Universiteti i Manhajmit

organizatë
(Përcjellë nga Hochschule Mannheim)

Universiteti i Manhajmit është një universitet publik i shkencave të aplikuara që ndodhet në Mannheim, Gjermani. Shpesh duke iu referuar si Hochschule Mannheim apo FH Mannheim e njohur më parë, ofron 33 programe të nivelit Bachelor dhe Master në fushat e inxhinierisë, informatikës, bio-teknologjisë, dizajnit dhe shkencave shoqërore. Në rang listat gjermane, ky universitet radhitet në mesin e universiteteve më të mira në Gjermani bazuar në kualitetin e mësimdhënies dhe nivelin e studentëve të punësuar gjithashtu. Fakulteti i inxhinierisë industriale dhe inxhinierisë kimike ishte radhitur i pari në Gjermani në 2007 sipas CHE Ranking. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2007, në këtë universitet studiojnë mbi 4500 studentë të rregullt dhe me korrespodencë si dhe përafërsisht 250 të punësuar si staf administrativ.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Mannheim
Hochschule Mannheim
LlojiUniversitet i Shkencave të Aplikuara
Themelimi1898
RektoriProf. Dieter Leonhard
Studentëperaf. 4500
Location,
Kampusiurban
Faqja zyrtarehttp://www.hs-mannheim.de/
Të dhëna nga 2007

Historia

Redakto

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Mannheim është themeluar në vitin 1898 si shkollë private e inxhinierisë për disiplinat e inxhinierisë mekanike dhe elektronike, financuar nga qyteti i Mannheim-it. Në vitin 1939, është marrë në menaxhim nga qyteti i Mannheim-it dhe është emëruar si Shkolla e Inxhinierisë në Mannheim. Në vitin 1969 përfundimisht është marrë në menaxhim nga shteti i Baden Wuerttembergut dhe është ri-emëruar si Shkolla Shtetërore e Inxhinierisë. Si rezultat, kurrikula ishte pasuruar duke u shtuar, ndër tjerash, drejtimet e Inxhinierisë Kimike, Inxhinierisë Industriale dhe Shkencave Kompjuterike. Në vitin 1971 kjo shkollë është promovuar zyrtarisht me statusin Universitet i Shkencave të Aplikuara (gj. Fachhochschule).


 
Panoramë e kampusit të Hochschule Mannheim

Disa fakte

Redakto

Marrëdhëniet ndërkombëtare

Redakto

Fushat kryesore të studimit

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto