. Shpërngulja e Muhametit për në Medinë më 622 (hixhra „e mirëfilltë“) ka qenë pra, e marrë saktësisht, „mërgimi“ i dytë i këtij lloji. Myslimanët mekkanas, të cilët mërguan bashkë me Muhametin për në Medinë, quhen „al-muhaxhirun“ (muhaxhirët, „mërgimtarët“).
Pas mbërritjes në Medinë profeti Muhamet, më parë i përndjekur dhe i urryer nga elitat mekkanase, u bë shumë shpejt burrë shteti i respektuar dhe the jo vetëm themelues i një feje por edhe i një shteti që së shpejti pas vdekjes së tij do të zhvillohej me anë të ekspansionit islam deri në një perandori të madhe.
Hixhreti ka rëndësi kryesore për doktrinën e fesë islame në kuran, kështu që kuranologët (studiuesit e kuranit) të gjitha suret e kuranit i ndajnë në sure „mekkanase“ dhe „medinase“; kjo jepet në botimet standarte të kuranit në krye të secilës sure. Ky klasifikim nuk pranohet në mënyrë fare të njëzëshme por pjesa më e madhe e tij konsiderohet si e sigurtë.
Literaturë
Redakto- Hartmut Bobzin, 2000: Mohammed. C.H. Beck, München. ISBN 3-406-44744-9
- F. Krenkow: The topography of the Hijrah. Islamic Culture 3, 1929, f. 357–364
- Martin Lings, 2006: Muhammad: His Life Based on the Earliest Sources. Inner Traditions International, Rochester/Vermont. ISBN 1-59477-153-7
- The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden III. ISBN 90-04-08118-6-366